Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gruaja bie nga ballkoni dhe pëson lëndime të rënda – ngrihet aktakuzë ndaj bashkëshortit të saj kosovar në Zvicër

1 Maj, 2026

Beqiri paralajmëron ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve” në Haraçinë, fton qytetarët në debat publik

1 Maj, 2026

Gruaja e rrahu një burrë në Shkup dhe ia mori çantën me para

1 Maj, 2026

Për 24 orë, rreth 14 mijë udhëtarë kanë kaluar vetëm nga njëri kalim kufitar

1 Maj, 2026

MPB: Shtatë shoferë të ndaluar për drejtim të pakujdesshëm, pesë pa leje drejtimi

1 Maj, 2026

Diaspora dhe Evropa kthejnë sytë nga Likova

1 Maj, 2026

Nis lëvizja e lirë Kosovë-Shqipëri: Hiqen kontrollet në kufi deri në tetor

1 Maj, 2026

Ahmeti: Deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe u përdorën nga antishqiptarët, më gërryente në shpirt

1 Maj, 2026

Mërgimtari 30 vjeçar në Gjermani ndërroi jetë në vendin e punës

1 Maj, 2026

Arrestohet një i dyshuar për mashtrim prej mbi 88.000 euro, premtonte rrejshëm trajtim jashtë shtetit

1 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 2 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Veliaj: Tirana një nga qytetet më të pastra në rajon, ndryshimi si nata me ditën me 8 vite më parë

TV NewsBy TV News2 Prill, 2023 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tirana nuk ka qenë kurrë më e pastër se sa sot. Me këto fjalë e nisi videomesazhin e kësaj jave, adresuar qytetarëve të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj. Ai tha se është krenar për pastërtinë e qytetit, gjë që vlerësohet edhe nga turistët e huaj që vizitojnë Tiranën.

 

“Sot Tirana është një nga qytetet më të pastra në të gjithë rajonin tonë. Në 33 vite demokraci qyteti nuk ka qenë kurrë kaq i pastër dhe ky është fakt. Nuk e them vetëm unë, por Tirana s’ka qenë kurrë më e pastër. Nuk e themi vetëm ne dhe skuadra që punon përditë me përkushtim për ta mbajtur qytetin xixë, nuk e thonë vetëm qytetarët, që jetojnë këtu çdo ditë, e thonë vizitorët, e thonë turistët që na vizitojnë nga të katër anët e globit dhe kanë parë çdo qytet tjetër. Nuk kam fjalë për të shprehur emocionin dhe krenarinë që ndjeva kur liderët europianë vlerësuan pastërtinë dhe rregullin e Tiranës gjatë vizitës së tyre për Samitin e Bashkimit Europian, dhjetorin që kaloi”, tha Veliaj.

 

 

Por, ai kujtoi edhe faktin se si e gjeti gjendjen e kryeqytetit 8 vite më parë. “Kur kthejmë kokën pas dhe kujtojmë Tiranën e zhulit, kazanët e stërmbushur që qelbeshin erë të keqe, ato rrugët me pluhur dhe plehra, kontrasti brenda me jashtë shtëpisë ishte i njëjti kontrast si i ditës me natën. Me situatën ku jemi sot, themi se kemi shënuar një transformim të pashembullt dhe të jashtëzakonshëm në shumë pak vite. Por, ky rrugëtim nuk ka qenë aspak i lehtë! Për të ardhur deri këtu na është dashur jo pak mund nga secili prej nesh, që është angazhuar për një qytet më të pastër. Ju kujtoj që kur e morëm detyrën në 2015, qyteti kishte nevojë urgjente për një pastrim me themel, siç thonë nënat tona, në të njëjtën kohë kur nisi edhe zbatimi i Reformës Territoriale”, theksoi Veliaj.

 

Mandej, ai tregoi përmes fakteve dhe shifrave se sa shumë progres është bërë për pastrimin e Tiranës.

