Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare

24 Prill, 2026

Ervin Demo për reformën territoriale: Garantojmë bashki më të forta dhe shërbim më të mirë

24 Prill, 2026

Rokas: BE-ja do të bëjë gjithçka që mundet që Struga dhe Ohri ta ruajnë statusin në UNESCO

24 Prill, 2026

Hashim Thaçi feston ditëlindjen, mbush 58 vjet

24 Prill, 2026

Deputetët e PD bllokojnë foltoren e Kuvendit, Peleshi ndërpret seancën dhe përjashton Boçin

24 Prill, 2026

Mickoski paralajmëron ndryshime në Qeveri, ja kur pritet rikonstruimi?

24 Prill, 2026

Prokuroria hap hetim ndaj ish-kryetarit të FFM-së, dyshohet për veprën penale “Përvetësim në detyrë”

24 Prill, 2026

Zekolli: Provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe shumë shpejt

24 Prill, 2026

Mickoski: Bisedova me Arben Fetain, nuk do të jetë më ministër

24 Prill, 2026

Mickoski: Qeveria teknike do të mbetet në fuqi edhe për zgjedhjet e ardhshme

24 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 24 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rusia kërcënon Suedinë e Finlandën për anëtarësimin në NATO

TV NewsBy TV News30 Mars, 2023 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ambasadori rus në Stokholm tha se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do t’i bënte ato objektiva ushtarake “legjitime”. Të dy vendet aplikuan për t’u bashkuar me aleancën ushtarake vitin e kaluar.

 

Ministria e Jashtme e Suedisë njoftoi se do të thërresë ambasadorin rus në Stokholm lidhur me kërcënimet për kërkesën e Suedisë për t’u bërë anëtare e NATO-s. Ministria e Jashtme i cilësoi komentet e ambasadorit si “përpjekje për ndërhyrje”.

 

Së bashku me Finlandën fqinje Suedia hoqi hoqi vitin e kaluar dorë nga neutraliteti ushtarak dhe kërkoi anëtarësimin në NATO, pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

 

Çfarë ka thënë ambasadori rus?

 

Në një deklaratë të gjatë të shpërndarë në faqen e ambasadës ruse në Facebook me titull “Një hap suedez drejt humnerës”, ambasadori thotë se nëse Finlanda dhe Suedia bashkohen me NATO-n, kufijtë e aleancës me Rusinë pothuajse do të dyfishohen.

 

Ai shtoi se kjo nuk do të forconte sigurinë e Evropës, por do t’i bënte anëtarët e rinj të NATO-s “një objektiv legjitim për masa hakmarrëse ruse, duke përfshirë edhe ato të natyrës ushtarake”.

 

Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom tha se ministria e tij e ka thërrur ambasadorin rus “për të bërë një deklaratë të qartë kundër kësaj përpjekjeje të hapur për ndikim”.

 

Rrugë me pengesa

 

Përpjekja e përbashkët e vendeve nordike për t’u bërë anëtarë të NATO-s ishte plot me pengesa, sidomos për shkak të mosmarrëveshjeve diplomatike me Turqinë dhe në një masë më të vogël me Hungarinë. Turqia ka thënë se synon të ratifikojë kërkesën e Finlandës këtë muaj, ndërkohë që parlamenti i Hungarisë  e miratoi tashmë atë. Ndërsa kërkesa e Suedisë mbetet në pritje.

 

Që një vend i ri të anëtarësohet në NATO kërkesa duhet të miratojnë unanimisht nga të 30 vendet anëtare./DW/

Lexuar: 88

Lajme te ngjashme

Trump: E vazhdojmë armëpushimin me Iranin

Kriza me karburantet, mblidhen ministrat e Transportit të BE-së

Gaza ka nevojë për më shumë se 70 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme për rimëkëmbje

BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

Trump thotë se është kapur një anije iraniane që u përpoq të kalonte bllokadën amerikane

Lajmet e fundit

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare

24 Prill, 2026

Ervin Demo për reformën territoriale: Garantojmë bashki më të forta dhe shërbim më të mirë

24 Prill, 2026

Rokas: BE-ja do të bëjë gjithçka që mundet që Struga dhe Ohri ta ruajnë statusin në UNESCO

24 Prill, 2026

Hashim Thaçi feston ditëlindjen, mbush 58 vjet

24 Prill, 2026

Deputetët e PD bllokojnë foltoren e Kuvendit, Peleshi ndërpret seancën dhe përjashton Boçin

24 Prill, 2026

Mickoski paralajmëron ndryshime në Qeveri, ja kur pritet rikonstruimi?

24 Prill, 2026

Prokuroria hap hetim ndaj ish-kryetarit të FFM-së, dyshohet për veprën penale “Përvetësim në detyrë”

24 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.