Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

30 Prill, 2026

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

30 Prill, 2026

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

30 Prill, 2026

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

30 Prill, 2026

Zv/Ministri i MASh, Driton Sulejmani viziton ShFK “Jeronim De Rada”

30 Prill, 2026

Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit

30 Prill, 2026

Vandalizëm në shkollë fillore, ndërpritet mësimi për mbi 1100 nxënës

30 Prill, 2026

“Maqedonët kanë probleme mes vete”, Hasani: Duan të na e lënë kopilin te dera!

30 Prill, 2026

Gjinekologu Muhamed Asani shkon në burg, pasi i njëjti i hoqi pacientes mitren, veshkën dhe vezoren, pa arsye!

30 Prill, 2026

VLEN: Po bashkohemi në një trup të vetëm politik, vetëm kështu mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve

30 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 1 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Osmani: Kryetarët e komunave veriore të betohen brenda afateve ligjore

TV NewsBy TV News19 Maj, 2023 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se e rëndësishme që kryetarët e rinj të katër komunave në veri të Kosovës, të kryejnë betimin brenda afateve ligjore.

 

Komunat në veri – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – janë të banuara me shumicë serbe.

 

Disa orë pas betimit të Erden Atiqit, si kryetar i Mitrovicës së Veriut, Osmani ka thënë se kryetarët e asaj pjese, duhet t’i bindin qytetarët se projektet do të jenë në të mirë të tyre.

 

“Shërbimet administrative janë në të mirë të tyre, siguria është në të mirë të tyre. Projektet ekonomike i fuqizojnë ata, pra secili veprim është për të mirën e qytetarëve dhe jo të kundërtën, dhe ne presim që të gjitha këto procedura të shkojnë pa ndonjë problem dhe pa ndonjë tension”.

 

Sipas presidentes, edhe mbajtja e zgjedhjeve në muajin prill të këtij viti ka qenë obligim ligjor dhe kushtetues.

 

“Ajo që e ka shtyrë këtë situatë ka qenë dorëheqja e ish- kryetarëve të komunave në veri”, ka thënë Osmani, duke shtuar se bojkotimi i zgjedhjeve nga pjesëtarët e komunitetit serb nuk ka qenë vullnetar, por i detyruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

 

“…dhe është zbatuar nga strukturat e tij ilegale dhe kriminale në veri të Kosovës, të cilat vazhdimisht kanë frikësuar, shantazhuar dhe kërcënuar qytetarët serb në veri”.

 

Kryetarët e rinj, të gjithë nga partitë shqiptare, janë zgjedhur në zgjedhjet e mbajtura në prill, në komunat veriore – të banuara me shumicë serbe – pas dorëheqjeve të kryetarëve paraprakë, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

 

Këtë proces zgjedhor e kanë bojkotuar një pjesë e mirë e qytetarëve.

 

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, në zgjedhje kanë dalë 1.567 votues apo 3.47 për qind e trupit zgjedhor.

 

Thirrjet për bojkot i ka bërë Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

 

Të premten, shtetet e QUINT-it kanë shprehur shqetësimin e tyre për zgjedhjet lokale të mbajtura në veri të Kosovës më 23 prill, duke thënë se ato nuk përbëjnë zgjidhje politike të qëndrueshme afatgjatë për komunat e përfshira, për shkak të bojkotit nga komuniteti serb.

 

QUINT-i përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

 

Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, këto shtete u kanë bërë thirrje të gjithë aktorëve “që urgjentisht të punojnë së bashku mes vete të gjitha palët e interesuara, përfshirë komunitetet lokale, drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme, përfaqësuese dhe pjesëmarrëse në këto komuna”./rel

Lexuar: 96

Lajme te ngjashme

Vuçiq: Më thonë se mamaja ime ka tradhëtuar babanë me një shqiptar

Kush janë persidentet e ardhshme të Kosovës me dimija sipas Vedat Bajramit?! (FOTO)

“Ktheni çlirimtarët në shtëpi” – Një baner me figurat e ish-krerëve të UÇK-së vendoset te hotel “Grand”

Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?

Vlora Çitaku i bën thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga kandidatura: Është lojë e Albin Kurtit

4 për qind e banorëve të Kantonit të Lucernit e kanë gjuhë amtare shqipen

Lajmet e fundit

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

30 Prill, 2026

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

30 Prill, 2026

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

30 Prill, 2026

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

30 Prill, 2026

Zv/Ministri i MASh, Driton Sulejmani viziton ShFK “Jeronim De Rada”

30 Prill, 2026

Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit

30 Prill, 2026

Vandalizëm në shkollë fillore, ndërpritet mësimi për mbi 1100 nxënës

30 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.