Autor: TV News
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj “flotës në hije” të Iranit. Sanksionet godasin një individ dhe grupe me seli në Indi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, anijet e të cilëve kanë transportuar naftë iraniane. Departamenti amerikan i Thesarit tha se shtetasi indian me bazë në Emirate, Jugwinder Singh Brar, është sanksionuar. Sipas Thesarit, ai ka kompani transportuese me një flotë prej pothuajse 30 anijesh. “Anijet e tij janë përfshirë në transportin e rrezikshëm nga anija në anije të naftës iraniane në ujërat pranë Irakut, Iranit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit të Omanit”, tha Thesari përmes një…
Me stil i ulët jetese dhe zakone të këqija të të ngrënit, gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga lëvizjet e parregullta të zorrëve. Ka shumë arsye që mund të çojnë në kapsllëk, duke përfshirë stresin dhe problemet me tretjen, por zakonet e këqija të të ngrënit janë fajtori më i madh. Pra, ekziston një grup ushqimesh që mund t’ju ndihmojnë të reduktoni simptomat e kapsllëkut. Megjithatë, konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni kapsllëk kronik. Luleshtrydhet Luleshtrydhet njihen për aftësinë e tyre për të forcuar sistemin imunitar, sepse janë të pasura me vitaminë C. Sasia e lartë e fibrave të…
Bashkimi Evropian(BE) ka njoftuar se tre deri në pesë megafabrika të reja të pajisura me superkompjuterë të mëdhenj do të hapen në Evropë si pjesë e një plani prej 20 miliardë eurosh për të zhvilluar një gjeneratë të re të modeleve të inteligjencës artificiale (AI), duke hapur derën për ndryshime në ligjin e tij që rregullon teknologjinë, raporton The Guardian. Duke shpallur strategjinë për kthimin e Evropës në një “kontinent të inteligjencës artificiale”, nënkryetarja e Komisionit Evropian, Hena Virkunen, ka thënë se qëllimi i planit është ta bëjë Evropën më konkurruese, më të sigurt dhe teknologjikisht sovrane. BE-ja ka filluar…
Tottenham dhe Eintracht Frankfurt përballen pas pak në Europa League. Kjo ndeshje vlen për fazën çerekfinale të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube në Evropë. Një numër i madh i tifozëve të skuadrës mysafire kanë udhëtuar në Angli, duke krijuar atmosferë të jashtëzakonshme. Ja pamjet: 📢💯#SGE | #TOTSGE | #UEL pic.twitter.com/gxwqVTATvZ — Eintracht Frankfurt (@Eintracht) April 10, 2025
Të dielën aktori Osman Azemi ka pësuar një aksident me veturën e tij. Vetura e aktorit të njohur për arsye ende të paqarta ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar tërësisht jashtë rrugës, në një kanal anësor. Pak pas aksidentit, ai është dërguar me urgjencë në spital, ku është nënshtruar ekzaminimeve të plota për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore. Incidenti ka shkaktuar shqetësim të madh tek adhuruesit e tij dhe të gjithë ata që e njohin aktorin për talentin e tij të veçantë. Për fat të mirë, pas katër ditëve, Indeksonline mëson se gjendja shëndetësore e Osman Azemit është…
Australia ka refuzuar të enjten propozimin e Kinës për të punuar së bashku për të kundërshtuar tarifat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), duke thënë në vend të kësaj se do të vazhdojë të diversifikojë tregtinë e saj dhe të ulë varësinë e saj nga Kina, partneri i saj më i madh tregtar. “Ne nuk do të mbajmë dorën me Kinën në lidhje me asnjë garë që po zhvillohet në botë,” tha zëvendëskryeministri Richard Marles për Sky News, duke iu referuar propozimit të ambasadorit kinez që vendet të “bashkojnë duart” në tregti, raporton Reuters përcjell Dukagjini. “Ne nuk po e…
Britney Spears është ndarë nga partneri i saj, Paul Richard Soliz, sipas raporteve të fundit nga Page Six. Pas një periudhe të shkurtër bashkëjetese, çiftin duket se i ka zënë një tjetër valë ndarësh, e cila tashmë është e dyta pas një rikthimi të shpejtë. Kjo ndarje e papritur ka shqetësuar ndjekësit dhe fansat e saj, të cilët e kanë ndjekur me vëmendje jetën e saj personale. Sipas burimeve të afërta me çiftin, ndarja e dytë, tashmë e përfunduar, ndodhi në muajin shkurt, pas disa muajsh të kaluar së bashku në shtëpinë e Britney-t në lagjen e njohur Thousand Oaks…
Rusia gjatë natës ka sulmuar me dronë kryeqytetin ukrainas, Kievit dhe qytetin jugor të Mykolaiv, duke lënë të plagosur të paktën 12 persona. Autoritetet lokale kanë thënë se dy gra janë plagosur në kryeqytet, pasi që dronët rus sulmuan ndërtesat e banimit. Nga ana tjetër, forcat ajrore ukrainase kanë thënë se kanë rrëzuar 85 nga 145 dronët e nisur nga Rusia gjatë sulmit të saj gjatë natës. Sipas ushtrisë ukrainase 49 dronët e tjerë nuk arritën objektivat e tyre me gjasë për shkak të kundërmasave të luftës elektronike, raporton Reuters përcjell Dukagjini. Autoritetet regjistruan 30 dronë në hapësirën ajrore mbi…
Skuadra e Llapit ka triumfuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Drenicës. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport. Një gol i Arbër Bytyqit dhe një autogol nga Antonio Marku vendosen rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Ndeshja kthyese zhvillohet më 24 prill në stadiumin ‘Bajram Aliu’. /GazetaBlic Sport/
Kina i ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Pekini është i vetëdijshëm se shtetasit e tij po rekrutohen për të luftuar për Rusinë në luftën në Ukrainë. Zelensky tha të mërkurën se autoritetet ukrainase kanë të dhënat për 155 shtetas kinezë që po luftojnë përkrah Rusisë, pas një videoje të publikuar nga ushtria ukrainase, e cila pretendon se ka kapur dy mercenarë kinezë në lindje të Ukrainës. Të enjten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, tha se “ne do i këshillojmë palët përkatëse që ta njohin rolin e Kinës në mënyrë të…
