Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

29 Nëntor, 2026

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

29 Nëntor, 2026

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

29 Nëntor, 2026

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

29 Nëntor, 2026

Bashkëpunimi, forma më efektive e ruajtjes së paqes

29 Nëntor, 2026

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu29 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Dy punëtorë shqiptarë të Ndërmarrjes Publike „Higjiena Komunale“ në Shkup janë sulmuar fizikisht nga një grup personash, pas festimit të Ditës së Flamurit, raportojnë mediat në gjuhën shqipe.

Pas këtij incidenti, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme identifikimin e sulmuesve dhe hetim të plotë për të përcaktuar nëse sulmi kishte motive etnike.

Sipas portalit „Pa Censura“, sulmi ka ndodhur natën e 28 nëntorit, kur një grup personash u është afruar dy punëtorëve, të cilët mbanin uniformat e punës. Sipas raportimit, sulmuesit dyshohet se janë prezantuar si pjesëtarë të grupit tifoz „Komiti“ dhe i kanë pyetur punëtorët nëse janë shqiptarë, para se t’i sulmonin fizikisht.

Këto rrethana ende nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur, ndërsa nuk është vërtetuar as përkatësia e sulmuesve në grupin tifoz.

BDI kërkon hetim për motivin etnik

BDI e ka dënuar sulmin, duke vlerësuar se informacionet për pyetjet që u janë bërë punëtorëve para sulmit ngrenë dyshime serioze për motiv etnik.

„Fakti që sulmuesit fillimisht i kanë pyetur punëtorët nëse janë shqiptarë dhe më pas i kanë sulmuar, ndërkohë që ata mbanin uniformat e punës, ngre dyshime serioze për motiv etnik“, thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia kërkon nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dhe zëvendësministri Astrit Iseni hetim të plotë, identifikimin e të gjithë pjesëmarrësve dhe ndërmarrjen e procedurave përkatëse.

BDI kërkon gjithashtu sqarim publik për masat që policia po ndërmerr për garantimin e sigurisë së qytetarëve.

„Shqiptarët nuk duhet të frikësohen të punojnë, të jetojnë dhe të lëvizin lirshëm në kryeqytetin e shtetit të tyre“, thekson BDI.

Iseni: Përgjegjësit do të përballen me ligjin

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar lidhur me informacionet për sulmin, duke bërë të ditur se policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Iseni ka paralajmëruar se autorët do të përballen me pasojat ligjore.

Ndërkohë, në bilancin zyrtar të MPB-së për incidentet gjatë Ditës së Flamurit nuk përmendet në mënyrë të veçantë sulmi ndaj dy punëtorëve, e as nuk konfirmohet motivi i mundshëm etnik.

MPB regjistroi 13 incidente në katër qytete

Në bilancin e përgjithshëm për 28 Nëntorin, Ministria e Punëve të Brendshme ka regjistruar 13 raste të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në Shkup, Tetovë, Ohër dhe Kumanovë.

Sipas MPB-së, tre persona janë privuar nga liria, janë ngritur dy kallëzime penale dhe janë përpiluar dhjetë procesverbale për kundërvajtje.

Shtatë raste janë regjistruar në Shkup, në zonat e Bit-Pazarit dhe Gjorçe Petrovit, ndërsa incidentet kanë të bëjnë me dëmtimin ose largimin e simboleve shtetërore dhe të komuniteteve, sjellje të pahijshme dhe rrezikim të sigurisë në trafik.

Në Tetovë është identifikuar personi që kishte vendosur flamurin shqiptar mbi automjetin policor, ndërsa janë regjistruar edhe dy incidente me mjete piroteknike nga të miturit.

Në Kumanovë, gjatë një parade automjetesh, policia ka arrestuar një person te i cili është gjetur një pistoletë me pesë fishekë, ndaj të cilit është ngritur kallëzim penal për armëmbajtje të paligjshme.

Në Kërçovë dhe Strugë janë evidentuar raste të vendosjes së flamujve shqiptarë, ndërsa në Strugë është paralajmëruar procedurë kundërvajtëse për personin përgjegjës në një shkollë fillore, ku flamujt shqiptarë ishin vendosur pa flamurin shtetëror maqedonas.

MPB ka bërë të ditur se vazhdon dokumentimin e të gjitha rasteve, ndërsa deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar se sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë është i ndërlidhur me ndonjërin nga 13 incidentet e regjistruara.

Lexuar: 44

Lajme te ngjashme

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

Lajmet e fundit

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

29 Nëntor, 2026

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

29 Nëntor, 2026

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

29 Nëntor, 2026

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

29 Nëntor, 2026

Bashkëpunimi, forma më efektive e ruajtjes së paqes

29 Nëntor, 2026

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.