Autor: TV News
Raundi i parë i bisedimeve midis Iranit dhe SHBA-së në Oman ka përfunduar dhe të dy delegacionet janë dakorduar të takohen sërish javën e ardhshme, raporton agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA. Të dy palët kanë shkëmbyer qëndrimet e tyre mbi programin bërthamor të Iranit dhe mundësinë e heqjes së sanksioneve ndaj Republikës Islamike përmes ministrit të Jashtëm të Omanit, “në një atmosferë konstruktive të bazuar në respektin e ndërsjellë”, sipas raportit të medias shtetërore. “Pas më shumë se dy orë e gjysmë negociatash indirekte, krerët e delegacioneve iraniane dhe amerikane folën për disa minuta në praninë e ministrit të…
Prishtina e ka mposhtur me rezultat të thellë prej 0-4 Suharekën ’23 në xhiron e 28-të të Superligës së Kosovës në futboll. “Plisat” kaluan në epërsi në minutën e 39-të të ndeshjes me anë të Limanit, i cili realizoi me kokë, ndërsa më të nisur pjesa e dytë, Gallapeni e dyfishoi epërsinë në minutën e 51-të. Limani shënoi sërish për Prishtinën, duke i çuar shifrat në 0-3, kurse për rezultatin përfundimtar u përkujdes në minutën e 78-të. Vetëm një minutë më vonë, Prishtina mbeti me një lojtar më pak, pasi me karton të kuq u përjashtua realizatori i dy golave,…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ndihet “në formë shumë të mirë”, pasi iu nënshtrua kontrollit të parë mjekësor prej se u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar. Trump, 78 vjeç, iu nënshtrua kontrollit mjekësor, i cili përfshiu teste kardiake dhe të shëndetit mendor, 11 prill në Qendrën Mjekësore Walter Reed në periferi të Uashingtonit. Ai u tha gazetarëve në avionin presidencial se “u përgjigja saktë në çdo pyetje” në testin për shëndetin mendor dhe shtoi se jo vetëm që ka “zemër të mirë” por ka edhe “shpirt shumë të mirë”. “Mendoj se shkoi mirë”, tha…
Learta Jakupi, një nga blogeret më të njohura në rrjetin social Instagram, ka shkëlqyer në postimin e saj më të fundit nga qyteti romantik, Paris. Ndërsa pozon para Kullës Eiffel, ajo tregon se si stili dhe eleganca mund të shpërfaqen në çdo hap të aventurës. Me një kombinim të guximshëm të veshjeve, Learta ka arritur të magjepsë ndjekësit e saj dhe të mbledhë shumë komente pozitive për estetikën e saj. Pamjet që ajo ndan janë një dëshmi e një qasjeje moderne dhe sofisticuar në jetën e përditshme. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të mbështetur frymën e udhëtimeve dhe…
Në përditshmërinë e sotme dixhitale, ne jemi vazhdimisht duke shtypur në kompjuterë dhe telefona inteligjentë dhe herë pas here shkruajmë disa shënime ose një listë blerjesh me dorë. Ne dërgojmë letra rrallë, dhe shumë më shpesh email. Në epokën dixhitale, tani na duket jashtëzakonisht e mundimshme shkrimi i teksteve të mëdha me dorë. Ne mësojmë të shkruajmë në fëmijëri dhe secili person zhvillon dorëshkrimin e tij unik. Por pa rutinë dhe kontroll, shkrimi ynë dobësohet. Problemet me shkrimin kanë qenë prej kohësh një problem social që nuk shqetëson vetëm studentët, siç pretendohet shpesh. Shoqata Gjermane për Arsim dhe Trajnim ka…
Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, ka kaluar përsëri kufirin shtetëror pavarësisht urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij prej institucioneve qendrore, për t’iu bashkuar tubimeve në Beograd, të cilat po mbahen në mbështetje të qeverisë së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kjo s’është hera e parë që Dodiku kundërshton urdhrat e gjykatës. Në fund të marsit, ai ishte larguar nga Bosnja drejt kryeqytetit izraelit të Tel-Avivit, për të marrë pjesë në një konferencë kundër antisemitizmit. Largimi i atëhershëm i Dodikut shkaktoi reagim të Policisë Kufitare në Bosnjë-Hercegovinë, pasi me urdhër të drejtorit Mirko Kupresakoviq u nis hetim…
Mike Maignan dhe Jimenez kishin një përplasje të fortë kokë me kokë në ndeshjen Udinese – Milan. Ekipi mjekësor intervenoi, portieri është dërguar me urgjencë për trajtim në spitalin e Milanos, transmeton GazetaBlic Sport. Ishte më të vërtetë një përplasje shumë e fuqishme, fatmirësisht të dy futbollistët kishin vetëdije. Në fakt, Jimenez u ngrit dhe ishte në gjendje ta vazhdonte ndeshjen. Ja pamjet – VIDEO.
Vjosa, blogerja dhe modelja e njohur nga Prishtina, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të ri në Instagram. Ajo shfaqet e veshur me një fustan të verdhë elegant, që thekson format e saj në mënyrë fantastike. Me një stil të veçantë dhe një ndjesi të fortë për modë, Vjosa ka arritur të krijojë një imazh që është i njohur dhe i pëlqyer nga ndjekësit e saj. Fustani i saj i verdhë, i cili i përshtatet trupit, është rrafshuar për të krijuar një pamje të mrekullueshme. Ndërsa ajo pozon në një lëkundëse, sfondi i gjelbër e bën…
Zyrtarët iranianë dhe ata amerikanë do të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë rreth programit nuklear të Teheranit zyrtar gjatë ditës së shtunë, teksa presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar për veprime ushtarake nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje. Sipas raportimeve, delegacionet e të dyja vendeve kanë mbërritur në qytetin e Muscatit në Oman, transmeton agjencia e lajmeve Reuters. Ekipi iranian udhëhiqet nga ministri i Punëve të Jashtme, Abbas Araqchi, ndërsa ekipi amerikan kryesohet prej të dërguarit të posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Në mandatin e tij të parë si president, Trumpi kishte tërhequr SHBA-në nga një marrëveshje e…
AC Milan e ka realizuar edhe golin e tretë ndaj Udineses. Theo hernandez ka shënuar në minutën e 74-të, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati tashmë është 0 me 3. Ja pamjet – VIDEO. The post Gol i mrekullueshëm nga Theo Hernandez, Milani ‘vulos’ fitoren ndaj Udineses appeared first on GazetaBlic.
