Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

19 Gusht, 2026

“Dëmtimi i figurave politike para zgjedhjeve” – Prokurori Kodraliu zbulon misionin e spiunëve të BIA-s në Kosovë

19 Gusht, 2026

Ekonomia e emigrimit: A mund të rritet Maqedonia e Veriut ndërkohë që fuqia e saj punëtore po zvogëlohet?

19 Gusht, 2026

Paraja e shtetit Bektashi do të quhet “bek” e jo “lek”?

19 Gusht, 2026

Time Kadrijaj: Sërish do ta gjuaja Kurtin me vezë

19 Gusht, 2026

Trump: Bisedimet me Iranin mund të rifillojnë, SHBA-ja kontrollon Ngushticën e Hormuzit

19 Gusht, 2026

Grenell: Kriza politike u krijua nga Kurti, Perëndimi e do Thaçin të lirë

19 Gusht, 2026

Qyra takon u.d. ambasadoren e SHBA-ve, Nicole Varnes: Struganët kanë pasur gjithmonë një orientim të fortë pro-amerikan

19 Gusht, 2026

Mushkonjat pushtojnë Shkupin, qytetarët: Gjendja është përkeqësuar

19 Gusht, 2026

Morena Taraku shfaqet me gjoksin disa numra më të madh

19 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 20 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Pakësohen zejtarët

Suad AvdiuBy Suad Avdiu4 Prill, 2024 Lifestyle Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sipas publicistit dibran Sabit Bocku në të kaluarën Dibra meqë ka qenë një qendër tregtare ka patur shumë zanate. Ai thotë se vitet e para luftës së Parë Botërore në Dibër janë kryer 64 zeje. Ka qenë një çarshi e vjetër e Dibrës me për plot zanatçi

 

Dibër, 4 prill – Dibra në të kaluarën përveç historisë të pasur kombëtare është dalluar edhe me një tregti të fuqishme. Qyteti i Dibrës ka luajtur një rol të rëndësishëm në rajon deri në vitin 1912, Dibra ka qenë një ndër qytet më të zhvilluara si nga aspekti ekonomik, tregtar, zejtar si dhe në planin kulturorë. Të dhënat zyrtare historike tregojnë se atë kohë në qytet ka patur mbi 450 dyqane. Por, nga viti në vit për shkaqe të ngjarjeve historike Dibra pëson një ulje të numrit të banorëve sidomos në vitin 1913 kur për shkak të torturave serbe lëshuan vendlindjen një numër i madh i dibranëve të cilët u shpërngulën në Tiranë. Por, problemet vazhduan edhe gjatë viteve të tjera. Pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore vazhdoi migrimi masiv i popullatës. Siç ulej numri i banorëve uleshin edhe numri i zejtarëve dibran.

Sipas publicistit dibran Sabit Bocku në të kaluarën Dibra meqë ka qenë një qendër tregtare ka patur shumë zanate. Ai thotë se vitet e para luftës së Parë Botërore në Dibër janë kryer 64 zeje. Ka qenë një çarshi e vjetër e Dibrës me për plot zanatçi.

Sipas tij, fakti që Dibrës ka qenë një vend urban në mesin e një numri shumë të madh të fshatrave por njëkohësisht në Dibër kanë kaluar edhe karvanët e vjetra tregtare nga Tirana, Elbasani, Manastiri etj, zejtarët kanë patur një fuqi të veçantë. Në Dibër nga shumë rajonet e tjera kanë ardhur tregtar por edhe konsumator të cilët kanë ble nga zejtarët dibranë kësula, postaqia, enë bakri, kanë siguruar stoli argjendi dhe ari, kanë siguruar pajisje nga farkëtarët, kanë rregulluar por edhe kanë blerë samarë, kanë blerë veshje kombëtare nga rrobaqepësit dibran të cilët me shumë sukses përpunonin këta veshje, kanë sjell enët e tyre tek kallanxhijtë, dhe shumë e shumë zanate të tjera.

