Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ekspertë të BE kanë inspektuar bizneset në Shqipëri, Rama: Thertoret problem!

21 Prill, 2026

Haradinaj: Kurti po tallet me Kosovën

21 Prill, 2026

BDI: Qeveri e paaftë, antishqiptare dhe antieuropiane! Proksi i fundit rus në Ballkan

21 Prill, 2026

Janevska: Ligji për arsimin e lartë nesër shkon në procedurë qeveritare

21 Prill, 2026

Kriza me karburantet, mblidhen ministrat e Transportit të BE-së

21 Prill, 2026

Gaza ka nevojë për më shumë se 70 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme për rimëkëmbje

21 Prill, 2026

Përballja mes Veliajt e Dados, kryebashkiaku kërkon që gjyqi në administrative të transmetohet LIVE

21 Prill, 2026

Zbulohet “laboratori” i drogës në Shkup

21 Prill, 2026

LSDM: Qeveria e Mickoskit i lë qytetarët vetëm përballë krizës globale

21 Prill, 2026

Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju në vitet në vijim

21 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 21 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rama nderon sportistët elitare, kampionë bote dhe Europe, që kanë përfaqësuar Shqipërinë në sporte të ndryshme

TV NewsBy TV News28 Mars, 2023 Sport Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shtatë sportistë të talentuar shqiptarë, kampionë bote dhe Europe, të cilët kanë përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet të lartë në disiplina si peshëngritje, ski, mundje, boks, bilardo e bodybuilding, u nderuan sot nga kryeministri Edi Rama me medaljen e Yllit të Madh të mirënjohjes Publike si shprehje e respektit dhe mirënjohjes ndaj punës së palodhur dhe përkushtimit të tyre në sport.

 

Kryeministri Rama i mikpriti sportistët në një ceremoni të posaçme të zhvilluar në sallën e hartave në Kryeministri, ku iu dorëzoi atyre medaljet e mirënjohjes, respektivisht “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” për peshëngritësit Briken Calja e Erkand Qerimaj dhe mundësin Zelimkhan Abakarov. Ndërsa “Ylli i Mirënjohjes Publike” për  Eklent Kaçin, skiatoren Lara Colturi, boksierin Alban Beqirin dhe bodybuilding Gentiana Beqa.

Kryeministri tha se në aspektin e vlerësimeve për sportistët që marrin tituj, qeveria ka një politikë financiare që praktikisht i fut sportistët elitarë në nivelin e parë europian për sa i përket mbështetjes financiare, ndërsa theksoi se  në vijim, do të shtohet edhe një  mbështetje për periudhën stërvitore speciale, për t’u dhënë mundësinë këtyre sportistëve që të stërviten në kushte optimale, së bashku me trajnerët e tyre për gjithë periudhat e nevojshme.

 

E këtu me këtë rast dua të shtoj po ashtu se ne jemi shumë të vendosur që ta thellojmë mbështetjen për sportistët elitarë njëkohësisht me mbështetjen për lëvizjen sportive në shkolla. Janë dy binarë në të cilët ne do të vazhdojmë të çojmë përpara sportin duke marrë në konsideratë nevojat e sportistëve elitarë, jo vetëm të kampionëve, por edhe të atyre që kanë potencialin për tu kthyer në kampionë.

Kemi parë bashkë me kryetarin e Komitetit Olimpik vlerësimin për të cilin nuk ka nevojë ta bëj siç bëra për të tjerët sepse pastaj do duhej të mbaja një fjalim më vete, që sot ne kemi në aspektin e vlerësimeve për sportistët që marrin tituj, një politike financiare që praktikisht i fut sportistët tanë elitarë në nivelin e  parë europian përsa i përket mbështetjes financiare. Pa diskutim jemi të parët në rajon, pa diskutim jemi të parët në raport me shumë vende që kanë kampionë botërorë në këto disiplina dhe duam të vazhdojmë ta bëjmë këtë duke shtuar një mbështetje për periudha stërvitore speciale sepse aty ka akoma një boshllëk, për t’ju dhënë mundësinë që të stërviten në kushte optimale bashkë me trajnerët e tyre për gjithë periudhat e nevojshme në ato parametra siç ishte rasti dhe siç është rasti i Luizës që kishte nevojë për stërvitje në mijëra metra mbi nivelin e detit dhe kështu me radhë.

Lexuar: 97

Lajme te ngjashme

Distria nuk ndalet, rrëmben të artën e 11-të – reagimi prekës i trajnerit Kuka pas finales

Aliu, Elezi dhe Muadini bashkë për fitoren e madhe të Kf Kumanovës

Limaj shpërthen ndaj atyre që e ofenduan Muriqin: Vedat mos u mërzit, kësi lloj bërlloga fyen dhe etiketuan edhe UÇK-në

Muriqi: Kualifikimi në Botëror do të jetë si Pavarësi e dytë për Kosovën

Pronarët e NBA votojnë PO për zgjerimin e mundshëm me 2 skuadra të reja

​Suksesi i Kosovës çon peshë serbët, çuditërisht kërkojnë dënimin e Kosovës nga UEFA dhe FIFA

Lajmet e fundit

Ekspertë të BE kanë inspektuar bizneset në Shqipëri, Rama: Thertoret problem!

21 Prill, 2026

Haradinaj: Kurti po tallet me Kosovën

21 Prill, 2026

BDI: Qeveri e paaftë, antishqiptare dhe antieuropiane! Proksi i fundit rus në Ballkan

21 Prill, 2026

Janevska: Ligji për arsimin e lartë nesër shkon në procedurë qeveritare

21 Prill, 2026

Kriza me karburantet, mblidhen ministrat e Transportit të BE-së

21 Prill, 2026

Gaza ka nevojë për më shumë se 70 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme për rimëkëmbje

21 Prill, 2026

Përballja mes Veliajt e Dados, kryebashkiaku kërkon që gjyqi në administrative të transmetohet LIVE

21 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.