Autor: TV News
Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Duke u rikthyer në vendin që krijoi një karrierë, Suedia është shtëpia e kujtimeve të bukura për Xhenetën. Ajo ka shprehur vazhdimisht dashurinë e saj për këtë vend dhe për të gjitha momentet e çmuara që ka kaluar atje me ata që do. Xheneta shumë herë ka treguar se Suedia sjell shumë kujtime të bukura për të, pasi i kaloi me personat e zemrës. Një vend që për të është sinonim i dashurisë dhe lumturisë. Ajo ka ndarë me ndjekësit…
Ministria e Financave e Kinës ka njoftuar të mërkurën se do të vendosë tarifa shtesë për mallrat amerikane nga 10 prilli. Sipas njoftimit, do të ketë tarifë prej 84% ndaj mallrave amerikane, raporton Reuters. Vendimi vjen në ditën kur kanë hyrë në fuqi tarifat e Trumpit ndaj shteteve që kanë tarifa të larta ndaj produkteve amerikane. Kina është më e goditura, me 104% tarifë, e cila është rritur të martën për shkak se Kina nuk i është përgjigjur pritjes së presidentit Trump që shteti aziatik të kërkojë bisedime tregtare.
Bafte Shala, një nga këngëtaret më të njohura të momentit, ka shkaktuar përsëri bujë me foton e saj më të fundit në Instagram. Në këtë postim, ajo shfaqet me një teshë të hapur dhe një palë xhinse që theksojnë linjat e saj trupore, duke e bërë atë vëmendjen kryesore të rrjetit social. Çdo herë që ajo publikon, ndjekësit e saj presin me padurim për të parë si do të duket. Pamja e saj e veçantë në këtë foto na tregon se Bafte është me të vërtetë një artiste që di të tërheqë vëmendjen. Kjo foto tregon se ajo është edhe…
Pas disa javësh konsultimesh intensive mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian dhe industrive përkatëse, BE-ja miratoi të mërkurën masat hakmarrëse ndaj tarifave të vendosura nga SHBA për çelikun dhe aluminin evropian. Shtetet anëtare të BE-së ranë dakord për vendosjen e tarifave 25% për një gamë të gjerë produktesh amerikane si: bademi, lëngu i portokallit, mishi i pulës, soja, çeliku dhe alumini, duhani dhe jahtet – një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj tarifave amerikane prej 25% për importet nga BE-ja që hynë në fuqi më 12 mars. Këto janë masat e para hakmarrëse nga Evropa në luftën tregtare të nisur…
Prishtina triumfon ndaj Dritës dhe bën një hap të madh drejt finales së madhe të Kupës së Kosovës. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 0 me 1, me Mujën që realizoi golin e vetëm, shkruan GazetaBlic Sport. Trajneri Arsim Thaqi e fillon mbarë aventurën tek skuadra nga kryeqyteti dhe madje skuadra e tij luajti me një lojtar më pak për një pjesë të madhe të ndeshjes, pasi që Ardian Limani u përjashtua me karton të kuq. Ndeshja kthyese zhvillohet më 23 prill në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /GazetaBlic Sport/
Këto shenja të zodiakut tërheqin sukses financiar deri më 13 prill 2025, pasi Venusi të kthehet në një kurs të drejtë te Peshqit. Kohët e rishikimit, si ajo që sapo përjetuam, janë koha më e mirë për të menduar për hapat tanë të ardhshëm dhe për të planifikuar për të ardhmen. Në ditët në vijim do të ketë mundësi që do të rrisin kapitalin tuaj financiar, ndaj përqendrohuni në atë që mundeni dhe filloni të veproni sipas asaj që dini se do t’ju sjellë më shumë pasuri. BinjakëtBëhuni gati për të ndërmarrë veprime. Mërkuri është tashmë në lëvizje direkte tek…
Sulmet ruse me dronë në qytetet ukrainase të Dnipros, Harkivit dhe Kramatorskut në orët e vona të 8 prillit kanë lënë të plagosur dhjetëra persona dhe kanë shkaktuar dëme në disa ndërtesa të banuara, thanë zyrtarët lokalë. Serhiy Lysak, guvernator i rajonit të Dnipropetrovskut, tha se “Dnipro ka pësuar më së keqi” nga sulmet ruse, të kryera gjatë natës. Sipas tij, të paktën 15 persona janë plagosur dhe shumica nga ta janë në gjendje të rëndë. Lysak shtoi se sulmi në Dnipro ka dëmtuar 15 shtëpi private dhe dhjetëra automjete. Sipas tij, nga sulmet ruse janë dëmtuar dhjetëra ndërtesa biznesore,…
Rrëfimi i fundit i Feros në rrjetet sociale ka shkaktuar një reagim të fuqishëm në mesin e ndjekësve të tij. Ai shprehu zhgënjimin dhe dhimbjen e tij si baba i vajzës së tij të mitur, Nina Shabani, duke zbuluar se nuk ka pasur kontakt me të që nga tetori i kaluar. Në një deklaratë publike, ai thekson se ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar komunikim dhe për të takuar vajzën e tij përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan. Fero e akuzon avokaten Blinera Osmani, motrën e Presidentes së Kosovës, se ka shkelur premtimin për të mundësuar kontaktin…
Rebelët jemenas, Huthi, thanë se një numër personash janë vrarë gjatë një sulmi ajror në Hodeida një ditë më parë. Rebelët Huthi – që janë të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – fajësuan Uashingtonin për këtë sulm. “Numri i viktimave nga agresioni amerikan në Hodeida është rritur në tetë dhe janë 16 të plagosur, teksa operacionet për largimin e rrënojave po vazhdojnë”, raportoi televizioni i rebelëve jemenas, Al-Masirah, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë. Një ditë më herët, Ministria e Shëndetësisë e rebelëve jemenas tha se katër fëmijë dhe dy gra ishin vrarë. Sipas mediave të rebelëve Huthi, sulmi…
Real Madrid ka veç 4% shanse për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, sipas Opta Analyst. Los Blancos, të cilët janë kampionët aktual të Champions League, u mposhtën 3-0 nga Arsenali të martën mbrëma. Topçinjtë arritën një fitore të madhe në Emirates, falë dy golave mahnitëse nga Declan Rice dhe një të Mikel Merino. Ata tani do të udhëtojnë në Bernabeu me një epërsi të rehatshme përpara ndeshjes së dytë. Opta tani i ka dhënë Arsenalit një shans prej 96% për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Klubi i Premierligës nuk ka luajtur në gjysmëfinale të kompeticionit që nga viti…
