Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Tragjike: 11-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Itali

29 Prill, 2026

A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!

29 Prill, 2026

UNT nderoi me çmim profesorin dhe pishtarin e arsimit Etem Xheladini

29 Prill, 2026

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, mësuesi Izaim Arifi nga fshati Sllupçan Redaksia e Televizionit News shpreh ngushëllimet më të sinqerta

29 Prill, 2026

BDI braktisë seancën e Parlamentit, pasi që nuk arriti bllokimin e heqjen e Qeverisë teknike

29 Prill, 2026

Gashi-Parmelin: Zvicra në vazhdimësi ka mbështetur procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

29 Prill, 2026

Azir Aliu: Punësime të reja në shëndetësi sipas nevojave të institucioneve

29 Prill, 2026

Siljanovska për iniciativën e Frontit Europian: Nuk shoh se ka mundësi të ketë sukses

29 Prill, 2026

KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme

29 Prill, 2026

Një maqedonase që e dashuron shqipen: gjuha si urë, jo si pengesë

29 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 30 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Veliaj nga Kavaja: “Opozita erdhi mori votat këtu dhe nuk u duk më; Halli i Berishës është non-grata, se nuk kalon dot as Rinasin”

TV NewsBy TV News1 Prill, 2023 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar deputetët e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, të cilët pasi morën votat e braktisën Kavajën dhe nuk u dukën më.

 

Gjatë prezantimit të kandidatëve për Këshillin Bashkiak në Kavajë, Veliaj u bëri thirrje simpatizantëve të opozitës që, në këto zgjedhje, të mbështesin PS dhe kandidatin e saj, pasi ndryshe nga PD dhe PL, socialistët nuk do i braktisin kurrë.

 

“Kush janë deputetët e opozitës në Kavajë? I morën mandatet dhe i lanë. Dikush shkoi të punonte në një television – shumë mirë, i qoftë puna mbarë, dhe e la mandatin – tjetri mori 300 vota. Ju kujtohet Petrit Vasili me 300 vota? Pra, ka më pak vota se shkolla më e vogël në fshat dhe e ka harruar Kavajën sepse Kavaja i duhej vetëm për ato 300 vota. O shokë, mos u ndani në të majtë e në të djathë! Në qoftë se jeni me Partinë Demokratike votoni Redi Kralin dhe Partinë Socialiste, se nuk do të ikin kurrë nga detyra, nuk e harrojnë Kavajën, do jenë këtu përditë këtu. Ndaj, kush nuk e jep votën për Partinë Socialiste dhe për Redi Kralin, e ka hedhur votën kot. Ja ka dhënë dikujt që Kavajën e harron sapo mbarojnë zgjedhjet”, nënvizoi Veliaj.

 

Ai tha se halli i vetëm i Sali Berishës është shpallja “non grata” dhe jo qytetarët e Kavajës dhe të Shqipërisë.

 

“Ata që ishin në Këshill Bashkiak nuk u paraqitën në punë, ata që duhet të kandidonin për zgjedhje nuk erdhën në ditën e votimit. Sali Berisha ka një hall. Halli i tij është se është shpallur person non-grata. Halli i Sali Berishës është se nuk e kalon dot Rinasin. Është një njeri që nuk shkon dot në aeroport, nuk udhëton dot. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe e kanë shpallur të papëlqyer, të papranueshëm, persona non- grata. Ai e vuan këtë dhe e di çfarë thotë, thotë u bëftë halli im halli i të gjithëve”, tha drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës.

Lexuar: 85

Lajme te ngjashme

A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!

UNT nderoi me çmim profesorin dhe pishtarin e arsimit Etem Xheladini

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, mësuesi Izaim Arifi nga fshati Sllupçan Redaksia e Televizionit News shpreh ngushëllimet më të sinqerta

BDI braktisë seancën e Parlamentit, pasi që nuk arriti bllokimin e heqjen e Qeverisë teknike

Gashi-Parmelin: Zvicra në vazhdimësi ka mbështetur procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

Azir Aliu: Punësime të reja në shëndetësi sipas nevojave të institucioneve

Lajmet e fundit

Tragjike: 11-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Itali

29 Prill, 2026

A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!

29 Prill, 2026

UNT nderoi me çmim profesorin dhe pishtarin e arsimit Etem Xheladini

29 Prill, 2026

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, mësuesi Izaim Arifi nga fshati Sllupçan Redaksia e Televizionit News shpreh ngushëllimet më të sinqerta

29 Prill, 2026

BDI braktisë seancën e Parlamentit, pasi që nuk arriti bllokimin e heqjen e Qeverisë teknike

29 Prill, 2026

Gashi-Parmelin: Zvicra në vazhdimësi ka mbështetur procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

29 Prill, 2026

Azir Aliu: Punësime të reja në shëndetësi sipas nevojave të institucioneve

29 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.