Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

30 Prill, 2026

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

30 Prill, 2026

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

30 Prill, 2026

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

30 Prill, 2026

Zv/Ministri i MASh, Driton Sulejmani viziton ShFK “Jeronim De Rada”

30 Prill, 2026

Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit

30 Prill, 2026

Vandalizëm në shkollë fillore, ndërpritet mësimi për mbi 1100 nxënës

30 Prill, 2026

“Maqedonët kanë probleme mes vete”, Hasani: Duan të na e lënë kopilin te dera!

30 Prill, 2026

Gjinekologu Muhamed Asani shkon në burg, pasi i njëjti i hoqi pacientes mitren, veshkën dhe vezoren, pa arsye!

30 Prill, 2026

VLEN: Po bashkohemi në një trup të vetëm politik, vetëm kështu mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve

30 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 1 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Abazoviç: Vota e Malit të Zi pro integrimit të Kosovës reflekton bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal

TV NewsBy TV News3 Maj, 2023 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri në mandatin teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq deklaroi të mërkurën në seancën e Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare , se “vota e shtetit të tij pro-Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës nuk ishte kundër Serbisë”.

 

Seanca ishte kërkuar nga partitë pro-ruse dhe pro-serbe për t’i kërkuar sqarime zotit Abazoviq lidhur me mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

 

Zoti Abazoviq, përmendi nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit, duke thënë se “njëri vend nuk do të pengojë tjetrin nëse dëshiron të anëtarësohet në një organizatë të caktuar ndërkombëtare”.

 

“Mali i Zi votoi së bashku me 33 vende të tjera. Neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit thotë se një vend nuk do të ndalojë një tjetër nëse dëshiron të anëtarësohet në një organizatë të caktuar ndërkombëtare. Interesi i Malit të Zi këtu është më madhor. Kjo reflektohet në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal. Ne nuk mund të japim një kontribut më të madh në zgjidhjen e këtyre çështjeve, por mund të jemi miqësorë dhe t’i ftojmë shtetet të gjejnë një gjuhë të përbashkët”, deklaroi kryeministri Abazoviq para Komisionit Parlamentar.

 

Në këtë kuadër, kryeministri Abazoviq shtoi se vendi i tij ka marrëdhënie të mira me Serbinë.

 

“Kam qenë shumë kolegjial. Kam thënë se do të votojmë pro dhe se ky veprim nuk është kundër Serbisë. Ne jemi një vend që e kemi njohur Kosovën, jemi sjellë si të gjithë vendet tjerë që e kanë njohur, por ne i kuptojmë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën”, deklaroi ndër të tjera zoti Abazoviq.

 

Ambasadorja e Malit të Zi në Këshillin e Europës, Bozhidarka Kruniq, ka mbështetur hyrjen e Kosovës në KE javën e kaluar, në takimin e Komitetit të Ministrave të KE-së. Zonja Kruniq ka votuar sipas udhëzimeve të qeverisë malazeze.

 

Seanca dëgjimore ndaj zotit Abazoviq, i cili njëkohësisht është ushtrues detyre i Ministrisë së Punëve të Jashtme, u mbështet nga deputetët e Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Partisë Popullore Socialiste dhe Demokratëve, me sugjerim të kryetarit të komisionit, Miodrag Lekiq.

 

Zoti Lekiq vuri në dukje se seanca dëgjimore është e domosdoshme “për të na shpjeguar metodën me të cilën është vendosur të përkrahet Kosova si anëtare e Këshillit të Europës. Kjo çështje është e diskutueshme. Vendimi është marrë lehtë kur po zhvillohen negociata të rëndësishme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Lekiq.

 

Podgorica zyrtare e njohu Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve të ish presidentit, Milo Gjukanoviq.

 

Ndërkaq, gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, Abazoviq theksoi se Mali i Zi do të mbështesë integrimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe rajonale./voa

Lexuar: 94

Lajme te ngjashme

Vuçiq: Më thonë se mamaja ime ka tradhëtuar babanë me një shqiptar

Kush janë persidentet e ardhshme të Kosovës me dimija sipas Vedat Bajramit?! (FOTO)

“Ktheni çlirimtarët në shtëpi” – Një baner me figurat e ish-krerëve të UÇK-së vendoset te hotel “Grand”

Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?

Vlora Çitaku i bën thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga kandidatura: Është lojë e Albin Kurtit

4 për qind e banorëve të Kantonit të Lucernit e kanë gjuhë amtare shqipen

Lajmet e fundit

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

30 Prill, 2026

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

30 Prill, 2026

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

30 Prill, 2026

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

30 Prill, 2026

Zv/Ministri i MASh, Driton Sulejmani viziton ShFK “Jeronim De Rada”

30 Prill, 2026

Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit

30 Prill, 2026

Vandalizëm në shkollë fillore, ndërpritet mësimi për mbi 1100 nxënës

30 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.