Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VLEN: “NJERËZIT E ARTANIT” U VERSULËN KUNDËR BDI-së

19 Gusht, 2026

Kosovari kapet me 43 orë të padeklaruara në Kroaci, gjobitet me 6 mijë euro

19 Gusht, 2026

Gati pesë mijë fëmijë janë në pritje për një vend në kopshtet publike të Maqedonisë

19 Gusht, 2026

Rasti i ri i vdekjes nga ethet e Nilit Perëndimor, pesë pacientë në gjendje të rëndë në kujdesin intensiv

19 Gusht, 2026

Bill Clinton feston 80-vjetorin e lindjes

19 Gusht, 2026

Pesë zjarre aktive në territorin e Maqedonisë

19 Gusht, 2026

Kumanova e paralizuar nga kaosi në trafik: Kolona 30-minutëshe, semaforë të fikur dhe vetëm një merimangë (Video)

19 Gusht, 2026

Përsëri radari i Listes së Shangait nuk e kap asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut !

19 Gusht, 2026

Tronditje në Ukrainë, ish-ministri i Mbrojtjes kërkon zgjedhje në kohë lufte

19 Gusht, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

19 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 19 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Luftërat në Izrael dhe Ukrainë në qendër të konferencës së sigurisë në Munih

Suad AvdiuBy Suad Avdiu16 Shkurt, 2024 Botë Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Politikanë, zyrtarë ushtarakë dhe diplomatë të lartë nga e gjithë bota mblidhen të premten në Munih në një konferencë të sigurisë që do të mbizotërohet nga luftërat në Izrael dhe Ukrainë, si dhe nga shqetësimet rreth angazhimit të Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur aleatët.

Nënpresidentja amerikane Kamala Harris, kancelari gjerman Olaf Scholz, dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy janë ndër zyrtarët më të lartë që marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, një mbledhje vjetore e përqendruar në fushat e mbrojtjes dhe diplomacisë.

Presidenti i Izraelit Isaac Herzog dhe kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh, gjithashtu pritet të marrin pjesë në konferencën, e cila fillon të premten dhe do të zgjasë deri të dielën në hotelin luksoz Bayerischer Hof, në qytetin jugor gjerman.

Konferenca zhvillohet ndërsa lufta në Rripin e Gazës midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas, në të cilën janë vrarë më shumë se 28,000 palestinezë dhe rreth 1,430 izraelitë, hyn në muajin e pestë dhe nuk po i shihet fundi.

Konferenca zhvillohet po ashtu pak para se agresioni rus në Ukrainë të hyjë në vitin e tretë.

Të dyja luftërat kanë nxitur frikën për përhapjen e mundshme rajonale.

“Bota është bërë më e rrezikshme”, i tha të mërkurën agjencisë së lajmeve Reuters Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron tha se zyrtarë nga vendet evropiane që ndihmojnë në financimin e territoreve të pushtuara palestineze dhe shtetet kryesore arabe dhe të Gjirit, do të takohen në kuadër të konferencës për të filluar diskutimin mbi të ardhmen për Izraelin dhe popullin palestinez, pas një armëpushimi të mundshëm.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjithashtu pritet të marrë pjesë.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz tha se do të shkelte në tokën gjermane për herë të parë për të mbajtur një fjalim kryesor në konferencë. Ai nuk e kishte bërë këtë më parë pasi u rrit në një familje të të mbijetuarve të Holokaustit.

“Do të bëj gjithçka për sigurinë e Izraelit, të ardhmen tonë dhe lirimin e pengjeve”, tha ai.

Ukraina në pritje të ndihmës amerikane

Presidenti ukrainas Zelenskiy pritet të kërkojë më shumë mbështetje për Ukrainën, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan po zvarritë miratimin e një paketë ndihme ushtarake shumë miliardë dollarëshe për vendin e tij.

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, tha se vonesa po ndjehet tashmë në fushën e betejës. “Mbështetja jonë është absolutisht thelbësore në arritjen e objektivave që ka Ukraina”.

Zyrtarët evropianë dhe amerikanë po paralajmërojnë gjithnjë e më shpesh për rrezikun që presidenti rus Vladimir Putin mund të sulmojë vendet e tjera nëse operacioni i tij ushtarak në Ukrainë del i suksesshëm.

Organizatorët thanë se asnjë zyrtar rus nuk u ftua në konferencë për të dytin vit radhazi, pasi ata nuk duken të interesuar për dialog kuptimplotë.

Hija e ish presidentit Trump

Konferenca mbahet në një periudhë kur angazhimi i Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur aleatët është vënë në dyshim, ndërsa shtohen gjasat që Donald Trump të fitojë një mandat të dytë.

Shqetësimet e tilla kanë rihapur diskutimet në Evropë për më shumë “autonomi strategjike”. Deri kohët e fundit, ideja u përkrah vetëm nga një grusht vendesh, veçanërisht Franca, por po fiton mbështetje dhe ka të ngjarë të trajtohet në konferencën e sigurisë.

Ish presidenti Trump, sugjeroi të shtunën e kaluar se Shtetet e Bashkuara nuk do të mbrojnë aleatët e NATO-s të cilët dështojnë të shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen, duke shkaktuar tronditje në Evropë.

Nënpresidentja Harris është planifikuar të mbajë atë që ndihmësit e kanë cilësuar një fjalim madhor mbi “rëndësinë e përmbushjes së rolit të Shteteve të Bashkuara në udhëheqjen globale”.

Zonja Harris gjithashtu ka të ngjarë të vëzhgohet nga afër për aftësinë e saj për të udhëhequr pasi një raport i prokurorit të Departamentit të Drejtësisë javën e kaluar e përshkroi presidentin Biden, 81 vjeç, “një burrë të moshuar me qëllime të mira dhe me kujtesë të dobët”. Donald Trump është 77 vjeç.

Çështje të tjera të mëdha ndërkombëtare do të shfaqen gjithashtu në konferencë, si konfliktet në Bririn e Afrikës si dhe marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Kinës./VOA/

Lexuar: 16

Lajme te ngjashme

Bill Clinton feston 80-vjetorin e lindjes

Tronditje në Ukrainë, ish-ministri i Mbrojtjes kërkon zgjedhje në kohë lufte

Rritja e të ardhurave nga biletat e kinemave nxitet nga filmat e suksesshëm vendas

Një anije greke goditet në Ngushticën e Hormuzit, një i vdekur

Shpërthime të fuqishme në Dubai, Emiratet aktivizojnë mbrojtjen ajrore!

ShBA dhe Kanadaja në bisedime për të shmangur tarifat 50 për qind

Lajmet e fundit

VLEN: “NJERËZIT E ARTANIT” U VERSULËN KUNDËR BDI-së

19 Gusht, 2026

Kosovari kapet me 43 orë të padeklaruara në Kroaci, gjobitet me 6 mijë euro

19 Gusht, 2026

Gati pesë mijë fëmijë janë në pritje për një vend në kopshtet publike të Maqedonisë

19 Gusht, 2026

Rasti i ri i vdekjes nga ethet e Nilit Perëndimor, pesë pacientë në gjendje të rëndë në kujdesin intensiv

19 Gusht, 2026

Bill Clinton feston 80-vjetorin e lindjes

19 Gusht, 2026

Pesë zjarre aktive në territorin e Maqedonisë

19 Gusht, 2026

Kumanova e paralizuar nga kaosi në trafik: Kolona 30-minutëshe, semaforë të fikur dhe vetëm një merimangë (Video)

19 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.