Kryetari i Komunës së Likovës Erkan Arifi ka demantuar këshilltarin e Komunës së Likovës nga ASh-ja Bastri Rexhepi duke theksuar se në deponia në Nikushtak pastrohet vazhdimisht.
“Nuk është e vërtetë se nuk kemi ndërmarrë asnjë aktivitet për të pastruar deponinë, ajo shpesh pastrohet nga ndërmarrja po sërish mbushet nga persona të papërgjegjshëm. Ju e dini se si është edhe gjendja me deponitë tjera në shtet, ngjashëm po ndodh edhe me këtë. Sa pastrohet, mbushet sërish”, sqaroi Arifi për TV21. Ndryshe, sot në afërsi të kësaj deponie për shkak të tymit u përplasën dy vetura të cilat më pas u dogjën.

