Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Avokati i Nagip Krasniqit: Aktakuza s’ka mbështetje, dëmi prej 37 milionë eurosh është fiktiv

TV NewsBy TV News28 Janar, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Avokati Virtyt Ibrahimaga, përfaqësues ligjor i ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, ka deklaruar se aktakuza ndaj klientit të tij është e pabazë dhe e mbështetur në supozime të pabesueshme.

Në një intervistë për emisionin “FIVE” të Dukagjinit, ai hodhi poshtë pretendimet e Prokurorisë Speciale për një dëm buxhetor prej 37 milionë eurosh.

Aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit dhe dy të tjerëve, rreth 37 milionë euro i shkaktuan dëm buxhetit

“Aktakuza është e ngritur me shumë pretendime për shkelje, por në fakt nuk ka dëshmi për asnjërën, për asnjë shkelje. Është një aktakuzë shumë e gjerë me konglomerat pretendimesh, të cilat nuk kanë asnjë mbështetje.

Ajo shifër është fiktive. Kur flas fiktive do të thotë nuk ka fakt për atë. Do të thotë ajo shifër është nxjerrë me supozimin se sikurse tenderi do të kishte qenë i suksesshëm, do të ishte repart kaldaja edhe është bërë matja sa megavat nuk është prodhuar, kur kaldaja nuk ka qenë në funksion. Dhe kjo është shumëzuar me një vlerë se sa kushton megavati dhe është ardhur te 37 milioni. Mirëpo ajo llogari nuk bëhet ashtu”, ka thënë avokati Ibrahimaga.

Sipas tij, llogaritja e dëmit është bërë në mënyrë të gabuar, duke supozuar se tenderi për riparimin e kaldajës në KEK do të ishte i suksesshëm dhe se, nëse kjo pajisje do të kishte funksionuar, KEK-u do të kishte prodhuar më shumë energji, duke shmangur blerjet nga jashtë.

“Shifra 37 milion është marrë përmes një ekspertize. Ai dëm nuk është i shkaktuar, ato mjete nuk janë humb as nuk mungojnë, as nuk i janë dhënë dikujt. Është dëm hipotetik i bazuar në një hipoteze se sikurse tenderi do të kishte suksese dhe kaldaja të ishte riparuar, atëherë do të prodhonte KEK-u më shumë rrymë dhe s’do të kishte nevojë për blerje nga jashtë…”, ka shtuar avokati i Krasniqit.

Ibrahimaga shtoi se KEK-u tradicionalisht planifikon prodhimin energjetik për secilin vit dhe se asnjëherë blloqet nuk kanë funksionuar të gjitha njëkohësisht për shkak të amortizimit dhe remontit të nevojshëm.

“Kjo nuk qëndron, sepse nëse e marrim vitin paraprak dhe e llogarisim KEK-u sa ka prodhuar energji, atëherë vijmë te shifra e njëjtë sikurse 2021 dhe 2022 që KEK-u ka prodhuar energji. KEK-u s’ka mund me prodhu më tepër. Riparimi i kaldajës është çështje e planifikimit, KEK-u paraprakisht për secilin vit, e planifikon sa do të prodhojë. Asnjëherë blloqet nuk kanë punuar të gjitha sepse nuk ka potencial, sepse janë të vjetër. Secila nga to i nënshtrohet remontit me radhë.

Nuk mundesh me llogaritë se sikurse të ishte riparuar kaldaja do të ishte prodhuar kaq rrymë, dhe ky është dëmi. Nuk mundesh me llogaritë ashtu se nuk ka pas rënie të prodhimit të energjisë. Ajo llogaritje është e gabueshme”, ka thënë ndër të tjera Ibrahimaga.

Ndërkohë, seanca e planifikuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Nagip Krasniqit, Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës dështoi për shkak të mungesës së të akuzuarit Ymer Dragusha. Gjykatësi Rrahman Beqiri tha se, ndonëse ftesa ishte dorëzuar, nuk ishte konfirmuar pranimi i saj. Për këtë arsye, seanca u shty për datën 7 shkurt.

Seanca fillestare për rastin e Nagip Krasniqit shtyhet për 7 shkurt

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për periudhën 2021-2023, ku të pandehurit akuzohen për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, zbulimit të fshehtësisë zyrtare dhe ndihmës në keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit dhe dy të tjerëve, rreth 37 milionë euro i shkaktuan dëm buxhetit

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Bërnabiqit

Sulmohet doganieri në Merdar, i dyshuari e godet me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

Nga viti 2019 deri në tetor 2026 në Kosovë janë vra 33 gra, Gërvalla: Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës, raportojeni

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.