Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Harrojini 10 hapat! Kjo është rutina anti-akne që u duhet vërtet adoleshentëve

23 Shtator, 2026

‘’Pasi i preu fytin fëmijës në Kosovë u vesh polic në Austri’’/ Makabritetet serbe kundër shqiptarëve, Haga ‘mbyll sytë’

23 Shtator, 2026

Raundi i ri i revolucionit teknologjik dhe transformimit industrial po riformëson thellësisht kërkesën për aftësi profesionale

23 Shtator, 2026

“Kërcënuan se do ta përdhunojnë Vuçiqin”: Bërnabiq i drejtohet BE-së për videon me sapun dhe burg

23 Shtator, 2026

Vjeshta mbërrin sonte, ja kur nis zyrtarisht

23 Shtator, 2026

“Blindohet” Kumanova me kamera: “Safe City” zgjerohet në lokacione të reja

23 Shtator, 2026

Trump propozon termin e ri: “superinteligjencë” në vend të IA-së

23 Shtator, 2026

Iseni vlerëson dëshminë e ish-ushtarit të UÇK-së, Fadil Pushkollit: Profesionalizëm, respekt dhe trajtim dinjitoz

23 Shtator, 2026

Të buzëqeshur e krah për krah: Vjosa Osmani takon Bill Clintonin

23 Shtator, 2026

QMK: Janë regjistruar 28 zjarre në hapësira të hapura, asnjë aktiv

23 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 23 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kosovari u mori 2 milionë euro çiftit të moshuar nga Zvicra, hapi restorant në Ferizaj (Video)

Suad AvdiuBy Suad Avdiu29 Shkurt, 2024 Rajoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Javën e shkuar u arrestuan 7 persona për mashtrim e shpëlarje parash. Bazuar në kallëzimin penal, të siguruar nga KOHA, nëpërmjet mashtrimit ata e dëmtuan për 2 milionë euro një çift të moshuar zviceran. Të rinjtë vepronin në një fshat të Shtimes dhe, në këmbim të parave, i premtonin çiftit t’ia kthenin investimet në kriptovaluta

Dy pensionistë zviceranë kanë rënë në kurthin e disa kosovarëve, tashmë të dyshuar për mashtrim, nga të cilët janë dëmtuar gati 2 milionë euro.

Një kosovar rreth të 30-ve, nga një fshat i Shtimes, në vitin 2021 ka krijuar një kompani fiktive në Cyrih të Zvicrës dhe, përmes saj, u premtonte t’ua kthente paratë e investuara në kriptovaluta.

Kompania quhej “Finanbrocker.de”, dhe pronar figuronte Ueli Schmidt.

Arkitekti zviceran, 79-vjeçari Hans Peter Sommer, ishte kontaktuar fillimisht përmes telefonit nga Schmidt, që me vonë ka rezultuar se ishte kosovar. Ky person asokohe ishte rreth 30-vjeçar.

Bazuar në kallëzimin penal, kosovari i kishte thënë të moshuarit zviceran se 700 mijë eurot e investuara në kriptovaluta do të mund të tërhiqeshin, por vetëm pasi t’i dërgonte një pjesë të parave që nevojiteshin për të zhbllokuar transferin.

“Të dëmtuarit të parë i ofrojnë mundësi për kthimin e investimit të bërë në vlerën rreth 700.000 (shtatëqind mijë) euro në platformën “opsion888” dhe në Trans Gain Capital dhe se kinse këto para janë investuar kryesisht në kriptovaluta në Binance dhe se kompania e të pandehurit të parë ka ekip dhe ai mund ta kthejë mbrapsht të tërë investimin e bërë nga i dëmtuari i parë”, thuhet në kallëzimin penal, një kopje të të cilit e ka siguruar KOHA.

Shmidi, që më vonë doli se ishte një i ri me inicialet N.S. nga Shtimja, së bashku me bashkëshorten e katër persona të tjerë që janë miq e familjarë të tij, dyshohet se e mashtruan edhe bashkëshorten e viktimës së parë.

Nga viti 2021 e deri në janar të 2023-tës, ata e kanë bindur çiftin e moshuar që t’u dërgojë rreth një milion euro në llogaritë bankare.

“Të pandehurit e kanë bindur të dëmtuarin e parë dhe të dytë që në periudhën kohore, që nga viti 2021 deri në janar 2023 t’i dërgojnë mjete financiare në llogaritë bankare te të pandehurve në shumën prej 940,730 (nëntëqind e katër dhjetëmijë e shtatëqind e tridhjetë ) eurosh dhe në këtë mënyrë i dëmtuari i parë dhe i dytë janë dëmtuar në vlerë prej 940,730 (nëntëqind e katër dhjetëmijë e shtatëqind e tridhjetë ) eurove sa u përket parave të dërguara te te pandehurit”, thuhet në dokument.

Sipas kallëzimit penal, të moshuarit zviceranë e kanë kuptuar vetëm në fillim të vitit 2023 që ishin mashtruar. Para kësaj ishin kërcënuar nga kosovarët.

