Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, Ridvan Dervishi ka përcjellë urimet e tij për të gjithë shqiptarët, duke rikujtuar rëndësinë historike dhe simbolikën e kësaj date të shënuar.
Përmes një mesazhi festiv, Dervishi ka shprehur krenarinë për flamurin kuqezi dhe historinë kombëtare, duke përcjellë urimin e tij për këtë festë që bashkon shqiptarët kudo që ndodhen.
“Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!”
Ai u ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e 28 Nëntorit, me dëshirën që kjo ditë të festohet gjithmonë me krenari, dinjitet dhe dashuri për kombin.
Gëzuar 28 Nëntorin! Urime Shqipëri, urime shqiptarë! Rroftë flamuri kuqezi!
Raporton TV News.

