Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, dhe ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, mësohet se kanë shkuar në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Takimi me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, po zhvillohet vetëm 1 muaj përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Nuk dihet ende arsyeja e kësaj vizite dhe çfarë do të diskutojnë ambasadoret me kreun e KQZ-së

