TV News
Maqedoni

Ajdari: Lobi rus, Mickoski dhe opozita shqiptare mundohen ta njollosin Ali Ahmetin

Deputeti i BDI-së, Berat Ajdari, vlerëson se deklarata e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, se kryeministri kosovar Albin Kurti dëshiron që në Maqedoni ta rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin, është e koordinuar nga lobi rus, Mickoski dhe opozita shqiptare.

“Në këtë periudhë parazgjedhore janë të pritshme edhe deklarata të tilla. Po shihet se është një koordinim i qartë mes VMRO-DPMNE-së dhe lobit pro-rus që me deklarata të tilla, në mënyrë indirekte mundohen ta njollosin figurën e komandantit Ali Ahmetit. Por, habitem me opozitën shqiptare, që është e koordinuar dhe kontrolluar nga Mickoski dhe me deklarata të tilla mundohen të poentojnë dhe të marrin pika të ulëta politike”, tha mes tjerash deputeti i BDI-së, Berat Ajdari.

Prononcimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Lajme të ngjashme

Janë konfirmuar shtatë kandidatë për president të Maqedonisë së Veriut, vazhdon procedura e mbledhjes së nënshkrimeve

Suad Avdiu

Këtë javë studentët do t’i marrin paratë për ushqimin e subvencionuar

Suad Avdiu

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Suad Avdiu