Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rrogën e deputetit e dhuron për 6 motrat jetime, flet xhaxhai i tyre: Shehaj mbështetja e vetme e tyre në 8 vite, shteti nuk është kujdesur në asnjë rast

19 Gusht, 2026

Një anije greke goditet në Ngushticën e Hormuzit, një i vdekur

19 Gusht, 2026

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë

19 Gusht, 2026

Mediat turke: Legjenda Roberto Carlos është konvertuar në mysliman

19 Gusht, 2026

Kritikoi planin e Infantinos për shitjen e Kupës së Botës, FIFA shkarkon drejtorin operativ, Lamour

19 Gusht, 2026

Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

19 Gusht, 2026

Familja e Ramajlit mohojnë se ai është propozuar për President

18 Gusht, 2026

Detaje të reja nga vrasja e turistit portugez në Ksamil: Shokët tregojnë si nisi sherri

18 Gusht, 2026

Dashnia e ‘liderit’ për shtetin s’matet me deklarata por me atë çka ke bërë për njerëzit që të kanë dhënë pushtetin

18 Gusht, 2026

Rike Roçi flet hapur për besimin: “Zoti e di çfarë kam në zemër”

18 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 19 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rruga Tetovë – Prizren me tunel të përbashkët prej 6.4 km!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu12 Janar, 2024 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zv/Ministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi dhe Ministri për Ambient jetësor, Planifikim Hapësinor dhe infrastrukturë të Kosovës, Liburn Aliu, kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancim për projektin e ndërtimit të tunelit në drejtimin e ri rrugor Tetovë – Prizren.

Studimi fizibiliti ka treguar se më optimale është traseja që nis nga Tetova përmes Kodrës së Diellit, Brodecit dhe përfundon në Veshallë nga ana e RMV-së, kurse përmes tunelit do të lidhet me territorin e Republikës së Kosovës.

“Si shtet angazhohemi për hapje të tërësishme të rajonit, për shkak se ky rajon ka prosperitet. Do të kemi edhe aktivitete më të shumta ekonomike vetëm nëse kemi lidhje më të mira midis vendeve dhe rajoneve. Në këtë moment punojmë në lidhjet rajonale me të gjithë fqinjtë e RMV-së” – ka deklaruar Ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski.

Lidhje me Kosovën do të bëhet përmes ndërtimit të një tuneli prej 6.4 kilometrave.

“Është zgjedhur zgjidhja më optimale për arsye se drejtimi rrugor kalon përmes ski-qendrës Kodra e Diellit, që paraqet një përparësi të madhe dhe rritjes së turizmit në këtë rajon. Ky është fillimi i projektit të ri infrastrukturor që padyshim do ta forcojë bashkëpunimin tonë ekonomik me Kosovën” – ka deklaruar Zv/Ministri, Bekim Rexhepi.

Projekti nis me zgjedhjen e projektuesit për tunelin e përbashkët. Rruga Tetovë – Prizren do të jetë pjesë e rrugës që çon deri në Kodrën e Diellit, kurse do të duhet të ndërtohen edhe 17 kilometra rrugë plotësuese.

“Me tunelin e përbashkët që do ta ndërtojmë prej 6.4 km I cili do të jetë pjesë e Korridorit 8 përmirësojmë infrastrukturën rrugore midis fqinjve në rajon por edhe mes Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës” – ka deklaruar Drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.

Ministri për Ambient Jetësor dhe Infrastrukturë I Kosovës, Liburn Aliu, ka theksuar se nga ana e Kosovës veçmë punohet në drejtimin rrugor që përmes ndërtimit të tunelit të ri duhet të lidhet me RMV-në.

“Kjo rrugë është shumë e rëndësishme për shkak se nuk lidh vetëm Tetovën me Prizrenin, në fakt lidh Korridorin 8 me autostradën “Ibrahim Rugova” që lidh Prishtinën me Tiranën dhe Durrësin dhe hap mundësi për më lidhjen e më shumë korridoreve në nivel rajoni” – ka deklaruar Ministri, Liburn Aliu.

Krahas këtij projekti dy vendet kanë edhe marrëveshjen për pikë të përbashkët kufitare të hekurudhave, për shkak se Kosova tashmë ka modernizuar hekurudhën që lidh Fushën e Kosovës me Hanin e Elezit, kurse paralelisht me zhvillimin e autostradës në pjesën e RMV-së do të realizohet pika e përbashkët e vendkalimit kufitar./KlanMacedonia

Lexuar: 9

Lajme te ngjashme

Rrogën e deputetit e dhuron për 6 motrat jetime, flet xhaxhai i tyre: Shehaj mbështetja e vetme e tyre në 8 vite, shteti nuk është kujdesur në asnjë rast

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë

Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

Familja e Ramajlit mohojnë se ai është propozuar për President

Detaje të reja nga vrasja e turistit portugez në Ksamil: Shokët tregojnë si nisi sherri

Dashnia e ‘liderit’ për shtetin s’matet me deklarata por me atë çka ke bërë për njerëzit që të kanë dhënë pushtetin

Lajmet e fundit

Rrogën e deputetit e dhuron për 6 motrat jetime, flet xhaxhai i tyre: Shehaj mbështetja e vetme e tyre në 8 vite, shteti nuk është kujdesur në asnjë rast

19 Gusht, 2026

Një anije greke goditet në Ngushticën e Hormuzit, një i vdekur

19 Gusht, 2026

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë

19 Gusht, 2026

Mediat turke: Legjenda Roberto Carlos është konvertuar në mysliman

19 Gusht, 2026

Kritikoi planin e Infantinos për shitjen e Kupës së Botës, FIFA shkarkon drejtorin operativ, Lamour

19 Gusht, 2026

Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

19 Gusht, 2026

Familja e Ramajlit mohojnë se ai është propozuar për President

18 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.