E mërkurë, 10 Maj 2023 – 15:00
Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me liderin e shumicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer, përcjell albinfo.ch.
“Gjithmonë kënaqësi që ta takoj Liderin e Shumicës së Senatit, Schumer, dhe që ta riafirmoj partneritetin midis dy shteteve”, ka shkruar Osmani në Twitter.
“E shpreh mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe diskutuam për mënyrat se si mund ta rrisim bashkëpunimin me Senatin”.



