Rita Ora, ylli i muzikës pop, do të performojë në gjysmëfinalen e Eurovizionit.
Lajmin e bëri të ditur vetë Eurovizion Song Contest, në një postim në Instagram. Bashkë me të do të jenë edhe emra të tjerë të famshëm si Julia Sanina e cila do hapë natën, Rebeça Ferguson, Alyosha, Mariya Yaremchuk, këngëtarë ukrainas pasi vendi fitoi vitin e kaluar kompeticionin.
Duke qenë se këtë vit eventi më i madh i këngës nuk mund të mbahet në Ukrainë, për shkak të gjendjes atje, do të mbahet në Liverpoool të Mbretërisë së Bashkuar, në maj.
Në sesionin e komenteve të postimit Rita ka shkruar: “Mezi po pres”.
Slogani i këtij viti për Eurovision-in, do të jetë “Të bashkuar nga Muzika.”
Shqipëria përfaqësohet nga Albina & Familja Kelmendi – Duje.
Top Channel

