Autor: TV News
Shpesh ndodhin gjëra të cilat njeriu nuk mendon se mund të ndodhin. Një surprizë e papritur ka rikthyer vëmendjen drejt katër këngëtarëve të njohur shqiptarë, mes të cilëve veçantinë e mban Rovena Stefa. Gjatë muajve të fundit, publikimi i lajmeve mbi lidhjen e saj me ish-bashkëshortin e Drenusha Latifit, Atillën, ka sjellë një valë reagimesh në median sociale dhe te fansat. Pra, kush do të kishte menduar se do të ndodhte diçka e tillë? Që nga përfundimi i reality show-t ‘Big Brother VIP Kosova’, ku çifti filluan të shfaqin sinjale të afërsisë, kanë kaluar disa javë. Sigurisht, këto sinjale filluan…
Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është shumë e famshme për efektet dhe krizat e vazhdueshme që shkakton dhe njihet si një nga dhimbjet më të forta të kokës. Mund të shkaktojë ditë të tëra pa gjumë dhe një sërë simptomash të tjera të cilat vijnë prej dhimbjes së vazhdueshme. Kur kjo dhimbje mbaron, duket sikur edhe efekti i saj ka mbaruar gjithashtu, por jo gjithnjë është kështu. Sipas ekspertëve kjo sëmundje i shkakton trupit një sërë dëmesh të tjera të cilat nuk kanë lidhje me dhimbjen…
11 lojtarë janë në rrezik të suspendimit në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Bayern Munichut të mërkurën mbrëma, që është ndeshja e fundit në kompeticion përpara se të fshihet numri i kartonëve të verdhë. Interi pret Bayernin për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve sonte mbrëma. Nerazzurrët kanë një avantazh 2-1 para fillimit falë golave të Lautaro Martinez dhe Davide Frattesi në Allianz Arena të martën e kaluar. Pesë nga lojtarët e Nerazzurrëve të Simone Inzaghit morën kartonë gjatë ndeshjes së parë ndaj Bayernit, gjë që i vë dy prej…
Kosova është përfshirë në listën e Bashkimit Evropian prej shtatë vendesh që konsiderohen “të sigurta”, në përpjekje për të përshpejtuar kthimin e migrantëve, dhe duke e bërë më të vështirë për qytetarët e atyre vendeve të kërkojnë azil në bllok, raporton AFP. Komisioni Evropian tha se po propozon që Kosova, Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia të shpallen si “vende të sigurta të origjinës”. “Shumë shtete anëtare po përballen me një numër të madh aplikimesh të papërpunuara për azil, ndaj gjithçka që mund të bëjmë tani për të mbështetur marrjen më të shpejtë të vendimeve për azil është thelbësore”,…
Luana Vjollca e ka demonstruar tërë potencialin e saj si moderatore, por tani ajo ofron diçka të re që e bën të rrëzojë rrjetin. Përmes disa pamjeve nga palestra, ajo ka arritur të mahnisë dhe të impresionojë ndjekësit e saj, duke treguar se çdo angazhim kërkon përkushtim edhe në aspektin personal. Ajo ka postuar disa fotografi në llogarinë e saj, ku duket mjaft e angazhuar në stërvitje, duke përshkruar me detaje format e saj trupore dhe lëvizjet dinake. Këto pamje nuk janë vetëm një përshkrim vizual, por gjithashtu një nxitje për të gjithë ata që ndjekin stilin e saj të…
Sipas raportimeve të Sky Sports Germany, Real Madridi është duke përgatitur një lëvizje të bujshme për sulmuesin e Manchester City-t, Erling Haaland, por vetëm në rast se Vinicius Junior largohet gjatë merkatos së verës. Ylli brazilian ende nuk ka rinovuar kontratën me “Los Blancos” dhe spekulimet për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite janë shtuar së fundmi. Me një ofertë të majme në horizont, largimi i tij po bëhet gjithnjë e më i mundshëm. Në anën tjetër, Haaland ka rinovuar së fundmi kontratën me kampionët në fuqi të Premier League, duke u lidhur me City-n deri në vitin 2034.…
Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 u organizua një dasmë. Gjesti dhe Egli Tako kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë dhe celebrimi u bë nga Ledion Liço. Të ftuar kanë qenë opinonistët, Arbëri dhe Neda si dhe disa ish-banorë të këtij formati. Laert Vasili dukej se kishte pirë pak […] The post Ndjekësit të shqetësuar për gjendjen e Laertit, kjo është arsyeja appeared first on InfoKosova.
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka folur për “Sky Sport” në prag të sfidës së kthimit ndaj Bayern Munich, e cila do të zhvillohet sonte mbrëma në “San Siro”, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Kampionët në fuqi të Italisë në duelin kthyes kundër ‘Bavarezëve’ hyjnë me avantazhin prej 2-1, të arritur në ndeshjen e parë të zhvilluar një javë më parë në ‘Allianz Arena’. Megjithatë, tekniku italian mendon se skuadra e tij nuk duhet të bazohet tek rezultati i lojës së parë. “Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Nuk duhet të marrim…
Gerta Gixhari, një nga ish-banorët e Big Brother VIP Albania 4, ka bërë një analizë të thellë mbi eksperiencën e saj në shtëpi dhe marrëdhëniet me banorët e tjerë, duke përfshirë motrën e saj Olta Gixhari. Ajo shpjegoi se si rivaliteti me Rozanën ishte një faktor i rëndësishëm brenda shtëpisë, por gjithashtu zbuloi tensione të tjera që kishte përjetuar me Laertin. Gjatë një interviste, Gerta u pyet nëse mendon se Rozana ishte kundërshtarja më e fortë e saj në lojë. “Pa dyshim, ajo ka qenë një nga kundërshtarët më të forta, por për mua ka pasur edhe situata shumë më…
Këtë vit, Bashkimi Evropian pritet të ashpërsojë mekanizmin e pezullimit të vizave, duke ia bërë më të lehtë Brukselit të heqë regjimin pa viza për qytetarët e 61 vendeve që aktualisht e gëzojnë atë – përfshirë të gjitha vendet aspirante për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor, si dhe Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Propozimi për të shtuar më shumë arsye në mesin e atyre ekzistuese për pezullimin e udhëtimit pa viza ishte iniciuar nga Komisioni Evropian qysh në vitin 2023, dhe Këshilli i BE-së – i cili përfaqëson 27 vendet anëtare – e miratoi qëndrimin e tij për këtë çështje…
