Autor: TV News
Kryeministri Mark Carney u zotua se do të mposhtë Shtetet e Bashkuara sa i përket tarifave tregtare të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, pasi fitoi zgjedhjet në Kanada, duke udhëhequr Partinë e tij Liberale edhe për një mandat në qeverisje. Mbretëria e Bashkuar ka uruar Carneyn për fitoren, ndërkaq shefja e Bashkimit Evropian tha se blloku do të punojë me të “për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta demokratike” dhe do të punojë për një tregti të lirë dhe fer. Pas fushatës zgjedhore, të dominuar nga tarifat e vendosura nga Trumpi, Carney premtoi se do të udhëheqë “një rrugë…
Luani – Luani ka një vetëbesim të jashtëzakonshëm dhe i pëlqen të ndiejë sikur ka gjithmonë të drejtë. Për të, pranimi i një gabimi ndihet si një disfatë personale. Dhe kjo nuk shkon. Ai preferon ta mbajë imazhin e tij të paprekur sesa t’ju shikojë në sy dhe të thotë “më fal”. Nëse ai të mërzit dhe e kupton vërtet se është fajtor, do ta tregojë në mënyrën e tij, ndoshta me një gjest të papritur ose një dhuratë të madhe, por vështirë se do t’i dëgjosh fjalët “Më vjen keq, më vjen keq”. Akrepi – Akrepi ka thellësi të…
Të paktën 27 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës së kaluar, sipas autoriteteve shëndetësore lokale të kontrolluara nga Hamasi. Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende mbi këto raportime. Që nga përfundimi i armëpushimit me Hamasin muajin e kaluar, Izraeli ka kryer sulme të përditshme në territorin palestinez. Po ashtu, që nga fillimi i marsit, ka ndaluar hyrjen e të gjitha importeve, përfshirë ushqimin dhe produktet mjekësore, në përpjekje për të ushtruar presion mbi Hamasin që të lirojë pengjet. Organizatat humanitare paralajmërojnë se furnizimet po shterojnë dhe shumica e banorëve në Gaza po mbijetojnë…
Arne Slot do të ketë një nga buxhetet më të mëdha në historinë e Liverpoolit gjatë afatit kalimtar të verës, pohon The Telegraph. Pavarësisht fitimit të titullit të Premier Ligës, drejtuesit e Liverpool pritet të jenë shumë aktivë gjatë verës në një përpjekje për të arritur triumfin e 21-të në elitën angleze sezonin e ardhshëm, transmeton GazetaBlic Sport. Menaxhmenti i Liverpoolit ka qenë duke vlerësuar objektivat e transferimeve që kur ekipi i ri i drejtorit sportiv Richard Hughes dhe kryetarit të Fenway Sports Group, Michael Edwards, u emërua një vit më parë. Duke nënshkruar vetëm me Federico Chiesa dhe portierin…
Stephanie ka rikthyer sërish vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj me postimin e saj të fundit në Instagram. Në këtë foto, ajo shfaqet me një jumpers të lehtë rozë, që thekson linjat e saj trupore. Veshja e saj e zgjedhur ka bërë që shumë të flasin për kombinimin e saj të mrekullueshëm të modës dhe bukurisë. Përveç pamjes së saj mahnitëse, ajo përcjell një mesazh të fortë për të gjithë ndjekësit e saj. “I’m never too grown to learn new ways and unlearn bad habits” – ky citat flet për zhvillimin personal dhe përkushtimin që ajo ka ndaj vetes.…
Numri i viktimave nga shpërthimi masiv në portin kyç të Iranit, Shahid Rajaei, ka shkuar në 70, thanë autoritetet lokale. Ndërkaq, ministri i Brendshëm iranian fajësoi “neglizhencën” për incidentin, ku u plagosën më shumë se 1.000 persona. Eskandar Momeni deklaroi për televizionin shtetëror iranian në mbrëmjen e 28 prillit se “mosrespektimi i masave të sigurisë dhe pakujdesia” kishin shkaktuar incidentin, megjithëse nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi zjarrin në depot e materialeve të rrezikshme dhe kimike. Momeni tha se disa “fajtorë janë identifikuar dhe thirrur nga autoritetet” por nuk dha më shumë detaje. Mehrdad Hassanzadeh, drejtori i…
Mark Carney dhe Partia Liberale kanë shënuar një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet e përgjithshme në Kanada, duke përmbysur pritshmëritë dhe trendin global të humbjeve të qeverive ekzistuese. Fitorja e liberalëve erdhi në një kohë kur ofendimet e vazhdueshme të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Kanadasë dhe talljet për ta bërë atë “shtetin e 51-të të SHBA-së” kishin ngjallur ndjenja të forta patriotike tek votuesit kanadezë. Kjo ndihmoi në mobilizimin e mbështetjes për Carney-n dhe partinë e tij. Deri pak muaj më parë, Partia Konservatore e udhëhequr nga Pierre Poilievre kryesonte bindshëm në sondazhe, duke përfituar nga pakënaqësia me gjendjen…
Vetëm tetë ditë pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 4”, spektakli po përgatitet për një sezon të ri, dhe interesimi është në rritje të madhe. Moderatori Ledion Liço, që ka udhëhequr me sukses edicionet e fundit, ka hedhur poshtë shqetësimet lidhur me mungesën e një sezoni të pestë të këtij fenomeni televiziv. Ai ka komunikuar me fansat përmes një deklarate të fundit, duke theksuar se pas suksesit të pamohueshëm të episodit të kaluar, “Big Brother VIP Albania 5” është në prag të nisjes. Edhe pse ai nuk ka bërë të ditur një datë të saktë, informacione nga burime pranë…
Real Madridi humbi trofeun e Copa del Rey 2-3 pas kohës shtesë ndaj Barcelonës në një ndeshje dramatike të mbushur me tension. Detajet rreth finales vazhdojnë të dalin në mediat spanjolle. Radio Cadena SER raportoi se pati një përballje të nxehtë në dhomën e zhveshjes së Real Madridit pas ndeshjes në Seville. Për herë të dytë brenda po aq muajsh, Real Madridi humbi ndaj Barcelonës në një ndeshje për trofe. Finalja e ndeshjes u shënua nga sjellja skandaloze e Antonio Rüdiger. Gjerman, në një “moment çmendurie”, hodhi një shishe plastike drejt gjyqtarit dhe më pas vazhdoi të insistoi për një…
Mbi 99% e energjisë elektrike është rikthyer në Spanjë, pasi janë marrë të gjitha masat e nevojshme për rregullimin e problemit, ka njoftuar operatori spanjoll i energjisë, “Red Electrica”. Megjithatë, disa rajone në Spanjë vazhdojnë të jenë në gjendje emergjente që nga e hëna për shkak të ndërprerjeve të energjisë. Sipas autoriteteve, gjendja emergjente do të shpallet vetëm në ato rajone që e kërkojnë një gjë të tillë. Edhe në Portugali situata është përmirësuar ndjeshëm. Sipas qeverisë portugeze, gjatë natës energjia elektrike është rikthyer për 6.2 milionë shtëpi nga gjithsej 6.5 milionë. Sipas një grupi tregtar të energjisë elektrike në…
