Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

30 Prill, 2026

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

30 Prill, 2026

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

30 Prill, 2026

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

30 Prill, 2026

Zv/Ministri i MASh, Driton Sulejmani viziton ShFK “Jeronim De Rada”

30 Prill, 2026

Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit

30 Prill, 2026

Vandalizëm në shkollë fillore, ndërpritet mësimi për mbi 1100 nxënës

30 Prill, 2026

“Maqedonët kanë probleme mes vete”, Hasani: Duan të na e lënë kopilin te dera!

30 Prill, 2026

Gjinekologu Muhamed Asani shkon në burg, pasi i njëjti i hoqi pacientes mitren, veshkën dhe vezoren, pa arsye!

30 Prill, 2026

VLEN: Po bashkohemi në një trup të vetëm politik, vetëm kështu mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve

30 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 1 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Hovenier: Nuk mbështesim asnjë formë të përdorimit të forcës që mund të çojë në tensione në veriun e Kosovës

TV NewsBy TV News18 Maj, 2023 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesim absolutisht asnjë formë të përdorimit të forcës që mund të çojë në tensione të shtuara ose në konflikt të dhunshëm në Kosovë. Ai i bëri këto komente në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës, pas shqetësimeve për mundësinë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veriun e Kosovës në prag të marrjes se detyrës nga katër kryetarët e rinj të zgjedhur më 23 prill.

 

“Ne absolutisht nuk mbështesim asnjë përdorim të forcës që mund të rezultojë në tensione të shtuara ose në konflikt të dhunshëm. Zyrtarët e zgjedhur duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të mirëpritur. Vendndodhja brenda ndërtesës së komunës në të cilën zyrtarët e zgjedhur kryejnë ceremoninë e betimit nuk ndikon në statusin e tyre si zyrtarë të zgjedhur”, thuhet në përgjigjen e ambasadorit Hovenier.

 

Një muaj më parë autoritetet e Kosovës organizuan zgjedhjet për kryetarë të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri me gjithë refuzimin e subjekteve politike serbe që të marrin pjesë në proces pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

Zbatimi i rezultatit të zgjedhjeve në terren ndërkaq nxiti shqetësimin e Bashkimit Evropian për mundësinë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veriun e Kosovës.

 

Ambasadori Hovenier tha se zgjedhjet e mbajtura më 23 prill ishin në pajtim me ligjet dhe kushtetutën e Kosvës, por…

 

“Nga këndvështrimi politik, megjithatë, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët, ne do të prisnim që kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale të merrnin një rol teknik dhe jo politik, duke parë kushtet e pazakonta në të cilat ata u zgjodhën”, tha ambasadori Hovenier duke bërë thirrje që të gjitha palët të veprojnë me përgjegjësi dhe përmbajtje dhe të ulin pikat e mundshme të tensionit.

 

Autoritetet në Kosovë thanë se nuk ka asnjë arsye të që të ketë tensione gjatë betimit të kryetarëve të rinj duke u bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në këto komuna të mos bien pre e siç thanë propagandës.

 

Ambasadori Hovenier tha se duke pasur parasysh rrethanat, ai pret që kryetarët e komunave dhe anëtarët e kuvendeve komunale t’i përqendrojnë përpjekjet e tyre në përgjegjësitë teknike dhe në shërbim të nevojave të të gjithë elektoratit.

 

“Presim që këta zyrtarë të përmbahen nga çdo retorikë, veprim apo nismë që nuk pasqyron nevojat e komuniteteve të tyre ose që mund të interpretohet si kontribut në rritjen e tensioneve”, tha ai.

 

Çështja e situatës në komunat në veriun e Kosovës ishte pjesë e një bisede të ndarë telefonike të mërkurën në mbrëmje ndërmjet këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

 

Zyra e kryeministrit të Kosovës tha se me zotin Chollet është diskutuar për procesin e zbatimit të marrëveshjes të arritur në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe situata në veriun e Kosovës në prag të betimit të kryetarëve të zgjedhur.

 

Zyra e presidentit të Serbisë, citoi ndërkaq zotin Chollet të ketë thënë se “është e nevojshme të shmangen provokimet dhe konfliktet, si dhe është e rëndësishme të vazhdohet puna për normalizimin, duke i dhënë mbështetje dialogut të Brukselit”.

 

Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë u takuan në fillim të javës në Bruksel në përpjekje për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dyja vendeve që u arrit në muajin mars në Ohër, por pa përparim.

 

Të dyja palët mbajnë qëndrime të ndryshme për mënyrën e zbatimit të marrëveshjes. Derisa Kosova po kërkon që të mos kushtëzohet zbatimi i të gjitha pikave të marrëveshjes me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për Beogradin zyrtar ky mbetët kushti kryesorë për të vazhduar tutje në përmbushjen e marrëveshjes dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës./voa

Lexuar: 93

Lajme te ngjashme

Vuçiq: Më thonë se mamaja ime ka tradhëtuar babanë me një shqiptar

Kush janë persidentet e ardhshme të Kosovës me dimija sipas Vedat Bajramit?! (FOTO)

“Ktheni çlirimtarët në shtëpi” – Një baner me figurat e ish-krerëve të UÇK-së vendoset te hotel “Grand”

Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?

Vlora Çitaku i bën thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga kandidatura: Është lojë e Albin Kurtit

4 për qind e banorëve të Kantonit të Lucernit e kanë gjuhë amtare shqipen

Lajmet e fundit

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

30 Prill, 2026

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

30 Prill, 2026

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

30 Prill, 2026

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

30 Prill, 2026

Zv/Ministri i MASh, Driton Sulejmani viziton ShFK “Jeronim De Rada”

30 Prill, 2026

Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit

30 Prill, 2026

Vandalizëm në shkollë fillore, ndërpritet mësimi për mbi 1100 nxënës

30 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.