Autor: TV News
Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Valbona Mhilli, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas një interviste të sinqertë në emisionin “Në shtëpinë tonë”. E ftuar për të rrëfyer përvojën e saj brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, Valbona foli hapur për emocionet, sfidat dhe thashethemet që e kanë ndjekur pas daljes nga formati. Një nga temat që mori vëmendje të veçantë gjatë intervistës ishte një thashethem që qarkulloi fort në rrjete sociale dhe në media pas daljes së saj nga “BBVA 4” – pretendimi se ajo kishte lënë një lidhje jashtë për të hyrë…
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar homologut të tij rus, Vladimir Putin, që të ndalet. Duke reaguar për sulmin e së enjtes mbi Kiev, si pasojë e të cilit kanë mbetur të vdekur nëntë persona dhe të plagosur mbi 70, përfshirë fëmijë, Trumpi ka thënë se kjo nuk ishte e nevojshme. “Nuk jam i kënaqur me sulmet ruse në Kiev. Nuk ishte e nevojshme, dhe koha shumë e keqe. Vladimir, NDALU! 5.000 ushtarë në javë vdesin. Le ta përfundojmë Marrëveshjen e Paqes!”, ka shkruar Trumpi në Truth Social. SHBA-ja ka intensifikuar kohët e fundit përpjekjet për të arritur një…
Milani arriti në një fitore të theksuar 3-0 si mysafir kundër Interit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë të mëkurën mbrëma, që vulosi vendin e tyre në finale me një fitore të përgjithshme 4-1, e cila do të sigurojë gjithashtu një shumë të dobishme financiare për kuqezinjtë që ecin përpara. Si rezultat i fitores së tyre në San Siro, Milani pritet të fitojë të paktën 4.6 milionë euro për kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë. Kjo shifër do të rritet në rreth 7.1 milionë euro nëse kuqezinjtë vazhdojnë të fitojnë finalen në Stadio Olimpico. Milani fitoi…
Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, ka marrë vendim për t’i pezulluar pagesat nga buxheti në të gjitha nivelet në Bosnje për Aleancën e Socialdemokratëve të Pavarur, e cila udhëhiqet nga Millorad Dodiku, dhe për partinë politike Sërpska e Bashkuar, e cila është partnere në koalicion me partinë e Dodikut në entitetin Republika Sërpska. Duke folur në Sarajevë, Schmidt tha të enjten se pezullimi i financimit vlen për buxhetet në të gjitha nivelet – nga ai shtetëror, i entiteteve deri te ai komunal – duke theksuar se “veprimet kundër Marrëveshjes së Dejtonit kanë pasoja dhe se ai…
Angela Martini dhe bashkëshorti i saj kanë tërhequr sërish vëmendjen e rrjeteve sociale me një moment tejet romantik. Në një foto të publikuar së fundmi, bukuroshja shqiptare shihet pranë partnerit të saj, e përqafuar me shumë dashuri. Angela e ka dëshmuar shumë herë se është shumë e përmbushur në aspektin e dashurisë. Nga kjo pozë shihet qartë se bashkëshorti po e ruan me shumë dashuri.
Rreth 20 pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Republikës Sërpska (RS) u vendosën të enjten, më 24 prill, para qendrës administrative të Qeverisë së këtij entiteti në Sarajevën Lindore, një ditë pasi u pengua hyrja e pjesëtarëve të Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) në atë ndërtesë. Siç raporton reporteri i Radios Evropa e Lirë (REL), policët po pengojnë qasjen në ndërtesë, para të cilës ndodhet një grup gazetarësh, ndërkohë që nuk ka konfirmim zyrtar nëse presidenti i RS-së, Millorad Dodik, ndodhet brenda saj. Protokolli i presidentit të RS-së parashikon që ai të marrë pjesë të…
Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka qenë sensacion i këtij viti. Me 184 ditë izolim nga Big Brother Kosova në atë të Shqipërisë, ai rrëmbeu zemrat e të gjithë publikut. Gjesti, i njohur për natyrën e tij të këndshme dhe energjinë pozitive që sjell, ka bërë një ndikim të jashtëzakonshëm në botën e artit shqiptar. Ndonëse nuk ka kaluar akoma një javë që nga përfundimi i këtij reality shou, këngëtari pejan po vazhdon me angazhime të shumta. Ai ka arritur të tërheqë një numër të madh fansash, të cilët presin me padurim çdo shfaqje…
Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao ka folur pas fitores 0-3 ndaj Interit në Derby della Madonnina në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë arritën në finale pasi ndeshja e parë përfundoi 1-1 dhe portugezi dëshiron të fitojë një tjetër trofe pasi fitoi Superkupën në fillim të qëndrimit të tij. “Lojtarët po punojnë mirë. Ajo që më pëlqeu ishte qëndrimi, ambicia, forca e ekipit në të dyja fazat. Ne vuajtëm pak dhe ndoshta mund të kishim bërë më mirë në kundërsulme,” filloi Conceicao. “Në pjesën e dytë luajtëm në një nivel të lartë dhe meritojmë lëvdata. Nuk e treguam këtë në…
Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe më shumë se 60 janë plagosur në një sulm “masiv” me raketa në Kiev, sipas shërbimit të emergjencës shtetërore të Ukrainës. Është ndër sulmet më vdekjeprurëse në kryeqytetin e vendit ku po zhvillohet luftë trevjeçare, raporton BBC. Autoritetet ukrainase kanë lëshuar një alarm për një sulm me raketa teksa janë dëgjuar shpërthime në të gjithë kryeqytetin herët të enjten. “Rusia ka nisur një sulm masiv të kombinuar në Kiev”, ka njoftuar shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës në Telegram. “Sipas të dhënave paraprake, nëntë persona u vranë, 63 u plagosën”, ka shtuar shërbimi,…
Spektakli më jetëgjatë i humorit në Shqipëri, “Portokalli”, ka nisur sezonin e tij të 42-të, duke shënuar një tjetër kapitull në historinë 20-vjeçare të këtij emisioni të dashur për publikun. Krahas aktorëve të njohur që kanë qenë shtylla e suksesit të “Portokalli”-s ndër vite, këtë sezon shfaqen edhe fytyra të reja dhe personazhe të freskëta, të cilët premtojnë energji të reja, situata komike dhe histori që do të bëhen pjesë e çdo shtëpie shqiptare, brenda dhe jashtë vendit. Një nga momentet më të veçanta të kësaj jave do të jetë rikthimi i Bes Kallakut në skenën që e bëri të…
