Autor: TV News
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Juventus – Milan. Rezultati pas 45 minutave të parë është 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport. Raste kishte në të dyja anët, por që rrjetat mbeten të paprekura në ‘Allianz Stadium’, duke veçuar një iniciativë pak më të madhe të ‘Zonjës së Vjetër’. Do të mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë. /GazetaBlic Sport/ The post Juventus – Milan, përfundon pjesa e parë në derbin e Italisë appeared first on GazetaBlic.
Në këtë ndërtesë marrin ndihmë personat me aftësi të kufizuara mendore. Megjithatë disa pacientë këtu, dyshohet se u mashtruan nga udhëheqësja e kësaj qendre së bashku me djalin e saj. Prapa meje gjendet shtëpia e shëndetit mendor në komunën e Deçanit, drejtoresha e kësaj qendre është arrestuar një ditë më herët së bashku më djalin e saj, nën dyshimet se kanë keqpërdorur disa kartela bankare të pacientëve. Kurse këtë të shtunën Policia e Kosovës dha detaje shtesë. “Më 17.01.2025 janë arrestuar një mashkull dhe një femër nën dyshimin se të në bashkëveprim me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për…
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Obiliqit. Hamza e ka quajtur këtë qytet si zemër energjetike të Kosovës, ku ditë e natë punohet për t’i dhënë dritë dhe ngrohje krejt vendit tonë. “Në Obiliq, në zemrën energjetike të Kosovës, aty ku ditë e natë punohet për t’i dhënë dritë dhe ngrohje krejt vendit tonë. Ky qytet që i jep shumë Kosovës, meriton ma mirë!Çdo votë për numrin 131 është votë për Kosovën që mundet ma mirë. #PDK131”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Rrjeti social TikTok mund të jetë së shpejti jo funksional për më shumë se 170 milionë përdorues amerikanë, për shkak të vendimit të Gjykatës së Lartë për ta ndaluar atë. Gjykata tha se se rreziku për sigurinë kombëtare që vjen nga lidhjet e rrjetit TikTok me Kinën, i kapërcen shqetësimet për kufizimin e lirisë së shprehjes. Përdorimi i rrjetit social TikTok mund të jetë në orët e fundit në Shtetet e Bashkuara, pasi Gjykata e Lartë mbështeti unanimisht ligjin federal që e ndalon duke filluar nga e diela, nëse kompania e saj mëmë me seli në Kinë, nuk e shet…
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, gjatë takimit me banorët e Gurrakocit në Istog, ka theksuar se qytetarët e Kosovës kërkojnë një drejtim të qartë dhe seriozitet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Abdixhiku ka deklaruar se LDK është e vetmja forcë politike që mund të ofrojë këtë drejtim dhe ta kthejë Kosovën në një shtet të fuqishëm dhe të qëndrueshëm. Një nder projektet që Abdixhiku prezantoj për këtë zonë, është zhvillimi i turizmit malor në zonën e Moknës, duke e kthyer këtë vend në një destinacion të rëndësishëm turistik. Ai ka…
Milaim Zeka, mbrëmë ka hyrë në BBVK, për 24 orë. Menjëherë pas hyrjes së tij, Milaimi i tregoj Xhenetës se ku ndodhet Gjesti, duke i thënë: “Gjesti ndodhet në Londër.” Kjo deklaratë e tij shkaktoi një reaksion të fortë tek Xheneta, e cila filloi të pyes disa herë, duke mos i besuar fjalëve të tij. Gjatë diskutimeve të tyre, tensioni ndërmjet dy personazheve u rrit, duke shtuar kuriozitetin e publikut mbi këtë situatë intrigante. Ajo që është e qartë është se ky moment ka sjellë në pah dinamikën e marrëdhënieve brenda shtëpisë së BBVK-së. Publiku tashmë po spekulon se çfarë…
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka uruar Hysni Gucatin për zgjedhjen si kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Kuvendin e pestë zgjedhor. Krasniqi tha se me përvojën, vendosmërinë dhe përkushtimin e tij, të drejtat e veteranëve do të mbrohen fuqishëm. “Me përvojën, vendosmërinë dhe përkushtimin e tij të dëshmuar, jam i bindur se të drejtat e veteranëve do të mbrohen fuqishëm dhe dinjitetshëm. PDK do të jetë gjithmonë në krah të atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës”, shkroi Krasniqi. Hysni Gucati është zgjedhur sot në krye të OVL-së së UÇK-së,…
Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian (EU MVZ) ka filluar punën për zgjedhjet parlamentare të Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjatë një konference për media, shefja e Misionit të BE-së, Nathalie Loiseau, njoftoi se ky është misioni i shtatë i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë. Loiseau theksoi se prania e Misionit ka për qëllim të vëzhgojë dhe vlerësojë nëse procesi zgjedhor respekton ligjin e Kosovës, standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e mëhershme. Misioni, i cili është misioni i vetëm ndërkombëtar me prani afatgjatë për këto zgjedhje, do të përfshijë mbi 100 vëzhgues të…
Dy gjykatës të njohur të Gjykatës Supreme të Iranit janë vrarë në një sulm në selinë e kësaj gjykate, thanë zyrtarët. Viktimat janë identifikuar si Ali Razini dhe Mohammad Moghiseh. Një gjykatës tjetër po ashtu është plagosur gjatë sulmit që ndodhi në Pallatin e Drejtësisë në Teheran. Zyra për media e gjyqësorit të Iranit raportoi se një person i armatosur ishte “infiltruar në Gjykatën Supreme në një akt të planifikuar për vrasjen e dy gjykatësve. Motivi i sulmit ende nuk është i qartë. Hetimi fillestar gjeti se sulmuesi nuk kishte ndonjë rast gjyqësor para kësaj gjykate dhe as lidhje të…
Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni Gucatit, në krye të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Kandidatë për kryetar të OVL-UÇK-së, ishin Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Ky i fundit mori 112 vota, Ndërsa, Nasim Hardinaj 95 vota. Në një fjalë rasti, Hysni Gucati tha se kandidaturën e tij për kryetar e shpalli për të vazhduar përkushtimin tij në mbrojtje të vlerave të luftës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai u zotua se do të kryej punën me dinjitetin…
