Kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve gjatë mëngjesit.
Mjegulla ka ulur dukshmërinë në vetëm 100 metra në aksin rrugor Kumanovë–Stracin, duke vështirësuar qarkullimin në këtë pjesë të rrugës, njofton raporti i sotëm për gjendjen në komunikacion.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, por nëpër disa akse rrugore me kushte të vështirësuara për shkak të mjegullës dhe lagështisë në asfalt.
Apelohet te shoferët që të kenë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të respektojnë sinjalizimin rrugor

