Eman Rrahmani nga Lista për Familjen ka thënë se koalicioni i tyre do të angazhohet edhe për problemet e tjera me të cilat ballafaqohet shoqëria e Kosovës.
Ai ka thënë se problem tejet shqetësues është migrimi dhe rënia e natalitetit në vend.
‘’E para është rënia e natalitetit, në masën në sa ka ra është tejet shqetësuese. Përveç kësaj e kemi migrimin tepër të madh i cili vazhdon na mbas 10 viteve mundemi me mbet 800-900 mijë banorë, nuk ka me pas ma shumë’’.
‘’Nëse mbet në këtë numër të banorëve s’ki me pas as ekonomi, as shëndetësi, as zhvillim as arsim. Duhet me i pa mundësit se çka dhe qysh duhet me trajtu këtë çështje’’, ka thënë ai në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.