 

“Bashkia e Tiranës mbulon një sipërfaqe prej më shumë se 1.250 km2, nga 42 km2 që gjetëm në 2015, pra është rritur 29 herë, me një popullsi që shtohet dita-ditës dhe që gjeneron mesatarisht 700 ton mbetje urbane përditë. Sot, mbledhja dhe menaxhimi i mbetjeve ofrohet për 98% të popullsisë nga 60% që ishte 8 vjet më parë, në një territor shumë herë më të vogël. Është rritur frekuenca e mbledhjes së mbeturinave nga 2 në 3 herë në ditë në zonat urbane dhe për herë të parë, në zonat rurale ka një proces të mbledhjes dhe transportit të mbetjeve me një frekuencë që varion nga 3-7 herë në javë. Në pjesën më të madhe të ish komunave mbetjet nuk mblidheshin para 2015. Hidheshin në lumë e përrenj, me idenë se plehrat i merr lumi, por në fakt lumi kishte marrë mjedisin, turizmin e të ardhmen e fëmijëve tanë,” nënvizoi Veliaj.

 

Ai shtoi se edhe numri i kontejnerëve dhe i kazanëve thuajse është dyfishuar. “Sot numri i kontejnerëve të rinj të plehrave, të tipit “këmbanë”, me kapacitet 3800 litra, është 210 copë, ata që janë me ngritje vertikale, dhe për herë të parë po ndodh futja në modelin e kontejnerëve nëntokësorë me kapacitet 5000 litra nëntokë, në territorin e Tiranës. Është shtuar numri i mjeteve të transportit me 106 mjete të reja, duke ulur gjithashtu dhe moshën e mjeteve nga të ‘98-tës, në të 2016-ës. Synimi i ardhshëm është që zëvendësimi i të gjithë kontejnerëve të mbetjeve të bëhet realitet në të gjithë territorin e Tiranës, madje duam të shtojmë kontejnerët nëntokësorë sepse ata janë akoma edhe më higjienikë dhe zënë edhe më shumë kapacitet,” tha më tej Veliaj.

 

Për pastërtinë e Tiranës ai theksoi bashkëpunimin e suksesshëm me Bashkinë e Veronës, një partneritet Publik-Publik, që u konkretizua me themelimin dhe operimin e EcoTiranës, e cila prej 6 vitesh ka sjellë një standard krejt të ri në pastrimin e qytetit dhe një teknologji të re në kontejnerët e mbetjeve.

Lexuar: 72

Lajme te ngjashme

Beqiri paralajmëron ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve” në Haraçinë, fton qytetarët në debat publik

Gruaja e rrahu një burrë në Shkup dhe ia mori çantën me para

Për 24 orë, rreth 14 mijë udhëtarë kanë kaluar vetëm nga njëri kalim kufitar

MPB: Shtatë shoferë të ndaluar për drejtim të pakujdesshëm, pesë pa leje drejtimi

Diaspora dhe Evropa kthejnë sytë nga Likova

Ahmeti: Deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe u përdorën nga antishqiptarët, më gërryente në shpirt

Lajmet e fundit

Gruaja bie nga ballkoni dhe pëson lëndime të rënda – ngrihet aktakuzë ndaj bashkëshortit të saj kosovar në Zvicër

1 Maj, 2026

Beqiri paralajmëron ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve” në Haraçinë, fton qytetarët në debat publik

1 Maj, 2026

Gruaja e rrahu një burrë në Shkup dhe ia mori çantën me para

1 Maj, 2026

Për 24 orë, rreth 14 mijë udhëtarë kanë kaluar vetëm nga njëri kalim kufitar

1 Maj, 2026

MPB: Shtatë shoferë të ndaluar për drejtim të pakujdesshëm, pesë pa leje drejtimi

1 Maj, 2026

Diaspora dhe Evropa kthejnë sytë nga Likova

1 Maj, 2026

Nis lëvizja e lirë Kosovë-Shqipëri: Hiqen kontrollet në kufi deri në tetor

1 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.