Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

26 Nëntor, 2026

Mbi 4.500 përfitues të parregullt të ndihmës sociale, Mickoski: Gjysmë miliard denarë shkonin çdo vit te personat që nuk kishin të drejtë

26 Nëntor, 2026

VLEN: 2.3 milionë euro u kthehen 26 mijë qytetarëve nga kreditë e shpejta

26 Nëntor, 2026

Filipçe për raportet me partitë shqiptare: Kemi kontakte, por as koalicion, as bisedime për zgjedhje

26 Nëntor, 2026

Brukseli i vendos kushte Ballkanit Perëndimor: Pa reforma, nuk ka anëtarësim në BE

26 Nëntor, 2026

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Medreseja e Shkupit shënon solemnisht festat e Nëntorit

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

A do të lëshojë pe Kurti për postin e kryeministrit?

TV NewsBy TV News21 Shkurt, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve. Pas verifikimit të 96.05% të votave, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka siguruar 40.90% të votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 22.29%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 17.42% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 7.42%.

Në bazë të këtyre përditësimeve, LVV do të ketë 47 deputetë, PDK-ja 25, LDK-ja 20 dhe AAK-Nisma 8 (5 AAK, 3 Nisma).

Avokati Shkëlzen Sopjani vlerëson se vetëm LVV dhe LDK nuk kanë përjashtuar një koalicion mes tyre, me LDK-në që ka lënë të kuptohet se mund të pranojë një qeveri me Vetëvendosjen nëse i takon posti i kryeministrit.

“Do ketë koalicion ose do ketë zgjedhje të reja. Me aq sa kam parë, dy parti që nuk e kanë përjashtuar koalicion me njëra tjetrën po mbeten VV-ja dhe LDK-ja. (Abdixhiku) ka lënë të nënkuptoj se derisa LDK-ja merr pozitën e kryeministrit janë të hapur për të hyrë në koalicion. Nëse bën veprime taktike Albini, në afatgjatë, edhe do ta linte. Sepse janë do procese të ndishme që s’kanë çare pa u ballafaquar kushdo që është kryeministri i ardhshëm. E kemi edhe një administratë të re të SHBA-ve, që nuk është shumë mirësjelljes ndaj mosveprimeve të partnerëve të saj. Këta punojnë më veprime dhe afate.

Dhe sfidat që i kemi përballë si Republikë e Kosovës, ndoshta edhe Albini do të ishte shumë i kënaqur me dhënë pozitën e kryeministrit. Sepse edhe ashtu është e nevojshme me pas një koalicion, me theks të veçantë një risi në politik të jashtme dhe qasjes ndaj partnerëve. E kemi parë se VV-ja, nuk është që ka treguar ndonjë rezultat, përkundrazi ka pas mos-rezultat në politikane  jashtme”, ka thënë Sopjani në FIVE të Dukagjinit.

Nga ana tjetër, Vullnet Bugaqku nga KDI thekson se Vetëvendosja, me mbështetjen e Nismës Socialdemokrate dhe komuniteteve jo-serbe, mund të arrijë numrin e nevojshëm të deputetëve për formimin e qeverisë.

“Me votat e NIismës dhe me votat e partitë të komuniteteve jo serbe mendoj që Vetëvendosja i ka së paku 61 ose 62 deputetë. Dhe mund të shkoj ne seancë dhe të filloj procesin e formimit të institucioneve. Nuk e shoh problematike nëse veç arrihet marrëveshja mes VV-së dhe Nisëm dhe i siguron pakicat e komuniteteve jo serbe”, ka thënë Bugaqku.

Edhe me Kurtin “do bashkëpunoj”, thotë Limaj

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në Debat Plus ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Albin Kurtin ose çdo qeveri të ardhshme, nëse kjo është në interes të Kosovës.

Ai nuk vendosi “vija të kuqe” për asnjë parti dhe u shpreh i hapur për diskutime mbi çështje nacionale.

“Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit tim që i shërben vendit. Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit, nëse kërkon ndihmën time në shërbimin të vendit. Gjithmonë (edhe nëse është Albin Kurti). Për këto tema nacionale, që jam duke folur, gjithë. Gjithë kam qenë”, ka thënë Limaj.

“Sa i përket kësaj me Limaj. Më shumë është një vetëofrim. Edhe pse nuk është shumë e qartë forma se si është shprehu ky vullnet. Më shumë e pashe si një vetë-afrim dhe një mirëseardhje nga disa eksponentët të VV-së. Nuk besoj që Limaj do të ene ndonjë ndryshim esencial edhe po t’i ofrohej VV-së”, ka shtuar avokati Sopjani.

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

Sot përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Bërnabiqit

Lajmet e fundit

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

26 Nëntor, 2026

Mbi 4.500 përfitues të parregullt të ndihmës sociale, Mickoski: Gjysmë miliard denarë shkonin çdo vit te personat që nuk kishin të drejtë

26 Nëntor, 2026

VLEN: 2.3 milionë euro u kthehen 26 mijë qytetarëve nga kreditë e shpejta

26 Nëntor, 2026

Filipçe për raportet me partitë shqiptare: Kemi kontakte, por as koalicion, as bisedime për zgjedhje

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.