Autor: TV News
Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trup sepse është përgjegjëse për pastrimin dhe detoksifikimin. Ky organ duhet të sforcohet sa më pak të jetë e mundur, dhe këtë do ta arrijmë duke konsumuar sa më shumë lëngje dhe një shumëllojshmëri frutash e perimesh. Është përgjegjës për pastrimin e gjakut, thithjen e lëndëve ushqyese dhe prodhimin e kimikateve që mundësojnë proceset normale trupore. Nëse mëlçia nuk funksionon siç duhet, kjo mund të ketë pasoja serioze dhe madje fatale për shëndetin. Sipas Klinikës së Clevelandit, mbajtja e ujit është simptoma më e zakonshme e mëlçisë së dhjamosur. Verdhëza ,…
Sara Gjordeni, moderatore e njohur dhe ish-miss globe, ka bërë një postim intrigues në Instagram që ka befasuar ndjekësit e saj. Ajo ka paralajmëruar se të dielën do të ketë një mysafir të veçantë në emisionin e saj, duke ngjallur kureshtjen e të gjithëve. “Personi i fundit që mund të mendonit se do të ishte!” ka shkruar ajo, duke e lënë publikun në pritje dhe me shumë pyetje. Kjo lëvizje tregon pjekurinë e saj në menaxhimin e kushteve të paparashikuara në televizion. Mysafiri misterioz mund të jetë dikush i njohur në botën e muzikës, apo ndoshta një figurë publike nga…
Ushtria izraelite tha më 3 maj se ka dislokuar forca në jug të Sirisë dhe trupat janë gati që të mbrojnë minoritetin druze, pas përplasjeve të fundit sektare. “Ushtria izraelite është e vendosur në jug të Sirisë dhe është e përgatitur të parandalojë hyrjen e forcave armiqësore në zonat e fshatrave druze”, thuhet në deklaratën zyrtare, pa sqaruar nëse kjo është një dislokim i ri apo duke dhënë detaje për numrin e trupave që janë në terren. Druze është një pakicë fetare në Siri, që praktikon një degë të islamit shiit. Ndërkohë, një zyrtar druze në provincën Sveida, që është…
Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit aktual. Në këto kushte, legjenda bavareze ka nisur të kërkojë për një aventurë të re, ku mund të vazhdojë karrierën. Pista e Fiorentinës është zbehur shumë kohët e fundit, por interesimet për Muller jo. Tashmë, janë plot 3 klube përtej oqeanit, nga SHBA që kanë interes serioz për të afruar në organikë një lojtar me eksperiencë si gjermani. San Diego, Chicago dhe Los Angeles FC janë tre klubet të cilat kanë nisur “garën” për Thomas Muller. Tashmë është në dorën e 35-vjeçarit, se cilit prej amerikanëve do t’i…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e refuzoi armëpushimin treditor të shpallur nga udhëheqësi rus, Vladimir Putin, duke e quajtur atë një shfaqje teatrale, por theksoi se Kievi është i gatshëm për një armëpushim të plotë. Rusia deri tani ka refuzuar një armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor, të propozuar nga Kievi dhe Uashingtoni, i cili po përpiqet të ndërmjetësojë dhënien fund të pushtimit trevjeçar rus të Ukrainës. “Kjo është më shumë një shfaqje teatrale nga ana e tij. Sepse në dy apo tre ditë është e pamundur të hartohet një plan për hapat e ardhshëm për t’i dhënë fund luftës”, tha Zelensky. Zelensy…
Shtëpia e aktorit të njohur Joaquin Phoenix, yll i filmit “Joker”, është bërë objekt i një incidenti të rëndë, pas vjedhjes së një SUV-je luksoze në Los Angeles. Më 28 prill 2025, një nga punonjësit e tij vuri re se automjeti i tij Volvo i vitit 2022, me vlerë rreth 60,000 dollarë, nuk ishte më në parkingun e shtëpisë së aktorit. Ky incident shqetëson jo vetëm fansat e tij, por edhe ata që ndjekin me kujdes ngjarjet në lagjet më të shtrenjta të qytetit. Menjëherë pas këtij zbulimi alarmant, punonjësi i Phoenix-it kontaktoi Departamentin e Policisë së Los Angelesit (LAPD)…
Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se nga sulmet izraelite gjatë natës në kampin e refugjatëve në Han Junis janë vrarë të pakën 11 persona, përfshirë tre fëmijë deri në 1 vjeç. Zëdhënësi i kësaj agjencie, Mahmud Bassal, raportoi për 11 viktima “pas bombardimeve në shtëpinë e familjes Al-Bayram në kampin në Han Junis” në jug të Gazës. Sipas tij, sulmi ndodhi në orën 03:00, sipas kohës lokale. Bassal tha për agjencinë AFP se tetë nga viktimat janë identifikuar se i përkasin familjes së njëjtë, përfshirë një vajzë dhe një djalë që ishin 1 vjeç, dhe një foshnje njëmuajshe.…
Nata mes të premtes dhe të shtunës ishte magjike për peshëngritjen kuqezi pasi në një arenë të rëndësishme siç është Botërori i Peshëngritjes për moshat deri në 17 vjeç, i cili po mbahet në kryeqytetin e Perusë, Lima, ka shkëlqyer peshëngritësja shqiptare Enkileda Carja. Kjo është hera e parë që Shqipëria fiton medalje ari për të rinjtë në një garë të tillë, me Carjan që është futur në histori. Peshëngritjsa ka dominuar në pedanë duke festuar titullin kampione bote duke vendosur tre rekorde evropiane. Carja fitoi medalje ari në peshën deri në 64 kg, por mori edhe medalje të bronztë…
Një 38-vjeçare ka mbetur e vdekur nga një mjet shpërthyes që kishte me vete e me të cilin planifikoi ta shpërthente një bankomat në Selanik të Greqisë. Por, para se të arrinte cakun mjeti i ka shpërthyer në duar, ka thënë policia greke. “Siç po shihet ajo kishte me vete një pajisje shpërthyese dhe planifikonte ta përdorte në një bankomat. Diçka shkoi gabim dhe shpërtheu në duart të saj”, ka thënë Policia, raportoi Reuters.
Keisi Medini, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, ka postuar një foto të re në Instagram që e ka lënë publikun pa fjalë. E njohur për stilin e saj unik dhe karizmën e jashtëzakonshme, ajo vazhdon të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Në këtë foto, Keisi shfaqet në një ambient urban, duke reflektuar energjinë e qytetit në një mbrëmje magjike. Veshja e saj e zgjedhur me kujdes, së bashku me një shprehje të qartë vetëbesimi, na befason të gjithëve. Fotografia është një shembull i shkëlqyer se si ajo kombinon elegancën dhe modernitetin. Publiku e ka pritur me…
