Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VLEN: Po bashkohemi në një trup të vetëm politik, vetëm kështu mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve

30 Prill, 2026

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMV

30 Prill, 2026

Hasani: Ndalimi i shtetësisë së dyfishtë do të hap probleme për diasporën shqiptare

30 Prill, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

30 Prill, 2026

Tragjike: 11-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Itali

29 Prill, 2026

A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!

29 Prill, 2026

UNT nderoi me çmim profesorin dhe pishtarin e arsimit Etem Xheladini

29 Prill, 2026

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, mësuesi Izaim Arifi nga fshati Sllupçan Redaksia e Televizionit News shpreh ngushëllimet më të sinqerta

29 Prill, 2026

BDI braktisë seancën e Parlamentit, pasi që nuk arriti bllokimin e heqjen e Qeverisë teknike

29 Prill, 2026

Gashi-Parmelin: Zvicra në vazhdimësi ka mbështetur procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

29 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 30 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Veliaj pret basketbollistet e Partizanit që fituan Ligën Unike: Krenar për lojën tuaj të shkëlqyer!

TV NewsBy TV News5 Prill, 2023 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Partizani është shpallur fitues i Ligës Unike në basketboll për femra.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti vajzat e skuadrës, të cilat i përgëzoi për titullin, sidomos në një vit kaq të veçantë, ku Tirana është Qyteti Europian i Sportit 2023.

 

“Jam super krenar për gocat e Partizanit dhe performancën e tyre të shkëlqyer. Në vitin që jemi Qyteti Europian i Sportit 2023, sjellja e një kupe në Tiranë më bën vërtet shumë të lumtur. Ndihem i shpërblyer, jo vetëm për faktin se kemi kthyer vëmendjen te sporti.

 

Më pëlqen edhe rivaliteti kur, njëherë e sjell Tirana një kupë, një herë Partizani, duke na bërë të besojmë fort tek arritjet në të ardhmen dhe sigurisht, frymëzon çuna e goca të vegjël që shohin e thonë: ‘Ej, mund t’ia dalësh, në këtë vend mund të jesh sportist i mirë, qytetar i mirë, mund të jesh aktivist e i angazhuar’. Fakti që sot ekipi është ndërkombëtar, nga të gjithë cepat e Shqipërisë, por edhe nga cepa të ndryshëm të botës, e ka bërë vërtet kuptimplotë këtë kupë,” u shpreh Veliaj.

 

Menaxheri i klubit shumësportësh të Partizanit, Shkëlqim Muça, u shpreh krenar për skuadrën, teksa premtoi se do vijojë të punojë për rritjen e cilësisë dhe të tifozëve të sportit të basketbollit.

 

“Ju falenderojmë për mbështetjen! Do mundohemi të rrisim nivelin dhe natyrisht, sporti është ai që i bën njerëzit më të dashur, më paqedashës. Duam të rrisim numrin e tifozëve në fushat tona. Kjo vjen me rritjen e cilësisë dhe e premtojmë këtë, që do punojmë përditë për ta rritur cilësinë,” tha ai.

 

Eliverta Bujari, trajnerja e ekipit të basketbollit të vajzave të Partizanit u shpreh se tashmë sfida e radhës është fitorja e kampionatit.

 

“Unë jam krenare për gocat! Liga Unike ka qenë mëse e merituar në mes Vlorës. Urojmë të vijmë prapë me fitimin e Kampionatit, që Partizani pas shumë vitesh duhet ta ketë një kampionat të dytë,” tha ajo.

 

Kjo është hera e parë që një ekip shqiptar fiton Ligën Unike, në edicionin e saj të dytë.

Lexuar: 63

Lajme te ngjashme

VLEN: Po bashkohemi në një trup të vetëm politik, vetëm kështu mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMV

Hasani: Ndalimi i shtetësisë së dyfishtë do të hap probleme për diasporën shqiptare

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!

UNT nderoi me çmim profesorin dhe pishtarin e arsimit Etem Xheladini

Lajmet e fundit

VLEN: Po bashkohemi në një trup të vetëm politik, vetëm kështu mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve

30 Prill, 2026

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMV

30 Prill, 2026

Hasani: Ndalimi i shtetësisë së dyfishtë do të hap probleme për diasporën shqiptare

30 Prill, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

30 Prill, 2026

Tragjike: 11-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Itali

29 Prill, 2026

A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!

29 Prill, 2026

UNT nderoi me çmim profesorin dhe pishtarin e arsimit Etem Xheladini

29 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.