Bashkëbiseduesi i jonë Sabit Bocku për gazetën KOHA thotë se në Dibër kanë, lulëzuar zanatet e vjetra. Por, ai potencon se siç kalonin vitet dhe zhvillohej industria ashtu humbasin “luftën” shumë zanate. Në të dhënat historike poashtu siç thotë ai, një vend të veçantë kanë patur bukëpjekësit dibran, mullisët, përgatitësit e pijeve të alkooleve të ndryshëm etj. Pjesa dërmuese e dibranëve ato vite është marrë me zanate dhe kanë jetuar shumë mirë. Kishte një pjesë të cilët merreshin me bujqësi dhe blegtori, por zanatçinjtë kanë dominuar, thotë Bocku. “Kështu ka qenë më parë, por sot zanatçinjtë në Dibër numërohen me gishta. Nga 64 zanate, sot në qytet janë vetëm pesë zanatçinj. Industrializimi e bëri të vetën. Koha moderne zhduku zanatçinjtë dhe sot në Dibër kanë ngelur vetëm disa këpucëtar, rrobaqepës dhe farkëtar”,  thotë ai.

Biseduam në lidhje me zanatet në Dibër edhe me mjeshtër Ilmi Krifca i cili jeton vitet e 90-ta. “Kam dyqanin në rrugën kryesore të Dibrës. Jemi vetëm dy këpucëtar. Sa u takon zanateve që ka patur Dibra në të kaluarën, mund t’ju them se ata kanë qenë të shumtë. Qendra e Dibrës ishte përplot me dyqane dhe zanatçinj. Kanë ngelur vetë shumë pak. Sot banorët dibran për një kësulë të bardhë udhëtojnë deri në Tiranë për ta blerë. Më parë nuk ka qenë kështu. Për të mbijetuar nga zanatet sot është shumë rëndë. Më parë kur bëheshin dasma kishim porosi të shumta për papuçe, por edhe këpucë të ndryshme si femrash ashtu edhe meshkujsh”, thotë bashkëbiseduesi i jonë i cili është edhe njohës i mirë i kohëve të kaluara në Dibër dhe rajon. Industrializimi por edhe migrimi masiv shkatërruan Dibrën. Dibra më nuk është qyteti si ka qenë, thotë Krifca dhe shton se më shumë dibran ka në diasporë se sa në qytet. (koha.mk)

Lexuar: 34

Lajme te ngjashme

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

Ekonomia e emigrimit: A mund të rritet Maqedonia e Veriut ndërkohë që fuqia e saj punëtore po zvogëlohet?

Qyra takon u.d. ambasadoren e SHBA-ve, Nicole Varnes: Struganët kanë pasur gjithmonë një orientim të fortë pro-amerikan

Mushkonjat pushtojnë Shkupin, qytetarët: Gjendja është përkeqësuar

Daut Beqiri: Përfunduam punimet në krahët 46 dhe 48 të kanalizimit fekal në Haraçinë

Dje ëndërr, tani realitet! Çerdhja e Përshefcës në shtator i pret femijët e parë, ja si duhet të aplikojnë prindërit

Lajmet e fundit

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

19 Gusht, 2026

“Dëmtimi i figurave politike para zgjedhjeve” – Prokurori Kodraliu zbulon misionin e spiunëve të BIA-s në Kosovë

19 Gusht, 2026

Ekonomia e emigrimit: A mund të rritet Maqedonia e Veriut ndërkohë që fuqia e saj punëtore po zvogëlohet?

19 Gusht, 2026

Paraja e shtetit Bektashi do të quhet “bek” e jo “lek”?

19 Gusht, 2026

Time Kadrijaj: Sërish do ta gjuaja Kurtin me vezë

19 Gusht, 2026

Trump: Bisedimet me Iranin mund të rifillojnë, SHBA-ja kontrollon Ngushticën e Hormuzit

19 Gusht, 2026

Grenell: Kriza politike u krijua nga Kurti, Perëndimi e do Thaçin të lirë

19 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.