Autor: TV News
Kombëtarja e Kosovës sot do ta zhvillojë pa diskutim, njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme histori që prej pranimit në UEFA. Kosova ndeshet me Slloveninë në Ljublanë, dhe të paktën një barazim ia siguron vendin në Play Off për Botërorin e vitit të ardhshëm. Një dështim i Zvicrës në anën tjetër për ta mposhtur Suedinë, lë të hapur mundësinë edhe për një ‘finale’ në Prishtinë për kualifikim direkt në Botëror. Kosova nuk ka probleme me lëndime, përderisa te Sllovenia pritet të mungojë Benjamin Sesko, sulmuesi i Manchester United. Para ndeshjes dje kanë folur edhe trajneri Franco Foda dhe sulmuesi Vedat…
Para takimit jetik për të dy kombëtaret, foli selektori i Sllovenisë, Matijaz Kek. Ai ka thënë se Kosova ka kualitet, teksa kërkon ndihmën e tifozëve në stadium. “Kjo ndeshje ka rol të madh pasi është fundi i kualifikimeve. Duhet të jemi të vetëdijshëm që në stadiumin e stërmbushur, të kemi përgjegjësi. E respektojmë shumë kualitetin që ka Kosova, por ne mendojmë për gjërat tona pozitive. Jemi të vetëdijshëm për përgjegjësitë që i kemi. Uroj të kemi ndihmën e tifozëve. Këto janë ndeshje ku kërkohet karakter në fushë. Jam shumë i sigurt se do të jemi të mirë nesër”, ka deklaruar…
Detaje tronditëse janë zbuluar rreth atentatit të ndodhur pranë Rinasit, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani. Ky incident ka ngritur shumë pyetje mbi sigurinë dhe përfshirjen e zyrtarëve në këtë ngjarje të rëndë. Një nga aspektet më shqetësuese të këtij rasti është ndërprerja e energjisë elektrike në zonën ku ndodhi atentati. Klodiana Lala, një nga analistet e njohura, ka theksuar se OSHEE kishte njoftuar banorët për një remont në datën 24, duke lënë zonën në një black out total. Kjo situatë ka ngritur dyshime mbi mundësinë e një planifikimi të mirëfilltë të ngjarjes. Një tjetër detaj…
Kryeministri i vendit, Edi Rama, mëngjesin e sotëm mori pjesë në konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve). Mbledhja më e madhe e mbikëqyrësve të sigurimeve, zhvillohet për herë të parë në rajonin e Ballkanit. Shefi i qeverisë theksoi se ndryshimet klimatike, kërcënimet kibernetike, apo katastrofat natyrore janë sfida që i prekin të gjithë, ndaj kërkojnë zgjidhje novatore dhe bashkëpunim qtë përbashkët mes vendeve. “Industria e sigurimeve është përballë një sfide të jashtëzakonshme dhe po kështu është përballë zgjedhjeve shumë të vështira në një përpjekje për të rikthyer rrezikun rezistent dhe në një siguri të përbashkët”, theksoi…
Kafeina është një substancë që gjendet në kafe, çaj dhe disa ilaçe kundër dhimbjes, dhe mund të ketë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e dhimbjeve të kokës. Studimet tregojnë se kafeina ndihmon duke ngushtuar enët e gjakut në tru dhe duke përmirësuar efektin e analgjezikëve si paracetamoli ose aspirina. Një sasi prej rreth 100 deri në 150 miligramë mund të ndihmojë në uljen e simptomave, sidomos në dhimbjet e tipit “tension” ose në fazat e hershme të migrenës. Megjithatë, përdorimi i tepërt i kafeinës mund të ketë efekt të kundërt dhe të shkaktojë dhimbje koke nga varësia ose ndërprerja…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur qe SPAK të hetojë Deputetin e PD Arajn Ndoja. Kjo çështje ishte regjistuar në vitin 2023 nga ana e Prokurorisë së Tiranës, por kjo e fundit bëri kërkesë për pushim të çështjes. Gjykata e Tiranës për shkak të funksionit të tij si deputet, ka shpallur moskopetencen dhe ja ka kaluar dosjen Gjykatës së Posaçme si organi kopetent. Gjyqtari Erjon Çela ka vendosur që nis hetimet SPAK në lidhje me ketë çështje/vizionplus.tv
SPAK ka marrë të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi. Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene bën me dije se ajo akuzohet për “Perdorimi i funksionit publik per veprimtari politike”, parashikuar nga neni 328/a/3 te Kodit Penal.Lexo edhe :Related Posts Majlinda Bufi është kallëzuar në SPAK nga PD për dy vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Më herët SPAK ka marr të pandehur edhe kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 5 vartësit e tij, hetimet për të cilët u shtynë edhe për 3 muaj të tjerë.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në njësinë 2 në Tiranë, ku po flet për buxhetin 2026. Ai u ndal tek pensionistët, duke thënë se mbështetja ekstra për pensionet do të shkojë në shifrën 1.7 miliardë euro. Ndërkohë shtoi se bonusi i fundvitit do të fillojë shpërndarjen që nga fillimi i muajit dhjetor. Sa i përket rritjes së pensioneve, kreu i qeverisë deklaroi se rritja e çdo janari që vjen do të jetë dyfishi i vitit paraardhës. Rama: Më në fund kemi arritur atë që kemi dashur të bëjmë prej kohësh, rritjen e mbështetësve për pensionistët që faktikisht do të zënë pjesën…
Paga mninimale do të rritet në 500 euro, nga 1 janari i 2026. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një takim me banorët e njësisë nr.2. Në fjalën e tij, kryeministri tha se përfitues të rritjes së pagave do të jenë të gjithë të punësuarit në Shqipëri, qofshin ata në sektorin shtetëror, por edhe ata në sektorin privat. Branda mandatit të 4-ërt shtoi Rama, paga minimale do të shkojë deri në 700 euro. “Paga minimale do të rritet në 500 euro nga janari. Nuk do të jetë rritja e parë. Do të jetë një rritje që do të shkojë…
Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka shënuar fitoren e dytë në kualifikueset për Kampionatin Evropian. Djelmoshat e udhëhequr nga Afrim Tovërlani, shënuan fitore në udhëtim ndaj Qipros, me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline. Serin e golave e hapi sulmuesi Eliot Bujupi, në minutën e 16-të. Leon Frrokaj u tregua i sakt nga pika e bardhë në minutën 45+4, duke dyfishur rezultatin. Bujupi në minutën e 61-t1% shënoi golin e dytë personal, derisa fitoren e vulosi Lendrit Shala, në 90+1. Pas katër ndeshjeve, Kosova ka grumbulluar 7 pikë në Grupin A, duke u renditur në vendin e tretë, me dy pikë më pak…
