Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

30 Prill, 2026

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

30 Prill, 2026

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

30 Prill, 2026

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

30 Prill, 2026

Zv/Ministri i MASh, Driton Sulejmani viziton ShFK “Jeronim De Rada”

30 Prill, 2026

Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit

30 Prill, 2026

Vandalizëm në shkollë fillore, ndërpritet mësimi për mbi 1100 nxënës

30 Prill, 2026

“Maqedonët kanë probleme mes vete”, Hasani: Duan të na e lënë kopilin te dera!

30 Prill, 2026

Gjinekologu Muhamed Asani shkon në burg, pasi i njëjti i hoqi pacientes mitren, veshkën dhe vezoren, pa arsye!

30 Prill, 2026

VLEN: Po bashkohemi në një trup të vetëm politik, vetëm kështu mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve

30 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 1 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shkencëtarët bëjnë zbulimin e ri: Viruset miliona vjeçare ndihmojnë në luftimin e kancerit

TV NewsBy TV News15 Prill, 2023 Showbiz Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Reliket e viruseve të lashta, që kanë kaluar miliona vite të fshehura brenda ADN-së njerëzore, ndihmojnë trupin të luftojë kancerin, thonë shkencëtarët.

Studimi nga Instituti Francis Crick tregoi se mbetjet e fjetura të këtyre viruseve të vjetër, zgjohen kur qelizat kancerogjene dalin jashtë kontrollit. Kjo ndihmon pa dashje sistemin imunitar të synojë dhe sulmojë tumorin.

Ekipi dëshiron të shfrytëzojë zbulimin për të krijuar vaksina që mund të nxisin trajtimin e kancerit, apo edhe ta parandalojnë atë.

Studiuesit kishin vënë re një lidhje midis mbijetesës më të mirë nga kanceri i mushkërive dhe një pjese të sistemit imunitar, të quajtur qeliza B, të grumbulluara rreth tumoreve.

Qelizat B janë pjesa e trupit tonë që prodhon antitrupa dhe njihen mirë për rolin e tyre në luftimin e infeksioneve, siç është Covid.

Pikërisht ajo që ata po bënin në kancerin e mushkërive ishte një mister, por një seri eksperimentesh të ndërlikuara duke përdorur mostra nga pacientët dhe testet e kafshëve treguan se ata ende po përpiqeshin të luftonin viruset.

“Doli që antitrupat po njohin mbetjet e atyre që quhen retroviruse endogjene,” tha Prof Julian Doënëard, një drejtor i asociuar i kërkimit në Institutin Francis Crick.

Retroviruset kanë trukun e mrekullueshëm të rrëshqitjes së një kopje të udhëzimeve të tyre gjenetike brenda neve.

Më shumë se 8% e asaj që ne mendojmë si ADN-ja “njerëzore” në fakt ka origjinë të tillë virale. Disa nga këto retroviruse, u bënë pjesë e kodit tonë gjenetik dhjetëra miliona vjet më parë dhe ndahen me të afërmit tanë evolucionarë, majmunët e mëdhenj. Retroviruse të tjerë mund të kenë hyrë në ADN-në tonë disa mijëra vjet më parë.

Disa nga këto udhëzime të huaja, me kalimin e kohës, janë zgjedhur dhe shërbejnë për qëllime të dobishme brenda qelizave tona, por të tjerat janë të kontrolluara fort për të ndaluar përhapjen e tyre.

Megjithatë, kaosi mbizotëron brenda një qelize kanceroze, kur ajo po rritet në mënyrë të pakontrolluar dhe kontrolli dikur i rreptë i këtyre viruseve të lashtë humbet.

Këto udhëzime të lashta gjenetike nuk janë më në gjendje të ringjallin viruse të tëra, por ato mund të krijojnë fragmente virusesh që janë të mjaftueshme për sistemin imunitar për të dalluar një kërcënim viral.

“Sistemi imunitar mashtrohet duke besuar se qelizat e tumorit janë të infektuara dhe ai përpiqet të eliminojë virusin, kështu që është një lloj sistemi alarmi,” më tha Prof George Kassiotis, kreu i imunologjisë retrovirale në qendrën e kërkimit biomjekësor.

Antitrupat thërrasin pjesë të tjera të sistemit imunitar që vrasin qelizat e “infektuara”, sistemi imunitar po përpiqet të ndalojë një virus, por në këtë rast po largon qelizat kancerogjene.

Prof Kassiotis thotë se është një ndryshim i jashtëzakonshëm i rolit për retroviruset, të cilët, në kohën e tyre të lulëzimit, “mund të kenë shkaktuar kancer te paraardhësit tanë” për shkak të mënyrës se si ata pushtojnë ADN-në tonë, por tani po na mbrojnë nga kanceri, “që mua më duket magjepsës”.

Studimi, i botuar në revistën Nature, përshkruan se si kjo ndodh natyrshëm në trup, por studiuesit duan ta rrisin atë efekt duke zhvilluar vaksina për të mësuar trupin se si të gjuajë për retroviruset endogjene.


Top Channel

Lexuar: 89

Lajme te ngjashme

“Jam beqar” – Klodi i BBVK konfirmon ndarjen

Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima: S’du as ma shumë as ma pak, veç paret e mia

Vdes në moshën 86-vjeçare aktori i njohur, Chuck Norris

Big Mamës i vdes nëna

Londrimi fiton edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova

Big Brother VIP Kosova 4, pesëshja finaliste mbulohet me surpriza

Lajmet e fundit

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

30 Prill, 2026

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

30 Prill, 2026

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

30 Prill, 2026

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

30 Prill, 2026

Zv/Ministri i MASh, Driton Sulejmani viziton ShFK “Jeronim De Rada”

30 Prill, 2026

Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit

30 Prill, 2026

Vandalizëm në shkollë fillore, ndërpritet mësimi për mbi 1100 nxënës

30 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.