Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Z. kryeministër, shihem në shtator”: Çka po paralajmëron Daut Haradinaj?

18 Gusht, 2026

Nderohet ish – presidenti Jiang Zemin

18 Gusht, 2026

PDK vazhdon edhe nesër aksionin para Kuvendit e Qeverisë, Deliu: Do të jemi aty deri në kthimin e rendit kushtetues

18 Gusht, 2026

Beatrix Ramosaj publikon fotografi me bikini, por një detaj i veçantë tërheq vëmendjen

18 Gusht, 2026

Gjermania po rikthehet si ushtria më e fortë në Evropë, arrin nivelin më të lartë të trupave në 13 vitet e fundit

18 Gusht, 2026

Kreu i Preshevës Sinani pret në takim kreun e Haraçinës Beqirin

18 Gusht, 2026

Eliza Hoxha e PDK-së “kërcënon” me kallëzim penal Avni Deharin”

17 Gusht, 2026

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

17 Gusht, 2026

Protesta e 79-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

17 Gusht, 2026

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

17 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 18 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Zelensky: Rusia do të bëjë çmos për të destabilizuar Ballkanin

Suad AvdiuBy Suad Avdiu28 Shkurt, 2024 Botë Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi shtetet e Ballkanit Perëndimor se Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën. Këto komente ai i bëri në konferencën për media pas Samitit “Ukrainë – Evropa Juglindore”, që u mbajt në Tiranë.

“Samiti i sotëm është bashkim dhe mendoj se shtetet e Ballkanit sot duhet të bëhen bashkë. Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën. Rusia nuk do të ndalet. Rusia nxjerr përfundime nga gabimet që i ka bërë në territorin e Ukrainës dhe do të destabilizojë edhe më tej, do të përdorë taktika tjera”, deklaroi Volodomyr Zelenski, President i Ukrainës.

Edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ka pranuar se ekziston një rrezik i qartë për Ballkanin për shkak të agresionit rus. Sipas tij lufta mund të ndodhë, pavarësisht sa e pamundshme mund të duhet dhe që “nuk duhet luajtur me zjarrin”.

“Ajo çfarë po ndodh atje [Ukrainë] mund të përsëritet në mënyra të ndryshme. Nëse e humbasim këtë qartësi, rrezikojmë të hyjmë në fazë të errët”, u shpreh Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Në Kuadër të Samitit, presidenti ukrainas Zelenski tha se dështimet e Putinit janë siguria e tyre. Ai tha se Evropa duhet të jetë hapësira ku çdo shtet përcakton fatin e vet.

“Ne kemi parë në të kaluarën që ka pasur njerëz që janë përpjekur për të përcaktuar fatin e kombeve të tjera. Kjo ka ndodhur në Ballkan, Evropën lindore dhe pjesë të tjera të Evropës. Tani Putini dëshiron ta bëjë këtë. E gjithë armiqësia e tij, gjithçka që ai bën, është për të detyruar kombet e tjera të bëjnë siç do ai. Prandaj është e rëndësishme për të gjitha shtetet tona që Putini, regjimi i tij, të humbasë, sepse dështimet e tij janë siguria jonë e përbashkët”, tha Volodomyr Zelenski, President i Ukrainës.

Rama tha se lideri rus donte që ta fshinte nga harta brenda ditës Ukrainën, por ai nuk ia ka dalë, pasi përkundrazi sot Ukraina është më afër se kurrë me Bashkimin Evropian.

“Pavarësisht fuqisë së saj ushtarake dhe propagandës toksike Rusia neo-imperialistë nuk ia ka dalë të përmbysë qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, nuk ia ka dalë të shtyp vullnetin e Ukrainës të jetojë në një vend të lirë, nuk ia ka dalë të shtyp të vërtetën, kontrasti nuk mund të jetë më i madh se aq. Putin donte ta fshinte Ukrainën nga harta brenda ditës, por Ukraina sot është më shumë se kurrë e ankoruar në Evropë”, theksoi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila merr pjesë në Samit tha se Kosova do të vazhdojë mbështetjen ndaj Ukrainës, kundër agresionit ushtarak rus. Njohja sipas saj do të vjen bashkë me fitoren e Ukrainës në luftën ndaj Rusisë.

“Këto janë çështje bilaterale. Ne gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojmë të bëjmë. Me mirëkuptimin e plotë se Ukraina është në një gjendje të jashtëzakonshme, gjendje lufte, duke luftuar për lirinë dhe pavarësinë e saj dhe vlerat demokratike. Jam e bindur se ai moment do të vjen bashkë me fitoren e Ukrainës”, u shpreh Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë hyrjes në Samit është pyetur nëse do t’i vendosin sanksione Rusisë. Ai ka thënë se do t’i përmbahet parimeve të miratuara nga Këshilli për Siguri Kombëtare i Serbisë që do të thotë se nuk do të vendosin sanksione.

“Ne kemi disa propozime për një deklaratë, koha ka zgjatur gjithë natën, do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them është se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli për Siguri Kombëtare i Republikës së Serbisë”, tha Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.

Në samitin në Tiranë liderët diskutojnë për çështje të sigurisë dhe për mbështetjen e Kievit në luftën e tij kundër pushtimit rus. Samiti po mbahet me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe në të po merr pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Paraprakisht, Zelensky realizoi takim me kryeministrin Rama. Takimet u përmbyllën me nënshkrimin nga Rama dhe Zelensky të Traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy shteteve. Kjo është vizita e parë e Zelenskyt në Tiranë, e cila vjen pak ditë pasi u bënë dy vjet prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. Zelenski nderoi Ramën me Urdhrin e Princit Jaroslav i Urti, “për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen”. /Alsat.mk

Lexuar: 8

Lajme te ngjashme

Nderohet ish – presidenti Jiang Zemin

Gjermania po rikthehet si ushtria më e fortë në Evropë, arrin nivelin më të lartë të trupave në 13 vitet e fundit

“Moska nuk mund ta fitojë një luftë të gjatë ekonomike me Ukrainën” – Shkarkohet ekonomisti që kritikoi Putinin

Kryeministri i Francës njoftoi ndihmë prej 12 milionë eurosh pas zjarrit në jug të vendit

Lavrov akuzon Ukrainën për ‘terrorizëm shtetëror’ në rajonin e Sahelit

Kapet mbi 1.1 ton drogë/ Zvicra godet bandën shqiptare

Lajmet e fundit

“Z. kryeministër, shihem në shtator”: Çka po paralajmëron Daut Haradinaj?

18 Gusht, 2026

Nderohet ish – presidenti Jiang Zemin

18 Gusht, 2026

PDK vazhdon edhe nesër aksionin para Kuvendit e Qeverisë, Deliu: Do të jemi aty deri në kthimin e rendit kushtetues

18 Gusht, 2026

Beatrix Ramosaj publikon fotografi me bikini, por një detaj i veçantë tërheq vëmendjen

18 Gusht, 2026

Gjermania po rikthehet si ushtria më e fortë në Evropë, arrin nivelin më të lartë të trupave në 13 vitet e fundit

18 Gusht, 2026

Kreu i Preshevës Sinani pret në takim kreun e Haraçinës Beqirin

18 Gusht, 2026

Eliza Hoxha e PDK-së “kërcënon” me kallëzim penal Avni Deharin”

17 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.