Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO, ja politikanët që më ka ardhur keq

22 Prill, 2026

Trump: E vazhdojmë armëpushimin me Iranin

21 Prill, 2026

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

21 Prill, 2026

Aksident i rëndë trafiku në bulevardin “ASNOM” në Shkup, ja detajet

21 Prill, 2026

Deputeti i VV-së thotë se Thaçin do ta presë “i njëjti fat” si Naim Murselin

21 Prill, 2026

Abdixhiku për takimin me Kurtin: Ofronte çështje të tjera, por s’e ofronte çështjen e presidentit

21 Prill, 2026

Humb jetën ish-luftëtari i UÇK-së në një aksident pune

21 Prill, 2026

Vetaksident në autostradën Podujevë – Prishtinë

21 Prill, 2026

“Ishte e lumtur por e rënduar”, Leonardi tregon bisedën me nënën pas vendimit të Gjykatës

21 Prill, 2026

“Motër, amaneti ka shku në vend, fëmijët s’do t’ia lëmë në dorë askujt”- Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës

21 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 22 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Thirrja e presidentit austriak në Maqedoni

TV NewsBy TV News29 Mars, 2023 Diaspora Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Van der Belen i bëri thirrje opozitës maqedonase, që drejtohet nga VMRO DPMNE-ja, që t’i mbështes ndryshimet, për të cilat nevojiten dy të tretat, apo 80 nga 120 deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

E mërkurë, 29 Mars 2023 – 21:00
albinfo.ch

Twitter: Alexander Van der Bellen

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka kërkuar nga autoritetet maqedonase që sa më parë të miratojnë ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme sipas tij në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Pas takimit me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovaki, ai tha se Shkupi duhet të vazhdojë të jetë shembull në rajon sa i përket respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare, raporton Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me shqiptarët, por me të gjitha pakicat tjera. Që procesi integrimit evropian të ecë përpara duhet të bëhet edhe një hapë tjetër, të miratohen ndryshimet kushtetuese, ashtu siç jeni marrë vesh”.

“Unë i kuptoj frustrimet sa i përket zgjatjes së procesit të integrimit evropian, por pikërisht për shkak të kësaj është me rëndësi që të shfrytëzohet momenti aktual dhe mos të humbet edhe më shumë kohë. Ju keni mbështetjen tonë të plotë”, tha presidenti austriak gjatë konferencës për media, më 29 mars, në Shkup.

Ndryshimet duhet të bëhen për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës maqedonase, si popull shtetformues, ashtu siç parashihet me marrëveshjen me Bullgarinë, bazuar në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy shteteve për identitetin maqedonas, gjuhën dhe dallimet historike.

Van der Belen i bëri thirrje opozitës maqedonase, që drejtohet nga VMRO DPMNE-ja, që t’i mbështes ndryshimet, për të cilat nevojiten dy të tretat, apo 80 nga 120 deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Por, shumica parlamentare aktualisht ka 74 vota, që do të thotë se pa votat e opozitës ndryshimet nuk mund të bëhen.

Pendarovski tha se ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen, pasi sipas tij nuk do të ketë kornizë negociuese më të mirë se kjo që është arritur me BE-në. “Korniza për të cilët është biseduar disa muaj parasheh përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë dhe ajo duhet të miratohet. Këto ditë besoj se do të formohet grupi i ekspertëve, i cili do të nis punën për hartimin e amendamenteve kushtetuese – të cilat më pas duhet të miratohen në Kuvend”, tha ai. Sipas tij, nëse këto ndryshime nuk kalojnë atëherë Sofja sërish mund të bllokojë procesin e bisedimeve. “Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në botë që ndryshoi emrin e shtetit që të fillojë bisedimet me BE-në për anëtarësim, por akoma pret në oborrin e unionit edhe pse formalisht ka nisur bisedimet. Me qëllim të ruajtjes së kredibilitetit në rajon dhe më gjerë, Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë që ndonjë anëtare e saj të paraqes ndonjë kërkesë apo të problematizojë ndonjë çështje me kritere që nuk kanë asnjë lidhje me anëtarësimin në BE. Të bllokoni një shtet për shkak të çështjeve me identitetin apo çështje historike është e papranueshme dhe nuk duhet të lejohet”, tha presidenti maqedonas.

Ndërsa presidenti austriak shprehu i mirënjohje për Maqedonisë së Veriut, e cila i mbështeti sanksionet e bllokut kundër Rusisë dhe ofroi ndihmë për Ukrainën.

“Maqedonia e Veriut është shembull shumë i mirë edhe për bashkëpunimin rajonal, përfshirë edhe procesin për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Para dhjetë ditëve këtu ishte nikoqir i bisedimeve mes dy vendeve. Ajo po jep rol të rëndësishëm edhe me kryesimin e OSBE-së”, tha ai.

Më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes shteteve, apo siç njihet ndryshe edhe si propozimi evropian. Më 18 mars, palët u pajtuan në Ohër për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.



Lexuar: 111

Lajme te ngjashme

17 vjeç u largua, sot triumfon në Zvicër – por zemra i rreh për Kumanovën

Rrëfim që prek: 48 vite në Zvicër, zemra gjithmonë në Opajë – Fatmir Ibrahimi/(VIDEO)

Të shpërngulurit në Turqi po kthehen në Maqedoni, ja shifrat deri tani

Tre vjet e gjysmë burg dhe dëbim nga Zvicra për “imamin” e vetëshpallur kosovar

Në Zvicër nis gjyqi ndaj imamit biznesmen nga Kosova! Dyshohet për mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal

Vritet një 71-vjeçare nga Kosova në Zvicër, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre një grua

Lajmet e fundit

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO, ja politikanët që më ka ardhur keq

22 Prill, 2026

Trump: E vazhdojmë armëpushimin me Iranin

21 Prill, 2026

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

21 Prill, 2026

Aksident i rëndë trafiku në bulevardin “ASNOM” në Shkup, ja detajet

21 Prill, 2026

Deputeti i VV-së thotë se Thaçin do ta presë “i njëjti fat” si Naim Murselin

21 Prill, 2026

Abdixhiku për takimin me Kurtin: Ofronte çështje të tjera, por s’e ofronte çështjen e presidentit

21 Prill, 2026

Humb jetën ish-luftëtari i UÇK-së në një aksident pune

21 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.