Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gazetarja Llausha Zenuni fiton vendin e dytë në konkursin gazetaresk të OSBE-së

25 Nëntor, 2026

Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

25 Nëntor, 2026

Nga viti 2019 deri në tetor 2026 në Kosovë janë vra 33 gra, Gërvalla: Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës, raportojeni

25 Nëntor, 2026

Alta Banka sërish në Kuvend, LSDM kërkon interpelancë për Sllaveskin

25 Nëntor, 2026

BDI: VLEN-it i mungojnë argumentet juridike, prandaj zgjedh sulmet politike në vend të përgjigjeve

25 Nëntor, 2026

Halkbank e afron bankingun online edhe më shumë me përdoruesit që flasin gjuhën shqipe

25 Nëntor, 2026

VLEN i përgjigjet letrës së Ahmetit: Për 10 vjet miratuat tre ligje, por shqipen nuk e bëtë zyrtare dhe të barabartë në Maqedoni

25 Nëntor, 2026

Nga 1 dhjetori hynë në fuqi rregullat e reja për pushimin mjekësor në Maqedoni

25 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

25 Nëntor, 2026

Republika Serbe arreston Naser Oriqin, komandantin boshnjak në Srebrenicë

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rute: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do të ketë koalicion qeverisës

TV NewsBy TV News12 Shkurt, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca veri-atlantike po e ndjek me vëmendje procesin zgjedhor.

Pyetja nga gazetari i Televizionit Dukagjini, Mehmet Krasniqi, u fokusua në ndikimin që mund të kenë zgjedhjet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.

Rute u shpreh se, ndonëse rezultatet e zgjedhjeve janë ende preliminare dhe nuk ka pasur ende rezultate përfundimtare, nga këto rezultatet duket se do të formohet një koalicion qeverisës.

Kryeministri i ardhshëm, NATO pret përkushtim për sigurinë dhe dialogun me Serbinë

Megjithatë, ai shtoi se NATO do të punojë me çdo qeveri që formohet, duke potencuar rëndësinë e krijimit të një qeverie stabile në vend.

“Natyrisht se e ndjekim se çka po ndodh në Kosovë. Është një proces demokratik. Janë ende rezultate preliminare, deri më sot nuk ka rezultate përfundimtare të zgjedhjeve. Bazuar në rezultatet preliminare duket se do të ketë një koalicion qeverisës. Natyrisht ne do të punojmë me këdo që qeverisë me vendin. I urojmë suksese politikanëve kosovarë të sigurojnë që të jetë një qeveri stabile”, ka thënë Rute.

Në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se janë numëruar mbi 99 për qind të votave, ndërsa ende mbeten 11 vendvotime nga gjithsej 2533 pa u përfunduar procesimi. Deri tani, nga 2522 vendvotime të procesuar, Lëvizja Vetëvendosje është duke udhëhequr me 40.86 për qind të votave, ose 340 mijë e 541 vota. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës, me 22.04 për qind të votave, që përkthehen në 183 mijë e 661 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta, me 17.62 për qind dhe gjithsej 146 mijë e 815 vota. Koalicioni AAK-Nisma, konservatorët dhe intelektualët, ka siguruar 7.45 për qind të votave.

Vonesa në numërimin e votave – 11 vendvotime ende të paprocesuara

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave ka nisur të martën për kandidatët për deputetë në katër komuna. Ndërkohë, numërimi i mbi 84 mijë votave të diasporës pritet të fillojë në një fazë të mëvonshme.

Pas 5 orësh probleme teknike, vazhdon numërimi i votave për deputetë në Prishtinë

Lexuar: 23

Lajme te ngjashme

Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

Nga viti 2019 deri në tetor 2026 në Kosovë janë vra 33 gra, Gërvalla: Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës, raportojeni

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

Dita e Forcës, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!

Shqiptarja që mahniti Gjermaninë me inteligjencën e saj, kush është Mira Mezini që fitoi çmimin prestigjioz prej 3.2 milionë €

Lajmet e fundit

Gazetarja Llausha Zenuni fiton vendin e dytë në konkursin gazetaresk të OSBE-së

25 Nëntor, 2026

Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

25 Nëntor, 2026

Nga viti 2019 deri në tetor 2026 në Kosovë janë vra 33 gra, Gërvalla: Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës, raportojeni

25 Nëntor, 2026

Alta Banka sërish në Kuvend, LSDM kërkon interpelancë për Sllaveskin

25 Nëntor, 2026

BDI: VLEN-it i mungojnë argumentet juridike, prandaj zgjedh sulmet politike në vend të përgjigjeve

25 Nëntor, 2026

Halkbank e afron bankingun online edhe më shumë me përdoruesit që flasin gjuhën shqipe

25 Nëntor, 2026

VLEN i përgjigjet letrës së Ahmetit: Për 10 vjet miratuat tre ligje, por shqipen nuk e bëtë zyrtare dhe të barabartë në Maqedoni

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.