Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Z. kryeministër, shihem në shtator”: Çka po paralajmëron Daut Haradinaj?

18 Gusht, 2026

Nderohet ish – presidenti Jiang Zemin

18 Gusht, 2026

PDK vazhdon edhe nesër aksionin para Kuvendit e Qeverisë, Deliu: Do të jemi aty deri në kthimin e rendit kushtetues

18 Gusht, 2026

Beatrix Ramosaj publikon fotografi me bikini, por një detaj i veçantë tërheq vëmendjen

18 Gusht, 2026

Gjermania po rikthehet si ushtria më e fortë në Evropë, arrin nivelin më të lartë të trupave në 13 vitet e fundit

18 Gusht, 2026

Kreu i Preshevës Sinani pret në takim kreun e Haraçinës Beqirin

18 Gusht, 2026

Eliza Hoxha e PDK-së “kërcënon” me kallëzim penal Avni Deharin”

17 Gusht, 2026

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

17 Gusht, 2026

Protesta e 79-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

17 Gusht, 2026

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

17 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 18 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Lloga: Nevojitet përforcim i bashkëpunimit në fushën e gjyqësorit në mes RMV-së dhe Turqisë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu8 Shkurt, 2024 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vizitën dyditore të punës në Republikën e Turqisë, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, e filloi me takim me Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kasacionit të Republikës së Turqisë, Mehmed Akarça dhe Prokurorin e Lartë Suprem, Bekir Shahan, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë së RMV-së.

Ministri Lloga shoqërohej nga kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, nga Kryetari i PTHPNKOK-së, Islam Abazi, nga ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë.

Në takim, thuhet në njoftim, u shkëmbyen mendime, përvoja dhe informacione për një njohje më të mirë me sistemet gjyqësore, për pozitën, funksionimin dhe rolin e pushtetit gjyqësor, me theks të veçantë në punën e gjykatave supreme dhe prokurorive publike.

“Ministri Lloga falënderoi Akarça dhe Shahin për pritjen dhe mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi se marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve do të vazhdojnë të intensifikohen edhe në periudhën e ardhshme.

Praktika gjyqësore konsistente dhe e parashikueshme, është parakusht për sundimin e ligjit dhe sigurinë juridike dhe është veçanërisht e rëndësishme për rritjen e besimit të qytetarëve në funksionimin e sistemit gjyqësor. Për këto arsye, është planifikuar përforcimi i bashkëpunimit, i cili do të realizohet me mbajtjen e takimeve të rregullta të punës.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, kryetari i Gjykatës Supreme të Kasacionit të Turqisë, Mehmed Akarça dhe Prokurori Suprem Publik, Bekir Shahin ranë dakord që të shkëmbejnë vizita ndërmjet institucioneve të dy vendeve me qëllim të fitimit të njohurive dhe përvojave të reja”, njoftojnë nga kabineti i ministrit, Krenar Lloga./Telegrafi/

Lexuar: 9

Lajme te ngjashme

Nderohet ish – presidenti Jiang Zemin

Gjermania po rikthehet si ushtria më e fortë në Evropë, arrin nivelin më të lartë të trupave në 13 vitet e fundit

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

“Moska nuk mund ta fitojë një luftë të gjatë ekonomike me Ukrainën” – Shkarkohet ekonomisti që kritikoi Putinin

Kryeministri i Francës njoftoi ndihmë prej 12 milionë eurosh pas zjarrit në jug të vendit

Lajmet e fundit

“Z. kryeministër, shihem në shtator”: Çka po paralajmëron Daut Haradinaj?

18 Gusht, 2026

Nderohet ish – presidenti Jiang Zemin

18 Gusht, 2026

PDK vazhdon edhe nesër aksionin para Kuvendit e Qeverisë, Deliu: Do të jemi aty deri në kthimin e rendit kushtetues

18 Gusht, 2026

Beatrix Ramosaj publikon fotografi me bikini, por një detaj i veçantë tërheq vëmendjen

18 Gusht, 2026

Gjermania po rikthehet si ushtria më e fortë në Evropë, arrin nivelin më të lartë të trupave në 13 vitet e fundit

18 Gusht, 2026

Kreu i Preshevës Sinani pret në takim kreun e Haraçinës Beqirin

18 Gusht, 2026

Eliza Hoxha e PDK-së “kërcënon” me kallëzim penal Avni Deharin”

17 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.