Autor: TV News

Fitim Susuri është tashmë zyrtarisht futbollist i skuadrës së Lirisë. Me fanellën bardhë e zi mbi supe dhe me zemrën plot përkushtim, Suso është gati të japë maksimumin për FC Liria. ‘GazetaBlic Sport’ raportoi më herët për këtë transferim, i cili i jep forcë të shtuar skuadrës nga Prizreni. The post Fitim Susuri edhe zyrtarisht tek Liria appeared first on GazetaBlic.

Read More

Skuadra e Dritës ka prezantuar fanellat e reja. ‘Intelektualët’ e kanë bërë këtë gjë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan GazetaBlic Sport. Kujtojmë që Drita përfaqëson Kosovën në këtë edicion në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Read More

Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, po përgatitet të festojë ditëlindjen e tij të 18-të. Ngjarja për Yamalin pritet të jetë larg një feste tipike dhe po aq e jashtëzakonshme sa vetë lojtari. Festa për ditëlindjen e 18-të të Yamalit do të shndërrohet në një spektakël, duke kombinuar luksin, muzikën, por edhe diskrecionin në një nivel të lartë. Detajet e festës po mbahen sekret, por ka pasur zëra se ishulli i Ibizës do të presë eventin. Gazetari Victor Navarro zbuloi se ftesat tashmë janë dërguar te një listë e zgjedhur me kujdes e të ftuarve VIP, ndërsa vendndodhja aktuale…

Read More

Kosovare Asllani vazhdon të jetë udhëheqëse e dëshmuar tek kombëtarja e femrave të Suedisë. Asllani do të luajë si titullare e padiskutueshme në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian ndaj Danimarkës, shkruan GazetaBlic Sport. Kosovarja do ta mbajë shiritin e kapitenes dhe do të kërkojë golin e radhës me fanellën suedeze, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 18:00. /GazetaBlic Sport/

Read More

Arsenali është gati t’i bëjë një ofertë prej 90 milionë eurosh Real Madridit për Rodrygon pas Kupës së Botës për Klube, raportoi AS. Për momentin, anësori i djathtë brazilian po i lë në plan të dytë negociatat me “Topçinjtë” dhe po përqendrohet te Kupa e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara. Real Madridi do t’i dëgjojë të gjitha ofertat që mbërrijnë për Rodrigon, por në këtë fazë, Valdebebas nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare. /GazetaBlic Sport/

Read More

Dashi Nëse do vijoni të silleni në mënyrë agresive kundrejt personave të caktuar, vetëm sa do të përkeqësoni gjendjen tuaj emocionale. Përpiquni të qetësoheni dhe të mbani veten nën kontroll. Demi Ka gjasa të viheni në qendër të vëmendjes gjatë ditës së sotme. Përdoreni këtë për të arritur atë çfarë dëshironi. Pranoni komplimentet dhe ndihuni krenarë për atë çfarë jeni. Binjakët Përkushtojuni më shumë ëndrrave tuaja. Bisedoni me një mikun/miken tuaj dhe ndani shqetësimet që mund të keni. Sa i përket jetës në çift, do të kaloni momente mjaft të bukura gjatë kësaj dite. Gaforrja Nëse vërtet doni të krijoni…

Read More

Sipas L’Equipe në Francë, sulmuesi i Paris Saint-Germain, Marco Asensio, ka refuzuar një transferim prej 15 milionë eurosh te Fenerbahce, kështu që Milani është në bisedime për ta transferuar atë. 29-vjeçari spanjoll kaloi gjashtë muajt e fundit në huazim te Aston Villa dhe kontrata e tij me PSG-në skadon vetëm në qershor të vitit 2026. Fenerbahce kishte parë ofertën e tyre të pranuar nga klubi për 15 milionë euro, përfshirë bonuse të lidhura me performancën, por L’Equipe këmbëngul se lojtari nuk është i kënaqur me idenë e transferimit në Superligën Turke. /GazetaBlic Sport/

Read More

Kushtrim Gashi është transferimi i ri i skuadrës së Dukagjinit. Mesfushori i mirënjohur rikthehet në futbollin kosovar dhe do ta vazhdojë karrierën tek skuadra nga Klina, transmeton GazetaBlic Sport. Gashi ka një karrierë të pasur me disa klube si FC Prishtina, FC Ballkani, KF Vëllaznimi, Besa dhe Istogu, kurse së fundmi ishte pjesë e asaj nga Ulqini, Otrant-Olympic.

Read More