Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

30 Prill, 2026

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

30 Prill, 2026

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

30 Prill, 2026

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

30 Prill, 2026

Zv/Ministri i MASh, Driton Sulejmani viziton ShFK “Jeronim De Rada”

30 Prill, 2026

Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit

30 Prill, 2026

Vandalizëm në shkollë fillore, ndërpritet mësimi për mbi 1100 nxënës

30 Prill, 2026

“Maqedonët kanë probleme mes vete”, Hasani: Duan të na e lënë kopilin te dera!

30 Prill, 2026

Gjinekologu Muhamed Asani shkon në burg, pasi i njëjti i hoqi pacientes mitren, veshkën dhe vezoren, pa arsye!

30 Prill, 2026

VLEN: Po bashkohemi në një trup të vetëm politik, vetëm kështu mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve

30 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 1 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Qeveria iu dha dritë jeshile masave të reja, nga nesër ngrijnë çmimet e 50 produkteve ushqimore

Suad AvdiuBy Suad Avdiu19 Shtator, 2023 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qeveria vendosi ngrirje të reja të çmimeve të mbi 50 produkteve ushqimore. Që nesër do të hyjnë në fuqi vendimi që tregtarët tu vendosin etiketat për “Çmim të garantuar”. Ngrirja do të jetë me 10% më lirë, duke marrë për bazë çmimin referent të 1 gushtit, masë e cila synon që të mbrojë konsumatorët nga manipulimet e tregtarëve me çmime të ekzagjeruara. Nga 20 shtatori, në çdo pikë të shitjes në vend qytetarët do të kenë mundësi të blejnë më lirë prodhimet e qumështit, prodhimet e grurit, prodhimet e mishit dhe fruta perimet. Nga lista e përgatitur e Ministria e Ekonomisë, tregtarët janë të detyruar të sheshin së paku 70% të sasisë së produkteve që kanë shitur gjatë muajit gusht.

“Tregtarët me shumicë për produktet që i theksova duhet t’u miratojnë një ulje të çmimit dhe të tjera kompensime ndaj shitësve me pakicë deri më 5% dhe jo më tepër. Kurse tregtarët me pakicë, në produktet e këtij vendimi, të cilat do të vendosen në polica duhet ti etiketojnë të gjithë këto produkte me etiketën ‘çmim i garantuar’. Nëse qytetarët vërejnë mos respektim të këtyre masave sepse bëhet fjalë për mijëra subjekte që shesin, të njoftojnë Inspektoratin e Tregut. Nëse edhe këta nuk marrin masa ne si Ministri dhe Qeveria do të marrim masat përkatëse edhe kundër Inspektoratit të tregut”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Bëhet fjalë për produkte ushqimore bazë, 90% e të cilave tatohen me 5% TVSH. Ideja është që çmimi me të cilin janë shitur më 1 gusht të këtij viti duhet të bjerë me të paktën 10%. Po vazhdojnë negociatat me prodhuesit dhe distributorët e pijeve joalkoolike, për uljen e çmimeve edhe të këtyre produkteve. Nga e premtja që shkoi po zbatohet edhe vendimi për ndalesë të shitjeve promocionale, por sot ai vendim është korrigjuar, duke lejuar shitje në aksion për produktet në afat të skadencës me çmim të ulët.

“Në mënyrë plotësuese të këtij vendimi sot u bë korrigjim ku do tu lejohet të bëjnë aksione me çmime më të ulëta nga këto që ne i kemi ngrirë me vendim të Qeverisë. Ata do të kenë detyrim të gjithë tregtarët me pakicë, rrjetet e super marketeve nëse në rast se bëjnë zbritje të çmimeve të caktuara për shkak të afatit të skadencës, atë ta etiketojnë për të qenë e qartë për qytetarët të cilët blejnë”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Ministri Bekteshi fton të gjithë ata prodhues dhe tregtarë që nuk do të mbulohen nga masa e qeverisë, t’i bashkohen vullnetarisht aksionit të uljes së çmimit dhe të kenë mundësinë të përdorin markën “çmimi i garantuar”. Për ata që do të manipulojnë këtë shenjë paralajmërohen kontrolle dhe penalitete të rrepta.
Kjo masë vjen pasi autoritetet konfirmuan ngritje enorme të çmimeve të produkteve ushqimore dhe masa të reja kundër krizës, të cilët përpiqen të ulin ndikimin e krizës në kategoritë më të prekura të qytetarëve. Vendimi do të vlejë deri më 30 nëntor me mundësi të zgjatjes dhe shtimit të masave tjera. /Alsat.mk

Lexuar: 79

Lajme te ngjashme

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

Zv/Ministri i MASh, Driton Sulejmani viziton ShFK “Jeronim De Rada”

Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit

Vandalizëm në shkollë fillore, ndërpritet mësimi për mbi 1100 nxënës

Lajmet e fundit

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

30 Prill, 2026

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

30 Prill, 2026

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

30 Prill, 2026

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

30 Prill, 2026

Zv/Ministri i MASh, Driton Sulejmani viziton ShFK “Jeronim De Rada”

30 Prill, 2026

Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit

30 Prill, 2026

Vandalizëm në shkollë fillore, ndërpritet mësimi për mbi 1100 nxënës

30 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.