Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ja çfarë parasheh ligji i ri për trotinetët elektrikë në Maqedoninë e Veriut

25 Qershor, 2026

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

25 Qershor, 2026

Saranda Imeri i përgjigjet Ilire Dautit: Punë të mbarë, “luaneshë”

25 Qershor, 2026

Shkupit iu shtua edhe një Inxhinier i Diplomuar në Inxhinieri Industriale dhe Menaxhment

25 Qershor, 2026

lire Dauti: Zgjedhjet e parakohshme janë kërcënim për VLEN-in

25 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

25 Qershor, 2026

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

24 Qershor, 2026

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 25 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Çmimet e banesave në Prishtinë ‘prekin qiellin’

TV NewsBy TV News31 Mars, 2023 Diaspora Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Çmimi për metër katror për banesa në Kosovë është rritur deri 200 euro më shumë. Aktualisht, mesatarja e çmimit të banesave në Kosovë është rreth 1000 euro për metër katror. Në disa zona çmimi ka shkuar mbi 2.500 euro

E enjte, 30 Mars 2023 – 20:00
albinfo.ch

@pixabay

Me rritjen e kostos së ndërtimit viteve të fundit, është rritur edhe çmimi i një metri katror të banesave në Kosovë. Çmimet e materialeve ndërtimore janë rritur gjatë viteve të fundit mbi 30 për qind.

Për këtë shkak edhe çmimet e patundshmërive kanë prekur qiellin. Për një banesë të re në Prishtinë, varësisht lokacionit, blerësi duhet të paguajë nga 900 euro, 1000 deri në mbi 2.500 euro për metër katror, raporton Monitor, transmeton albinfo.ch.

Nga Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës kanë treguar se çmimet janë të ngjashme edhe në Prizren, ndërsa pak më të ulëta janë në qytetet tjera, si: Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan dhe Pejë.

Për krahasim, një metër katror i një banese në Fushë Kosovë – gjashtë kilometra larg Prishtinës – ka arritur në 650 euro e më shumë gjatë vitit 2022, nga 500 sa ka qenë vitin paraprak. Çmimi atje vazhdon të jetë i njëjtë. Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, Faton Hoxha, ka deklaruar se çmimi i banesave të reja nuk mund të ulët. “Çmimi i banesave të reja vështirë se mund të shënojë rënie. Nuk ka pasur rënie [aq të madhe] të kostos së ndërtimit. Pothuajse të gjitha shpenzimet dhe materialet ndërtimore kanë çmime të njëjta. Një rënie të vogël të çmimit ka pasur çimentoja dhe hekuri”.

Edhe eksperti financiar në Kosovë, Milazim Abazi, ka treguar se tendenca e çmimeve në patundshmëri është në rritje. “Sa më herët të blihet prona, aq më mirë do të jetë dhe ka përfitime. Nëse një metër katror i një banese në zonat e mira para pesë viteve ka qenë 700 apo 800 euro, ato janë dyfishuar tani”.

Rritjen e çmimeve në përgjithësi të produkteve e ka shkaktuar fillimisht pandemia e koronavirusit, ndërsa hov të madh kjo rritje ka marrë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në fund të shkurtit. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se mesatarja e kostos së ndërtimit në vitin 2021 dhe 2022 ka shënuar rritje deri në 16 për qind krahasuar me vitin 2020.

Por, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, kostoja e ndërtimit ka rënë për 0.6 për qind, tregojnë të dhënat e ASK-së, të publikuara këtë muaj. Agjentë të shitjes së patundshmërive në deklarime publike kanë treguar se çmimet e tokave në Prishtinë janë rritur për 30 për qind e më lart, krahasuar me vitet e me hershme.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në një raport të publikuar në muajin gusht të vitit të kaluar, ka parashikuar se sektori i ndërtimit dhe i patundshmërive do të përballet me probleme financiare, për shkak të rritjes së kostove të produkteve dhe lëvizjes së çmimeve. Sipas raportit, përkeqësimi i situatës do të bëhet më evident, për shkak të “pasigurisë në sjelljen e diasporës kosovare”.

Diaspora e Kosovës, sipas BQK-së, zë vendin e parë sa u përket investimeve të huaja, që bëhen kryesisht në patundshmëri.



Lexuar: 123

Lajme te ngjashme

Vdes dyvjeçari në Gjermani pasi ra nga dritarja e katit të katërt të banesës

Është zhdukur fëmiu 5 vjeçar nga Kumanova në Zvicër, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Humbin jetën 2 vajza të reja nga Kosova në aksident të rëndë në Gjermani

Deputetja e BDI-së Ajdari në Zvicër takon kryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës

Gruaja bie nga ballkoni dhe pëson lëndime të rënda – ngrihet aktakuzë ndaj bashkëshortit të saj kosovar në Zvicër

Tragjike: 11-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Itali

Lajmet e fundit

Ja çfarë parasheh ligji i ri për trotinetët elektrikë në Maqedoninë e Veriut

25 Qershor, 2026

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

25 Qershor, 2026

Saranda Imeri i përgjigjet Ilire Dautit: Punë të mbarë, “luaneshë”

25 Qershor, 2026

Shkupit iu shtua edhe një Inxhinier i Diplomuar në Inxhinieri Industriale dhe Menaxhment

25 Qershor, 2026

lire Dauti: Zgjedhjet e parakohshme janë kërcënim për VLEN-in

25 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

25 Qershor, 2026

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

24 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.