Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

30 Prill, 2026

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

30 Prill, 2026

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

30 Prill, 2026

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

30 Prill, 2026

Zv/Ministri i MASh, Driton Sulejmani viziton ShFK “Jeronim De Rada”

30 Prill, 2026

Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit

30 Prill, 2026

Vandalizëm në shkollë fillore, ndërpritet mësimi për mbi 1100 nxënës

30 Prill, 2026

“Maqedonët kanë probleme mes vete”, Hasani: Duan të na e lënë kopilin te dera!

30 Prill, 2026

Gjinekologu Muhamed Asani shkon në burg, pasi i njëjti i hoqi pacientes mitren, veshkën dhe vezoren, pa arsye!

30 Prill, 2026

VLEN: Po bashkohemi në një trup të vetëm politik, vetëm kështu mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve

30 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 1 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kovaçevski – Eskobar: Rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut mbështetet fuqishëm nga SHBA-të

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Shtator, 2023 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së punës në Nju Jork u takua me zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar.

Në takimin e kryeministrit Kovaçevski me përfaqësuesin e lartë të SHBA-ve, Eskobar, u diskutuan çështje aktuale me rëndësi për partneritetin strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve dhe për gjendjet në kontekstin rajonal dhe gjeopolitik.

Në takim u theksua rëndësia e miqësisë së madhe dhe të sinqertë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nga pavarësia e vendit tonë e deri më sot. Kjo, siç u tha, reflektohet nga bashkëpunimi aktiv i shndërruar në një partneritet strategjik mes dy vendeve dhe nga rezultatet e konfirmuara në drejtim të proceseve integruese demokratike, ekonomike dhe strategjike të vendit tonë.

SHBA-të vlerësojnë pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionet e paqes, partneritetin e përgjegjshëm në NATO dhe kontributin e vendit në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe me këtë edhe të Evropës.

Për këto arsye, Maqedonia e Veriut shihet si një partner i besueshëm i SHBA-ve. Dhe, në këtë drejtim, u shpreh pritshmëri që të gjitha subjektet politike në vend të kenë parasysh shansin historik dhe unik për një proces efikas të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pas anëtarësimit të plotë në NATO. Rruga jonë evropiane, siç u theksua në takim, mbështetet fuqishëm nga SHBA-të.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme prej tre dekadash nga SHBA-të, në realizimin e të gjitha synimeve kyçe dhe strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për angazhimet personale të përfaqësuesit të lartë amerikan, Eskobar, në këtë periudhë të rëndësishme kur duhet të sigurohet e ardhmja evropiane e shtetit.

“Mbështetja nga SHBA-ve është e një rëndësie të madhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të RMV-së, për prosperitetin dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut, si dhe të gjithë rajonit. Është e nevojshme që në periudhën e ardhshme të merret edhe një vendim shtetëror që do të sigurojë eurointegrimet – edhe Qeveria edhe unë personalisht jemi fuqishëm të përkushtuar për këtë qëllim”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Në takim u diskutua edhe për zbatimin e reformave në vendin tonë, me fokus sundimin e së drejtës dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Me këtë theksohet rëndësia e mbështetjes që Maqedonia e Veriut e merr nga SHBA-të në këto procese të rëndësishme për qytetarët dhe për integrimet evropiane.

Lexuar: 80

Lajme te ngjashme

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

Zv/Ministri i MASh, Driton Sulejmani viziton ShFK “Jeronim De Rada”

Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit

Vandalizëm në shkollë fillore, ndërpritet mësimi për mbi 1100 nxënës

Lajmet e fundit

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

30 Prill, 2026

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

30 Prill, 2026

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

30 Prill, 2026

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

30 Prill, 2026

Zv/Ministri i MASh, Driton Sulejmani viziton ShFK “Jeronim De Rada”

30 Prill, 2026

Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit

30 Prill, 2026

Vandalizëm në shkollë fillore, ndërpritet mësimi për mbi 1100 nxënës

30 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.