Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Syla: Personi i arrestuar në Kroaci nuk rezulton të jetë veteran i UÇK-së

20 Gusht, 2026

Irani po humbet kontrollin e Hormuzit

20 Gusht, 2026

Miniq: Serbia ka rol destabilizues. Ajo harron se i ka nisur luftërat në ish-Jugosllavi

20 Gusht, 2026

A e ka në plan një shtatzëni të dytë? Nora habit me përgjigjen

20 Gusht, 2026

Vuçiqi i drejtohet sonte me letër shefit të NATO-s për urën e Ibrit

20 Gusht, 2026

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

20 Gusht, 2026

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

19 Gusht, 2026

“Dëmtimi i figurave politike para zgjedhjeve” – Prokurori Kodraliu zbulon misionin e spiunëve të BIA-s në Kosovë

19 Gusht, 2026

Ekonomia e emigrimit: A mund të rritet Maqedonia e Veriut ndërkohë që fuqia e saj punëtore po zvogëlohet?

19 Gusht, 2026

Paraja e shtetit Bektashi do të quhet “bek” e jo “lek”?

19 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 20 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

M-NAV me drejtorë të rinj, Këshilli Mbikëqyrës pranoi propozimin e Qeverisë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu18 Janar, 2024 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Hekuran Asani dhe Milan Koraq do të marrin postin e drejtorëve në M-NAV javën e ardhshme, mëson “Telma”. Bordi mbikëqyrës në seancën e sotme ka pranuar propozimin e Qeverisë të miratuar në seancën e mbajtur më 9 janar dhe ka shkarkuar drejtorët aktualë Fahrudin Hamidi dhe Ljube Stamenkovski. Drejtori i tretë në kompaninë shtetërore, Hasim Deari, e mbajti postin, transmeton Portalb.mk.

Për shkak të procedurës ligjore, këshilli mbikëqyrës do të mbajë mbledhje të radhës ditën e hënë ku do të nënshkruhet procesverbali i seancës së sotme, i cili do t’i japë vendimit fuqi juridike formale dhe më pas me dokumentacionin shoqërues do të dorëzohet në regjistrin qendror, në të cilin duhet të të regjistrohen dy drejtorët e rinj – Asani dhe Koraq.

Shkarkimi i Hamidit dhe Stamenkovskit ishte një nga kushtet e Sindikatës për të mos dalë në grevë.

Ndryshe, propozimi fillestar i Qeverisë ka qenë Ilir Mehmeti, por pas disa orësh Qeveria është dashur ta tërheqë dhe të bëjë korrigjime sepse nuk i plotësonte kushtet. Mehmeti nuk është punëtor i M-NAV-it, por i Agjencisë së Aviacionit Civil, i cili ka shkelur drejtpërdrejt nenin 17 të Rregullores në M-NAV, i cili parasheh që në pozita drejtuese të emërohen persona nga radhët e të punësuarve.

Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës mund të konsiderohet si hapi i parë për zgjidhjen e marrëdhënieve të trazuara mes sindikatës dhe menaxhmentit të M-NAV, por edhe në ndriçimin e incidentit dhe ndërhyrjes së dhunshme në godinën e Kontrollit të Trafikut Ajror dhe sulmi ndaj kontrollorit të cilin e udhëhoqi këshilltari tashmë ish-drejtor, zyrtari i BDI-së, Bekim Neziri. Pas regjistrimit të kryesisë së re, do të mund të mblidhet Komisioni i Sigurisë së M-NAV, i cili duhet të bëjë hetim zyrtar për incidentin e shkaktuar nga Neziri dhe personat që ai drejtonte. Komisioni ka përgatitur një raport paraprak jozyrtar i cili tashmë i është dorëzuar agjencisë së aviacionit civil.

Kujtojmë se, Gjykata Themelore Penale e RMV-së caktoi masë paraburgimi shtëpiak për Bekim Nezirin dhe katër personat e përfshirë në rastin e sulmit në ofruesin kombëtar të shërbimeve të aviacionit, SH.A ‘’M-NAV’’.

Tre inspektorë nga Inspektorati shtetëror i punës (ISHP) hynë në M-NAV dhe filluan me mbikëqyrjen inspektuese.

Pakënaqësitë në M-NAV kanë nisur prej kohësh dhe sindikata disa herë ka paralajmëruar se po punësohen kuadro partiake dhe jo profesionale, për këtë arsye është kërkuar një reformë serioze në shërbim dhe përmirësimi i kushteve të punës. Qeveria me kërkesë të Sindikatës i shkarkoi drejtorët e M-NAV, ndërsa bordi Mbikëqyrës në M-NAV pritet të zyrtarizojë shkarkimin e drejtorit dhe kryetarit të Bordit, Fahrudin Hamidi dhe drejtorit ekzekutiv sektorial, Ljube Stamenkovski dhe në vend të tyre të emërojë Hekuran Asanin dhe Milan Koraq. Me shkarkimin e drejtorëve u ndalua greva e paralajmëruar dhe kërcënimi për mbylljen e hapësirës ajrore nga Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror.

Lexuar: 14

Lajme te ngjashme

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

Ekonomia e emigrimit: A mund të rritet Maqedonia e Veriut ndërkohë që fuqia e saj punëtore po zvogëlohet?

Qyra takon u.d. ambasadoren e SHBA-ve, Nicole Varnes: Struganët kanë pasur gjithmonë një orientim të fortë pro-amerikan

Mushkonjat pushtojnë Shkupin, qytetarët: Gjendja është përkeqësuar

Daut Beqiri: Përfunduam punimet në krahët 46 dhe 48 të kanalizimit fekal në Haraçinë

Dje ëndërr, tani realitet! Çerdhja e Përshefcës në shtator i pret femijët e parë, ja si duhet të aplikojnë prindërit

Lajmet e fundit

Syla: Personi i arrestuar në Kroaci nuk rezulton të jetë veteran i UÇK-së

20 Gusht, 2026

Irani po humbet kontrollin e Hormuzit

20 Gusht, 2026

Miniq: Serbia ka rol destabilizues. Ajo harron se i ka nisur luftërat në ish-Jugosllavi

20 Gusht, 2026

A e ka në plan një shtatzëni të dytë? Nora habit me përgjigjen

20 Gusht, 2026

Vuçiqi i drejtohet sonte me letër shefit të NATO-s për urën e Ibrit

20 Gusht, 2026

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

20 Gusht, 2026

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

19 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.