Presidenti rus Vladimir Putin është rikthyer në qendër të vëmendjess, në cilësinë e tij të zakonshme si mbrojtësi i Rusisë kundër agresionit nga fuqitë e huaja armiqësore.
“SHBA mbështetën revolucionet me ngjyra në ish-republikat sovjetike dhe “grushtin e shtetit në Kiev” në 2014, një episod “në origjinën e krizës aktuale”.
Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin duke iu drejtuar ambasadores amerikane në Moskë, Lynne Tracy, gjatë ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale të ambasadorëve të rinj.
“Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë “në krizë të thellë”, shtoi Putin.
Për më tepër, shtoi presidenti rus Putin, marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë janë “përkeqësuar” sepse BE “ka filluar një konfrontim gjeopolitik” me Moskën, tha kreu i Kremlinit gjatë ceremonisë.
“Por Rusia “nuk dëshiron të izolohet” dhe mbetet e hapur për “bashkëpunim” me të gjitha vendet mbi bazën e parimit të “barazisë”, nënvizoi presidenti rus.
Në takimin me ambasadorët, presidenti rus i tha atij danez se shpreson që Kopenhageni zyrtare “do të mbështesë propozimin” e Moskës “për të ngritur një komision ndërkombëtar të pavarur” mbi shpërthimet që në shtator dëmtuan tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusia në Gjermani përmes ujërave të Balltikut.

