TV News
Show Biz

Si përfundim, çfarë shkruhej në letrën e Donaldit për Einxhel?

Einxhel Shkira ishte e ftuar sot në “Cherry on Top “ me Bora Zemanin, ku foli për jetën si nënë, partnere dhe karrierën. Ajo që na befasoi ishte një letër surprizë për të nga Donaldi. Aktori i humorit me batuta dhe disa kujtime për debatet që kanë pasur në “Big Brother VIP Albania 1”, i kërkoi të bëjnë paqe.

“Përtej shakave, gjithmonë të kam vlerësuar dhe respektuar për karakterin luftarak. Ju përqafoj të treve. P.S.: Sinqerisht, vendin e dytë e meritoje ti, jo Iliri”, e mbylli letrën Donald Veshaj, duke shkaktuar të qeshura në studio.
Kujtojmë, se Einxhel dhe Donaldi kanë qenë protagonistë në edicionin e parë të “BBV” për shkak të debateve të shpeshta mes tyre. Në përfundim të formatit madje dy ish-banorët nuk kanë patur asnjë kontakt dhe komunikim, kjo për shkak edhe të akuzave të bëra më herët ndaj njëri-tjetrit për kohën kur punonin bashkë.

Lajme të ngjashme

Fejohet Engjellusha Salihu, pamje nga ceremonia

“Çapaçule ta rrehi….”, publikohet kënga e Luiz Ejllit me Getoar Selimin

Adelina Tahiri na prezanton me të dashurën maqedonase të vëllaut të saj… (Foto)

Suad Avdiu