Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

28 Nëntor, 2026

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

28 Nëntor, 2026

VLEN: Një flamur, një histori. Gëzuar 28 Nëntorin!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Vance thotë se Rusia “po kërkon shumë”, bën thirrje për bisedime direkte Moskë-Kiev

TV NewsBy TV News7 Maj, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, bëri thirrje për negociata të drejtpërdrejta mes Ukrainës dhe Rusisë, duke thënë se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Moskës kundër shtetit fqinj mund të mos arrihet pa një format të tillë të negociatave.

Në deklaratat e bëra më 7 maj, Vance tha se Rusia “po kërkon shumë”, por po ashtu sugjeroi se Ukraina nuk duhet të fiksohet në idenë e një armëpushimi 30-ditor. Ai tha se dallime janë të mëdha, por shtoi se është optimist se ka gjasa për përfundimin e luftës.

“Nuk është e nevojshme të pajtoheni me arsyetimin rus për luftën, por duhet të kuptoni prej nga vjen ky arsyetim – t’i shtyjmë ata të flasin për atë që kërkojnë për t’i dhënë fund luftës”, tha Vance në një ngjarje në Uashington. “Rusët po kërkojnë një sërë gjërash dhe ne mendojmë se po kërkojnë shumë”.

“Hapi që duhet të ndërmarrim tani është që Rusia dhe Ukraina të fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën. Mendojmë se ndoshta është e pamundur të ndërmjetësojmë plotësisht të gjithë procesin pa pasur të paktën disa negociata të drejtpërdrejta”, tha ai.

Deklaratat e Vance, i cili javën e kaluar tha se lufta më e madhe në Evropë që nga viti 1945 nuk do të përfundojë “së shpejti”, u bënë pas sulmeve të mëdha me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, që u kryen në prag të përkujtimit të Luftës së Dytë Botërore më 8 dhe 9 maj.

Në fund të muajit të kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se do të aplikojë një armëpushim 72-orësh nga 8 maji deri më 10 maj dhe ftoi Kievin të bëjë të njëjtën gjë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se njoftimi i tillë është propagandë dhe Rusia duhet të pajtohet për një armëpushim 30-ditor, pa kushte, në linjë me propozimin e SHBA-së të bërë në mars. Atëbotë, Ukraina ishte pajtuar me propozimin amerikan, por jo edhe Rusia.

Vance la të kuptohet se Ukraina nuk duhet të bëjë presion për një armëpushim të tillë.

“Hendeku [mes qëndrimeve ruse dhe ukrainase] është i madh, por jam optimist. Ne po tentojmë të largohemi nga obsesioni me armëpushimin 30-ditor. Nëse kokat e ftohta fitojnë në këtë rast, ne mund të ndalim vrasjet”, tha ai.

Kremlini, që ka nisur luftën kundër Ukrainës më 2022, tha më 6 maj se do të zbatojë armëpushimin treditor, por shtoi se do të përgjigjej “menjëherë” nëse Ukraina kryen sulme.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Uashingtoni mund të heqë dorë nga përpjekjet për të arritur paqe, nëse nuk arrihet së shpejti përparim. Po ashtu, e ardhmja e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën është e pasigurt, duke rritur presionin ndaj Evropës që të luajë një rol më të madh dhe të ofrojë siguri për Ukrainën./RadioEvropaeLirë

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

Lajmet e fundit

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.