TV News
Maqedoni

“Ngrijnë” e ulen çmimet e disa artikujve higjienikë, deri më 31 maj

Letrat higjienike, faculetat e lagura, pecetat higjienike të femrave dhe pelenat për fëmijë dhe të rritur do të shiten për 13% më lirë se ato që ishin nëpër shitore të hënën e kaluar, më 20 mars. Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria miratoi një vendim të ri që të ngrijë çmimet e disa artikujve higjienik.

Kjo ngrirje me ulje erdhi nga ekzekutivi pasi në Kuvend nuk mban seancë Komisionin për Financim dhe Buxhet për ti miratuar ndryshimet përkatëse ligjore, që për këto artikuj të ulet TVSH-ja nga 18% në 5%.

E përkthyer në para, qytetarët do të blenë më lirë këto artikuj higjienik nga 5-10 denarë deri më 31 Maj.

Bekteshi, hoqi dilemat se nuk mund të ketë rritje akute të çmimeve pas shkrirjes artificiale të të njëjtave.

“I bëra thirrje të gjithë prodhueseve dhe importueseve që të përgatiten sepse masat mund të vazhdojnë edhe pas datës 31 maj, kur të rritet sasia gjatë të korrurave të drithërave dhe për këtë arsye nuk ka asnjë rrezik të rritjes së çmimeve pas shkrirjes. Të gjithë prodhuesit dhe tregtarët mund të bëjnë llogaritë sipas çmimeve të pritshme të lëndëve të para dhe parametrave, të gjithë aktualisht janë me fitim të marzhës dhe me këto çmime të sjella nga Qeveria dhe prandaj le të bëjnë projeksione afatmesme dhe afatgjata”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Nga ana tjetër, sektori i biznesit sot ka ripërsëritur qëndrimin se ngrirja e çmimeve është një veprim i gabuar i Qeverisë dhe duhet të ndërhyhet me subvencione për qytetarët, ulje të detyrimeve doganore, aktivizim të rezervave mallrash dhe subvencionim të energjisë elektrike për kompanitë. Antoni Peshev, nga Oda Ekonomike thotë se respektojnë masat e qeverisë që i referohen uljes së detyrimeve doganore, ndihmës në importin e lëndës së parë dhe subvencionimit të energjisë elektrike.

“Por, mos të zbatohet mekanizmi i ngrirjes së çmimeve sepse nuk është një masë tregut të lirë. Jemi për të mos shkuar me ngrirje çmimesh por me subvencione për ato kategori qytetarësh që kanë vërtet nevojë. Ngrirja e çmimeve pa nevojë i vë kompanitë në një pozitë të pafavorshme ekonomike dhe produkti i tyre u shiten qytetarëve për të cilët diferenca në çmim nuk do të thotë asgjë dhe nuk zgjatë shumë. Pas shkrirjes së çmimeve do të kemi sërish problemin me rritje të çmimeve dhe ndërkohë kompanitë që i takonin atij segmenti humbasin shumë para”, tha Antoni Peshev, Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Ngrirje e çmimeve pritet të ketë edhe për fruta-perimeve dhe vendimi do të merret në fund të javës. Raporti i Ministrisë së Bujqësisë ka arritur në Qeveri dhe pritet deri të premten të analizohen edhe të dhënat e drejtorisë së Doganave. Se cilat produkte të frutave dhe perimeve dhe me çfarë çmime do të ngrihen, do të bëhet e ditur deri të dielën. Ndërkaq, për produktet e mishit të përpunuar, të cilat janë të varura nga importi, akoma nuk ka sinjale se kur mund të ngrihen çmimet me zbritje, dhe nuk dihet a do të bëhet muaj të festave kur konsumi është rritur dukshëm.

Lajme të ngjashme

Gjithsej 44 raste të reja të kollës së keqe, numri i përgjithshëm i të prekurve arrin në 597

Suad Avdiu

Oda Ekonomike kërkon që të vazhdohet projekti për korridoret

Suad Avdiu

76-vjeçarja mashtrohet për 380 mijë denarë, nga një mashkull që iu paraqit si inspektor policie!

Suad Avdiu