Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

28 Nëntor, 2026

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Nissan, miliarda humbje, reduktim stafi dhe pasiguri për të ardhmen

TV NewsBy TV News13 Maj, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Prodhuesi i automjeteve Nissan raportoi një humbje neto vjetore prej 4.5 miliardë dollarësh, ndërsa paralajmëroi për shkurtime të 15 për qind të fuqisë punëtore në mbarë botën dhe për ndikimin e mundshëm të tarifave amerikane.

Prodhuesi i automobilave, i cili ka borxhe të mëdha dhe dështoi këtë vit të bashkohej me kompaninë Honda, po ul ndjeshëm prodhimin si pjesë e një plani të shtrenjtë për rikuperimin e biznesit.

“Nissan duhet t’i japë përparësi përmirësimit të vetvetes me më shumë urgjencë dhe shpejtësi,” tha para gazetarëve drejtori ekzekutiv, Ivan Espinosa.

“Realiteti është i qartë. Ne kemi një strukturë shumë të lartë kostoje. Për ta përkeqësuar më tej, mjedisi global i tregut është i paqëndrueshëm dhe i paparashikueshëm, duke e bërë planifikimin dhe investimin gjithnjë e më sfidues,” shtoi ai.

Nissan raportoi një humbje neto prej 671 miliardë jenësh (4.5 miliardë dollarë) për vitin financiar deri në mars 2025.

Humbja më e rëndë vjetore e kompanisë ishte 684 miliardë jenë në vitin 1999-2000, gjatë një krize që çoi në partneritetin me prodhuesin francez të makinave, Renault.

Renault, që zotëron gati 36 për qind të aksioneve të Nissanit, tha të martën se pret një humbje prej 2.2 miliardë euro në tremujorin e parë për shkak të planit të rikuperimit të kompanisë japoneze.

Nissan nuk dha parashikime për fitimin neto për vitin 2025-2026.
“Natyra e pasigurt e tarifave amerikane na e bën të pamundur të japim një parashikim racional për fitimin operativ dhe atë neto për të gjithë vitin, prandaj këto shifra i kemi lënë të papërcaktuara,” tha Espinosa.

E gjendur në këtë situatë, kompania konfirmoi se planifikon të shkurtojë gjithsej 20 mijë vende pune në të gjithë botën.

“Nuk do ta bënim këtë nëse nuk do të ishte e nevojshme për të mbijetuar,” theksoi Espinosa, duke folur për largimet nga puna.

Një bashkim me rivalin japonez Honda shihej si një mundësi shpëtimi, por bisedimet u ndërprenë në shkurt, kur Honda propozoi ta bënte Nissanin një filial të saj.

Njohësit e ekonomisë paralajmërojnë ditë më të vështira për Nissanin, pasi pritet të ndikohet më rëndë nga tarifa 25 për qind e presidentit amerikan Donald Trump për automjetet e importuara.

Lexuar: 62

Lajme te ngjashme

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

Lajmet e fundit

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.