Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën finale për Kampionatin Evropian.
Trajneri Mzrat Yakin në listën prej 26 futbollistëve ka ftuar edhe tre shqiptarë nga Kosova, shkruan IndeksOnline.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Ardon Jashari do të udhëtojnë në Gjermani me kombëtaren helvetike.
I vetmi kosovar që ishte pjesë e grumbullimit të Zvicrës dhe nuk është në listën finale, është Andi Zeqiri.