Autor: TV News

Në moshën 40-vjeçare, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë një nga ikonat më të njohura globale, një figurë që tejkalon sportin dhe futbollin. Ai ka ndërtuar jo vetëm një karrierë të shkëlqyer sportive, por gjithashtu një perandori biznesi që fascinon çdo entuziast të tregtisë dhe sipërmarrjes. Një nga arritjet më të mëdha të tij është marka CR7, e cila përfshin një varg produktesh që variojnë nga veshjet dhe këpucët deri te parfumi dhe hotelet luksoze. Suksesi i kësaj marke është rezultat i një strategjie të kujdesshme dhe vizione të qartë, duke e pozicionuar Ronaldo-n si një lider jo vetëm në fushën…

Read More

Hailey Bieber ka ndarë së fundmi një përditësim mbi shëndetin e saj, duke zbuluar se aktualisht po përballet me dy kiste në vezore. Më 21 prill 2025, modelja 28-vjeçare postoi një foto të barkut të saj në Instagram Stories me mbishkrimin: “Aktualisht kam 2 kiste në vezore. Nëse përballeni me cista në vezore, jam me ju!”. Kjo deklaratë ka shkaktuar shqetësim dhe mbështetje të gjerë nga ndjekësit e saj, të cilët janë të vetëdijshëm për sfidat shëndetësore me të cilat përballen shumë gra. Kjo nuk është hera e parë që Hailey përballet me këtë problem shëndetësor. Në vitin 2022, ajo…

Read More

Trajneri i Milan, Sergio Conceicao, e ka pranuar të martën se fati evropian i “Rossonerëve” varet tashmë vetëm nga suksesi në Coppa Italia. Me skuadrën që ndodhet gjashtë pikë larg zonës evropiane në Serie A dhe pa shpresë për një vend në Champion League, Conceicao ka theksuar rëndësinë jetike të përballjes së së mërkurës ndaj Inter, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Coppa Italia. “Është një ndeshje e rëndësishme për të gjithë: lojtarët, klubin dhe tifozët, dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë,” është shprehur Conceicao në konferencën për shtyp. “Për fat të keq, nuk kemi më mundësi në kampionat,…

Read More

Spektakli i madh i finales së “Big Brother VIP Albania 4” ka shkaktuar jo vetëm emocione, por edhe debate të nxehura dhe situata të papritura që kanë ndezur rrjetin social. Një nga momentet më të përfolura kishte të bëjë me interaksionin mes Eglit dhe motrës së Gjestit, duke bërë që publiku të mbetet i habitur nga zhvillimet e fundit. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, kamerat kapën një skenë ku Egli, me një çehre miqësore, i dërgon një puthje nga larg motrës së Gjestit. Ky veprim dukej i zakonshëm, por reagimi i saj ishte krejtësisht ndryshe. Ajo e ktheu shpinën dhe shfaqi…

Read More

Kur mbyllni ose hapni sytë në një dhomë shumë të errët, ndonjëherë mund të vini re modele dhe rrotullime të ndryshme ngjyrash apo edhe si ndezje dritash. Cilat janë ato forma të çuditshme lundruese që shihni ndonjëherë kur mbyllni sytë? Njolla të vogla të indeve, një koleksion proteinash dhe rruazash të kuqe të gjakut, shkruan IFL Science. Disa probleme me shikimin mund të shkaktohen nga një gjendje mjekësore dhe nëse keni probleme të shpeshta, mund të dëshironi të shihni një mjek. Shumica e njerëzve përjetojnë halucinacione vizuale të padëmshme kur sytë e tyre janë të mbyllur, të cilat janë rezultat…

Read More

Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao, tha se do të jetë në gjendje të llogarisë në Kyle Walker dhe Ruben Loftus-Cheek në gjysmëfinale kundër Interit për Kupën e Italisë. Milan dhe Inter takohen nesër në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport. “Ne duhet të luajmë një ndeshje perfekte, duam t’u japim tifozëve një tjetër trofe. Nesër Milani do të jetë konkurrues dhe me ambicie të mëdha. Kjo do të jetë një ndeshje themelore për ne”, tha Conceicao. Trajneri i Milanit foli edhe për formacionin që do të përdorë në Derby della…

Read More

Reuters Pas vdekjes së Papa Françeskut, siç njoftoi Vatikani të hënën, katolikët romakë në mbarë botën do të fillojnë të hamendësojnë se cili nga kardinalët me rroba të kuqe do ta pasojë atë. Duke pasur parasysh natyrën e emërimeve të kardinalëve që Françesku bëri gjatë papatit të tij, do të ketë padyshim pritshmëri që pasardhësi i papës argjentinas të jetë një tjetër joevropian, dhe se, mu sikur Françesku, ai të jetë një tjetër progresist, e kundërta e krahun konservator të kishës. Megjithatë – procesi i zgjedhjes së papës, që do të nisë pasi Françesku të jetë varrosur – është tepër…

Read More

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me një veturë luksoze, të markës ‘Mercedes’ nga tipi më i ri. “Faleminderit bashkëshorti” ishin fjalët e Andrrës. Ky veprim tregon edhe një herë lidhjen e fortë mes tyre dhe mënyrën si Sinani zgjedh ta shprehë dashurinë për partneren e tij. Shiko postimin:

Read More

Varrimi i Papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill, në orën 10:00 në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, njoftoi Vatikani të martën. Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare. Ai vdiq nga sulmi në tru dhe si pasojë nga dështimi i pakthyeshëm i zemrës, tha Vatikani. Papa Françesku konfirmoi në testamentin e tij të fundit se dëshironte të varrosej në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe në Romë dhe jo në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ndryshe nga shumë papë të mëparshëm. Të martën, Vatikani publikoi fotografitë…

Read More