Autor: TV News

Analisti Dardan Gashi ka kritikuar LDK-në për mënyrën se si ka kontribuar në ngritjen e Vetëvendosjes si një parti të fuqishme politike, duke e quajtur atë një parti të “rrugës dhe rebeluese”. Sipas Gashit, koalicioni i vitit 2014 e ndihmoi Vetëvendosjen të arrijë një nivel më të lartë politik. “Vetëvendosjen pikërisht LDK-ja e ka etabluar si parti të civilizuar prej një partie që ka qenë kryesisht e rebeluar, e rrugës. E cila nuk ka marrë pjesë as jetën politike, drejtpërdrejtë në institucione. Me VLAN (koalicioni i vitit 2014 LDK, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma) Vetëvendosja është ngritur në nivelin e partive…

Read More

Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar se çështja mes Nismës Socialdemokrate dhe Vetëvendosjes për një koalicion për krijimin e qeverisë së re “është e kryer”, duke e shprehur këtë me “siguri të thellë”. Kjo deklaratë ka ngjallur reagim nga përfaqësuesi i Nismës, Fatmir Matoshi, i cili e ka kundërshtuar pretendimin e Ramabajës. “Çështja me Nismën është e kryer. Dhe këtë them bukur me siguri të thellë…”, ka thënë Ramabaja. Matoshi, në “Debat Plus”, ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për ndonjë marrëveshje mes dy partive dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë ftesë apo takim me Vetëvendosjen për…

Read More

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, do të vizitojë Kosovën të mërkurën, ku do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, takimi mes Osmanit dhe Lammy-t do të zhvillohet në orën 08:25. “Në orën 08:25, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas Presidentja Osmani dhe Sekretari Lammy, do të deklarohen për media”, thuhet në njoftim. 

Read More

Dy skuadrat nga Londra, Arsenal dhe Fulham përballen sonte në Premier League. Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport. Janë mësuar tashmë formacionet zyrtare: Arsenal XI: David Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Lewis-Skelly; Odegaard, Partey, Rice; Nwaneri, Mikel Merino, Martinelli. Fulham XI: Leno; Castagne, Andersen, Cuenca, Diop, Robinson; Berge, Lukic; Adama Traoré, Smith Rowe; Raúl Jiménez. /GazetaBlic Sport/

Read More

Përveç si i dyshuar për keqpërdorim me rezerva shtetërore, procesi deri tek emërimi i Irfan Lipovicës në pozitën e drejtor të Përgjithshëm të Drejtorisë së Akreditimit, në MINT po del të jetë shoqëruar me parregullsi. Organizata të shoqërisë civile në Kosovë, kanë kërkuar anulimin e vendimit të qeverisë, për emërimin e tij për shkak të shkeljes së Ligjit për Zyrtarët Publikë nga ana e Ministrisë, duke përfshirë në listën e ngushtë kandidatë që nuk i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në shpalljen e konkursit. “Qysh në nëntor të vitit të kaluar ne kemi reaguar që ky proces të anulohet sepse…

Read More

Ana, një nga figurat më të njohura të Big Brother VIP Kosova, ka publikuar një foto të re në Instagram e cila po merr vëmendjen e të gjithëve. Në këtë imazh, ajo shfaqet e veshur me pijama të kuqe, duke mbajtur një filxhan kafe. Bukuria e saj e veçantë vjen në një moment relaksimi, duke pasqyruar një jetë të thjeshtë dhe të qetë. Ajo mori pelqime te shumta per pamjen perfekte./InfoKosova/

Read More

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë fituese në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, pretendojnë se ky subjekt mund t’i sigurojë votat për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Ndërkohë që dy parti opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate nuk kanë vendosur vija të kuqe për koalicione. Asnjëra nga partitë politike nuk ka mjaftueshëm vota për të formuar e vetme Qeverinë e re. LVV-ja, por edhe tri subjektet tjera politike shqiptare që renditen pas saj, llogarisin në komunitetet…

Read More

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka deklaruar se pengesa kryesore për krijimin e një koalicioni opozitar janë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Nisma Socialdemokrate. Në një intervistë në emisionin FIVE të Dukagjinit, sipas tij, në këtë moment, zgjidhja më e duhur për Kosovën është formimi i një qeverie nga partitë ish-opozitare. “Penguesi kryesor aktual i mos ndërtimit të një koalicioni opozitar është LDK-ja. Pastaj është Nisma. Mund të na del gjatë rrugës edhe AAK ose PDK-ja. Aktualisht janë këto dyja. Unë nuk jam me opozitën, bile bile, qysh edhe dini gjatë fushatës filluan të na akuzojnë që…

Read More

Pas hedhjes së dy granatave në objektin e Postës së Kosovës në Zveçan, ish-zyrtarë të sigurisë kanë theksuar se për parandalimin e sulmeve të tilla, Policia e Kosovës duhet të mbështetet në inteligjencë. Ish-koloneli i Policisë, Rrahman Sylejmani, në FIVE të Dukagjinit, ka deklaruar se thjesht shtimi i pranisë policore nuk mjafton për të parandaluar veprime të tilla kriminale, sidomos në zona si veriu i vendit. “Vetëm me shtimin e Policisë në ato zona nuk ka gjasa, apo janë në minimumit, që të parandalohen apo të nxinen veprat. Aty kryekëput, për këtë zonë të veriut dhe zona të ngjashme, ku…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur seancën konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill. Seanca konstituive shënon fillimin e punës së Kuvendit të ri dhe pritet të përfshijë zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Kryesisë, si dhe betimin e deputetëve të zgjedhur. “Presidentja Osmani thërret seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datën 15 prill Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës…

Read More