“I pandehuri i parë ka pasur kërkesa të vazhdueshme për dërgimin e mjeteve dhe së fundi ka pasur kërkesë për dërgimin e 18,000.00 (tetëmbëdhjetë mijë) eurove në llogarinë e tij bankare. Në bazë të komunikimit të bërë nga i pandehuri i parë dhe e pandehura e dytë me të dëmtuarin e parë, përmes numrit të telefonit +38348306700 në Whatsapp dhe Telegram, i pandehuri i parë i jep ultimatum të dëmtuarit të parë që shumën e lartcekur t’ia kryejë deri më datë 31.1.2023, në të kundërtën të dëmtuarit nuk do t’i transferohet asnjë mjet. Gjithashtu e pandehura e dytë, përmes komunikimeve përmes Whatsapp i drejtohet të dëmtuarit të parë përmes sms duke i thënë që, kinse e njëjta nuk mund të transferojë asnjë mjet, nëse i dëmtuari i parë paraprakisht nuk i bënë transferin z. Schimdt (të pandehurit të parë) kinse për pagesën e honorarit të tij për punën e kryer”, theksohet në kallëzimin penal.

Në komunikime ka marrë pjesë edhe një person me emrin Donika Dërguti e që me vonë ka rezultuar se bëhej fjalë për identitet fiktiv, që e ka përdorur i pandehuri i parë.

Bazuar në kallëzim penal, sa me shumë që çifti i moshuar zviceran dërgonte para, mashtruesit u thoshin atyre se u ishte rritur vlera e mjeteve e paralelisht kërkonin para të tjera shtesë.

“Në këtë komunikim, z. Schmidt (i pandehuri i parë) vazhdon ta vërë në lajthitje të dëmtuarin e parë, duke ia konfirmuar se kinse ai i ka në llogarinë e tij 2.7 milionë euro dhe kinse po ai person ka kryer punë të jashtëzakonshme që kjo pasuri e tij të rritet. Në bazë të komunikimeve në Whatsapp dhe Telegram, i pandehuri i parë dhe e pandehura e dytë kanë përdorur numrat e telefonave +38348306700 dhe +38349402996. Përmes këtyre komunikimeve është më se i qartë fakti që i pandehuri i parë është paraqitur si Z. Schmidt, kurse me numrin tjetër +38349402996 është paraqitur si Donika Dërguti”, thuhet në kallëzimin penal.

Kosovari kryesor që dyshohet për mashtrim, ndërkohë ka hapur biznese të gastronomisë në Ferizaj e nga politikanët është prezantuar si afarist i suksesshëm.

Bazuar në kallëzimin penal, kosovarët dyshohet se kanë falsifikuar dokumente në emër të një banke kosovare, me të cilat çiftit i thuhej se paratë ishin të sigurta.

Prokuroria Speciale ka arrestuar javën e kaluar të dyshuarit. Por ka dhënë fare pak detaje për rastin.

Qytetarëve nga Shtimja u janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera, të cilat dyshohen se janë përdorur gjatë mashtrimit të çiftit të moshuar zviceran.

https://youtu.be/4zPmn9d3Ey8

Lexuar: 9

Lajme te ngjashme

‘’Pasi i preu fytin fëmijës në Kosovë u vesh polic në Austri’’/ Makabritetet serbe kundër shqiptarëve, Haga ‘mbyll sytë’

Të buzëqeshur e krah për krah: Vjosa Osmani takon Bill Clintonin

“E kanë detyru të rrijë në një qoshe- e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Sherifi rikujton dërgimin në Hagë të Jakup Krasniqit

Skandaloze: Në sytë e Speciales drejtësia në Kosovë shihet e korruptuar, kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë

Haxhiu fton në takim familjarët e katërshes së UÇK-së, djali i Jakup Krasniqit konfirmon ftesën

Kurti takim me Erdoganin, në fokus aktgjykimi i Hagës dhe raportet Kosovë-Turqi

Lajmet e fundit

Harrojini 10 hapat! Kjo është rutina anti-akne që u duhet vërtet adoleshentëve

23 Shtator, 2026

‘’Pasi i preu fytin fëmijës në Kosovë u vesh polic në Austri’’/ Makabritetet serbe kundër shqiptarëve, Haga ‘mbyll sytë’

23 Shtator, 2026

Raundi i ri i revolucionit teknologjik dhe transformimit industrial po riformëson thellësisht kërkesën për aftësi profesionale

23 Shtator, 2026

“Kërcënuan se do ta përdhunojnë Vuçiqin”: Bërnabiq i drejtohet BE-së për videon me sapun dhe burg

23 Shtator, 2026

Vjeshta mbërrin sonte, ja kur nis zyrtarisht

23 Shtator, 2026

“Blindohet” Kumanova me kamera: “Safe City” zgjerohet në lokacione të reja

23 Shtator, 2026

Trump propozon termin e ri: “superinteligjencë” në vend të IA-së

23 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.